Edhe kur nuk ka shkrepur në HDR, stili personal i Benjamin-it është të shtojë ngjyrën vibrante dhe të rrisë kontrastin që lidhet me atë pamje. Po aq e rëndësishme për imazhet e tij sezonale, ama është edhe rregullimi i balancës së të bardhës dhe ekspozimi i çdo poze për të nxjerrë në pah cilësinë e dritës së çdo stine më vete.
Këto rregullime fillestare mund të bëhen të gjitha duke përdorur softuerin falas Digital Photo Professional (DPP) të Canon, që është projektuar për procesimin dhe redaktimin e imazheve RAW nga kamerat e Canon. Ai vjen me një sërë Picture Styles për t'u dhënë me të shpejtë imazheve një pamje dhe ndjesi të caktuar, sikur t'i kishit përdorur këto në kamera. Këto përfshijnë Landscape, që rrit mprehtësinë dhe rrit tonalitetin e ngjyrave dhe fortësinë për të arritur blu dhe të gjelbra të thella e vibrante për qiejt dhe blerimin. Të gjitha rregullimet e zbatuara si Picture Style në një skedar RAW mund të qëmtohen, hiqen apo zëvendësohen më pas me një tjetër Picture Style. Stile të mëtejshme ofrohen për shkarkim falas duke përfshirë Nostalgia, Clear, Twilight, Emerald, dhe Autumn Hues, ideale për të injektuar shpejt një atmosferë të ndryshme sezonale në imazhe.
Funksionet e fuqishme Color Adjustment të DPP mundësojnë ndryshimin e ngjyrave, fortësisë dhe ndriçimin e diapazoneve specifike të ngjyrave, për të rritur blutë e një skene dimri ose tonet e ngrohta të një imazhi veror, për shembull. Benjamin-i përdor shpesh shtresa rregullimi në Adobe Photoshop për efekte të ngjashme. "Për pozat dimërore unë theksoj tonet blu duke shtuar një shtresë të zbrazët të caktuar në modalitet Overlay blending dhe pikturoj mbi zonat me një furçë të butë blu, duke përdorur tejdukshmëri të lartë", - shpjegon ai. "Për fotot e vjeshtës, mund të shtoni theksim dhe një atmosferë në një skenë duke pikturuar mbi zonat përkatëse me ngjyrime të verdha dhe portokalli.
"Për ndryshimin e kontrastit dhe të ndriçimit, unë gjithmonë përdor shtresa rregullimi," - shton ai, "sepse mund të përdorësh maska shtrese për të ndikuar vetëm në zona specifike brenda imazhit". Kjo është ideale kur ai është i kënaqur me rezultatin për pjesën më të madhe të imazhit, por mendon sakaq se disa aspekte kanë nevojë për një theksim të mëtejshëm për të përcjellë atmosferën.