Udhëzues i fillestarit për zgjedhjen e objektivit

Po mendoni të merrni një objektiv të ri? Ja çfarë duhet të dini për të zgjedhur objektivin më të mirë për ju - nga objektivat e përputhshëm me kamerën tuaj deri te veçoritë që duhet të keni parasysh.
Tre objektiva Canon RF – RF 35 mm F1.8 MACRO IS STM, RF 50 mm F1.8 STM dhe RF 85 mm F2 MACRO IS STM – në një sipërfaqe druri me një mur portokalli prapa.

Po kërkoni për një objektiv të ri? Ndoshta po e ndërroni kamerën tuaj kompakte me një kamerë me objektiv të këmbyeshëm, ose ndoshta po mendoni të zgjeroni potencialin tuaj të fotografimit përtej objektivit të kompletit të vënë në dispozicion me kamerën. Ja çfarë duhet të dini për të gjetur objektivin e përsosur për ju.

Emri i një objektivi Canon përfshin të gjithë informacionin kryesor rreth tij. Si për shembull Canon RF 100 mm F2.8L MACRO IS USM:

  • RF = lloji i objektivit, që korrespondon me llojet e ndryshme të mbërthyeseve të objektivit te kamerat Canon.
  • 100 mm = gjatësia fokale e objektivit.
  • F2.8 = apertura maksimale.
  • L do të thotë se objektivi bën pjesë në gamën e objektivave të serisë L të Canon "profesional" (cilësi e lartë).
  • MACRO = përfshin aftësinë për të kapur fotografi mezmadhim makro .
  • IS = objektivi ka një fotostabilizues optik të integruar për të reduktuar turbullimin e shkaktuar nga lëvizja e kamerës.
  • USM = Motor Ultra Sonik, një motor i shpejtë dhe i qetë fokusimi.
  • Objektivat profesionalë mund të përfshijnë elemente të tjera në emrin e tyre, në lidhje me dizajnin ose teknologjinë e brendshme si për shembull “Fisheye”, “DS (Defocus Smoothing)” ose “DO (Diffractive Optics)”.
  • Disa objektiva përfshijnë edhe numrat II ose III në emër. Ata tregojnë numrin e modelit dhe jo ndonjë veçori të objektivit. Për shembull, EF 75-300mm f/4-5.6 III USM është versioni i tretë i këtij objektivi zmadhimi EF me një diapazon gjatësie fokale prej 75-300 mm, diapazon aperture nga f/4 deri në f/5,6 dhe një motor USM.

Një seri objektivash RF Canon të vendosur kundrejt një sfondi të bardhë.

Gama e gjerë e objektivave RF ofron diçka të përshtatshme për çdo zhanër dhe kërkesë fotografimi, nga objektivat me kënd të gjerë për të kapur të gjithë panoramën deri te objektivat telefoto për fotografimin e subjekteve të largëta.

Mbërthyeset e objektivit dhe përputhshmëria e kamerës

Përpara se të blini një objektiv, është e rëndësishme të kontrolloni nëse ai përputhet me kamerën tuaj. Çdo kamerë Canon EOS përdor një nga katër llojet e ndryshme të mbërthyeseve të objektivave. Çdo lloj objektivi është dizajnuar për t’iu përshtatur një lloji të veçantë mbërthyeseje:

Të gjitha kamerat me sistem EOS R kanë mbërthyese RFidentike, çka do të thotë se çdo kamerë e linjës mund të lidhet me çdo objektiv RF ose RF-S. Objektivat RF-S janë dizajnuar për kameraAPS-C, por mund të përdoren edhe me kamerat me sistem EOS R me kuadër të plotë, edhe pse kamera do ta presë automatikisht zonën e imazhit për t’iu përshtatur mbulimit më të vogël APS-C të objektivit.

Objektivat RF me kuadër të plotë (ose objektivat EF, me një adaptor) mund të përdoren edhe me një kamerë me sistem APS-C EOS si për shembull EOS R7, EOS R10 ose EOS R50. Megjithatë, sensorët APS-C janë më të vegjël se sensorët me kuadër të plotë, çka do të thotë se sensori nuk do të përdorë fushëpamjen e plotë të objektivit, por do të presë imazhin për t’iu përshtatur zonës më të vogël aktive të sensorit. Te kamerat Canon, “faktori i prerjes” është 1.6x. Kjo ka efektin e zmadhimit të imazhit, duke i dhënë një objektivi 50mm një fushëpamje të njëjtë me një objektiv 80mm në një kamerë me kuadër të plotë (50 x 1.6 = 80), një objektivi 100mm fushëpamjen e një objektivi 160mm, e kështu me radhë.

Për të llogaritur gjatësinë fokale efektive të një objektivi në një kamerë APS-C, thjesht shumëzoni gjatësinë fokale të objektivit me 1.6x. Ose, për t’i bërë gjërat më të lehta gjatë përdorimit të një objektivi zmadhues me një gjatësi fokale të ndryshueshme, mund të përdorni aplikacionin pa pagesë Canon Photo Companion që përmban llogaritësin e gjatësisë fokale efektive (Effective Focal Length).

Një person duke mbajtur kamerën Canon me objektiv Canon RF-S 55-210mm F5-7.1 IS STM pranë fytyrës.

Emri i objektivit Canon, më konkretisht RF-S 55-210mm F5-7.1 IS STM, ju jep të gjitha detajet kryesore si për shembull kamerat me të cilat ai përputhet, gjatësinë fokale dhe aperturën e tij maksimale.

Përdorues duke vendosur një mbërthyese RF në një Canon EOS R7.

Objektivat RF dhe RF-S janë projektuar për përdorim nga kamerat me sistemEOS R. Në krahasim me mbërthyesen EF, mbërthyesja RF mundëson komunikim shumë më të shpejtë ndërmjet kamerës dhe objektivit, gjerësi më të madhe brezi për transferimin e të dhënave, si dhe mbështetje për teknologjitë më të fundit optike, të fokusimit dhe fotostabilizimit.

Çfarë është gjatësia fokale?

Gjatësia fokale e një objektivi është pikërisht distanca midis qendrës optike dhe sensorit të kamerës. Zakonisht, atë mund ta gjeni të shkruar mbi objektiv. Nëse është një objektiv fiks (gjatësi fokale fikse), ajo do të jetë një numër i vetëm, si për shembull 24 mm ose 135 mm. Nëse është një objektiv zmadhimi (gjatësi fokale e ndryshueshme), ajo do të jetë një diapazon, si për shembull 15-35 mm ose 24-70 mm.

Gjatësia fokale e një objektivi përcakton fushëpamjen e tij. Objektivat mund të ndahen në tre kategori të mëdha: me kënd të gjerë, standard dhe telefoto.

  • Objektivat me kënd të gjerë – ata deri në rreth 35 mm – do të përfshijnë më shumë nga panorama që po fotografoni, duke i bërë ata idealë për fotografimin e peizazheve. Objektivat nën 24 mm (ekuivalentë me objektivat me kuadër të gjerë) quhen ndonjëherë si “ultra të gjerë”.
  • Zakonisht, objektivat standardë kanë një gjatësi fokale prej rreth 50 mm. Thuhet se ata kanë një perspektivë “natyrale” përafërsisht të barabartë me atë të syrit të njeriut, duke i bërë ata idealë për të gjitha situatat, si për udhëtime, ashtu edhe për fotografitë portret.
  • Një objektiv telefoto është një objektiv me një gjatësi fokale prej rreth 85 mm ose më shumë. Do të gjeni objektiva me gjatësi fokale deri në 600 mm, 800 mm apo 1200 mm. Objektivat mbi 300 mm quhen ndonjëherë “super-telefoto” dhe përdoren shpesh në fotografimin e faunës së egër dhe sporteve/aksioneve, ku fotografët zakonisht duhet të fotografojnë subjektet në distancë ose të kapin një pjesë të vogël të panoramës.

Disa objektiva zmadhimi mbulojnë më shumë se një nga këto kategori, me disa që bëjnë pjesë në kategorinë e objektivave me kënd të gjerë dhe telefoto, për shembull 24-240 mm.

A është mirë të keni një objektiv fiks apo një objektiv zmadhimi? Zmadhuesit ofrojnë prakticitet më të madh, çka do të thotë se nuk do të keni nevojë të mbani objektiva të ndryshëm në çantën e pajisjeve për të qenë të përgatitur për situata të ndryshme fotografimi. Megjithatë, objektivat fiksë kanë cilësi më të mirë optike dhe disponohen shpesh me një aperturë më të gjerë - shihni më poshtë.

Një burrë që i drejton kamerën Canon me objektiv Canon RF 50 mm F1.8 STM një modeleje të veshur me ngjyra të kuqe, të verdha dhe blu.

Një objektiv me një aperturë të gjerë, si Canon RF 50mm F1.8 STM, lejon të kalojë më shumë dritë përmes sensorit të kamerës, duke ju mundësuar të fotografoni me shpejtësi më të mëdha të obturatorit dhe të kapni fotografi të mprehta të subjekteve në lëvizje.

Një fotografi portreti e shkrepur me aperturë f/1.8 që tregon një modele me një bluzë të verdhë në fokus të mprehtë, me pemë të turbulluara në sfond.

Aperturat e gjera krijojnë sfond të turbulluar të bukur, duke i bërë këta objektiva idealë për fotografitë portret. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 50mm F1.8 STM në 1/2,500 sek, f/1.8 dhe ISO 100.

Shpjegimi i aperturës

Thënë thjesht, apertura e një objektivi është hapja përmes së cilës kalon drita. Madhësia e aperturës shprehet me f-stops, në formën e f/2.8, f/4 dhe kështu me radhë. Viza e pjerrët nuk përfshihet gjithmonë në emrin e objektivit, por është e rëndësishme sepse faktikisht, f-stop është fraksion:

diametri i aperturës = gjatësia fokale (f) pjesëtim për numrin f

Pasi ta kuptoni këtë, do të kuptoni përse një numër më i vogël f nënkupton një aperturë më të madhe - është emëruesi i fraksionit, dhe 1/4 është më e madhe se 1/16. Sa më i vogël numri, aq më e gjerë apertura maksimale e objektivit: f/1.4 është e gjerë, f/4 është më e ngushtë dhe f/16 edhe më e ngushtë.

Sa më e gjerë hapja, aq më shumë dritë mund të kalojë përmes sensorit të kamerës, çka nënkupton rezultate më të mira, sidomos në kushte me ndriçim të ulët. Një objektiv me aperturë maksimale të gjerë (numër i vogël f) njihet si një objektiv “i shpejtë”Duke qenë se. lejon të hyjë më shumë dritë, mund të përdorni një shpejtësi më të lartë të obturatorit krahasuar me një objektiv me një aperturë më të vogël për të arritur të njëjtin ekspozim.

Gjithashtu, apertura përcakton edhe rrezen e qartësisë së imazhit – pra, pjesën e panoramës e cila është në fokus të mprehtë. Për shembull, një aperturë e gjerë (numër më i vogël f) ofron një rreze të ulët qartësie, duke u dhënë portreteve një sfond të turbullt tërheqës. Një aperturë më e ngushtë (numër më i madh f) ofron një rreze qartësie më të lartë, e cila është ideale për mprehtësi para-mbrapa në një panoramë gjithëpërfshirëse. Zbuloni më shumë tek udhëzuesi i përgjithshëm për aperturën.

Disa objektiva zmadhimi kanë aperturë maksimale të ndryshueshme, çka do të thotë se apertura maksimale që mund të përdorni ndryshon në varësi të pozicionit që është caktuar zmadhuesi. Për shembull, objektivi RF 24-240 mm F4-6.3 IS USM ka një aperturë maksimale prej f/4 në 24 mm dhe f/6.3 në 200 mm.

Objektivat fiksë ofrojnë aperturën më të gjerë, duke i bërë ata një zgjedhje të shkëlqyer për fotografim në ndriçim të ulët. si dhe për të krijuar një rreze të shkurtër qartësie. Për shkak të precizionit optik të nevojshëm, objektivat me aperturë të gjerë mund të jenë të kushtueshëm, por jo gjithmonë - objektivi i famshëm Canon RF 50mm F1.8 STM është zgjedhje mjaft ekonomike .

Me objektivat e zmadhimit, zgjedhja e një objektivi me aperturë maksimale të gjerë të arsyeshme, si p.sh. f/2.8, do t’ju japë një ekuilibër të shkëlqyer ndërmjet përfitimeve të një aperture të gjerë dhe fleksibilitetit të gjatësive të ndryshme fokale.

Sprinter duke u shkëputur me vrull nga takot e startit, shkrepur duke përdorur objektivin Canon RF 600mm F11 IS STM.

Me 5 nivele të fotostabilizimitoptik, objektivi RF 600 mm F11 IS STM realizon fotografi dhe video super të mprehta edhe nëse jeni duke fotografuar apo filmuar dorazi sporte dhe aksione. Shkrepur me Canon EOS R me objektiv Canon RF 600mm F11 IS STM në 1/1600 sek, f/11 dhe ISO 800.

Një person duke mbajtur kamerën Canon me objektiv RF 15-30mm F4.5-6.3 IS STM, në një fshat me liqen në sfond.

Canon RF 15-30mm F4.5-6.3 IS STM është një objektiv zmadhimi i shkëlqyer për videoblogim dhe udhëtime – fotostabilizuesi i tij i fuqishëm 5.5-nivelësh e bën të lehtë fotografimin dorazi.

Cilësia e objektivit, fotostabilizimi dhe veçori të tjera që duhet të keni parasysh

Të gjithë objektivat janë produkte të inxhinierisë komplekse optike dhe mekanike, por disa komponentë, materiale dhe teknologji janë më të kushtueshëm se të tjerë. Kostoja e një objektivi mund të ndikohet nga faktorë të ndryshëm, si lloji i xhamit të përdorur, veshjet ose proceset e përdorura te elementet optike për të reduktuar probleme të tilla si hijezimin dhe vezullimin, si dhe materialet e montimit dhe hermetizimit, të përdorura për të rritur rezistencën ndaj pluhurit dhe lagështirës. Objektivat Canon të serisë L, të cilët kanë një L në emrin e objektivit pas aperturës, janë dizajnuar dhe krijuar për të përmbushur kërkesat e performancës dhe rezistencës së përdoruesve profesionistë.

Disa objektiva kanë fotostabilizim të integruar (IS) për të ekuilibruar turbullimin e imazhit të shkaktuar nga lëvizja e kamerës. Këta objektiva përmbajnë "IS" në emrin e tyre. Ata mund të kenë një çelës anash për të aktivizuar IS-në dhe një çelës të veçantë për të kaluar në modalitete të ndryshme të IS-së për situata të ndryshme fotografimi. IS-ja mund të jetë e dobishme kur jeni duke fotografuar në kushte me ndriçim të ulët dhe ju duhet të përdorni një shpejtësi të ulët të obturatorit. Me IS-në, ju mund të shkrepni fotografi të mprehta, edhe nëse fotografoni dorazi. IS-ja ju vjen në ndihmë edhe në rastet kur nuk keni stativ, kur nuk është praktike të përdorni një të tillë apo kur jeni diku ku nuk lejohen. Këtu mund të përfshihen të gjitha llojet e fotografisë nga ato të sporteve motorike deti te ato të alpinizmit. Specifikimet e një objektivi të pajisur me IS (për shembull në faqen e internetit të Canon) do të përfshijnë edhe përfitimet që mund të merrni nga IS-ja, megjithëse ato do të ndryshojnë në varësi të gjatësisë fokale, shpejtësisë së obturatorit dhe faktorëve të tjerë.

Dëshironi të fotografoni insekte, lule ose subjekte të tjera të vogla nga afër? Ju mund ta realizoni këtë me konfigurime të ndryshme, por një makroobjektiv, pra një që përmban "MACRO" në emrin e tij, do t'ju ndihmojë me distancën minimale të fokusimit nga afër dhe zmadhimin prej 0.5x ose më shumë. Kini parasysh se një makroobjektiv mund të përdoret për të gjitha llojet e fotografisë. Për shembull, objektivi RF 24mm F1.8 MACRO IS STMka kënd të gjerë, është kompakt dhe i lehtë, ideal për fotografimin e peizazheve, videoblogimin dhe makrofotografinë.

Kamerës Canon EOS R5 i vendoset një objektiv Canon RF 24mm F1.8 MACRO IS STM.

Canon RF 24mm F1.8 MACRO IS STM është një objektiv i shpejtë dhe i lehtë, ideal për fotografimin e peizazheve dhe subjekteve makro deri në një afërsi prej 14 cm.

Një person duke futur në çantë kamerën Canon me objektiv RF 28mm F2.8 STM.

Objektivi super-kompakt Canon RF 28mm F2.8 STM e bën të lehtë futjen e kamerës në çantë dhe mund ta mbani me vete pa ju rënduar.

Pesha dhe madhësia e objektivit të kamerës

Madhësia dhe pesha e një objektivi mund të jenë të rëndësishëm për ju, në varësi të faktorëve të tillë si numri i objektivave të tjerë që keni në çantën e pajisjeve dhe komoditetit që ju jep secila në lëvizje. Edhe pse kamerat me sistem EOS R mund të funksionojnë me objektiva EF (me një adaptor të mbërthyeses, i cili i shton pak peshës totale), ia vlen t’i hidhni një sy objektivavet RF sipas preferencave. Në përgjithësi, objektivat RF janë më të vegjël dhe më të lehtë se ekuivalentët e tyre EF. Ata gjithashtu ofrojnë përfitime teknike të shumta, si komunikimi shumë më i shpejtë ndërmjet kamerës dhe objektivit.

Megjithatë, ju mund të gjeni objektiva që duken si shumë të afërt për sa i përket specifikave, por që ndryshojnë për nga madhësia midis objektivave RF. Për shembull, objektivat RF 24mm F1.8 MACRO IS STM dhe RF 28mm F2.8 STM kanë gjatësi fokale të ngjashme dhe janë që të dy të përshtatshëm për t’u mbajtur me vete për të realizuar fotografi në rrugë, gjatë udhëtimeve dhe në përditshmëri. Megjithatë, ky i fundit njihet si objektiv “petashuq” pasi është shumë kompakt; është vetëm 24.7 mm dhe peshon 120 g. I pari është 63.1 mm dhe peshon 270 g. Nëse madhësia dhe pesha janë përparësia juaj numër një, atëherë objektivi 28 mm është një alternativë e shkëlqyer. Megjithatë, objektivi 24 mm ofron një aperturë më të gjerë maksimale dhe ju jep opsionin e makrofotografisë me zmadhim 0.5x. Ndaj, nëse përparësia juaj është fleksibiliteti më i lartë, atëherë madhësia dhe pesha shtesë janë një kompromis i domosdoshëm.

Në një fotografi të shkrepur duke përdorur objektivin Canon RF 14-35mm F4L IS USM, uji rrjedh mbi shkëmbinjtë me myshk.

Aktualisht, RF 14-35mm F4L IS USM është objektivi më i gjerë në gamën e objektivave Canon RF. Apertura maksimale f/4 qëndron konstante mbi diapazonin e zmadhimit, prandaj ka shumë pak variacion në shpejtësinë e obturatorit ose ISO-s kur zmadhoni. Shkrepur me Canon EOS R5 me objektiv Canon RF 14-35mm F4L IS USM në 35 mm, 1.3 sek, f/10 dhe ISO 100.

Një grua në një lëndinë me bar të gjatë filmon veten duke përdorur Canon EOS R7 me objektiv Canon RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM, të mbajtur në gjatësinë e krahut.

Objektivi Canon RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM ofron një gamë të gjerë zmadhimi nga ai me kënd të gjerë deri te telefotoja (gjatësi fokale efikase 29-240 mm), duke e bërë atë të përshtatshëm për fotografimin gjatë udhëtimeve, fotografimin e faunës së egër, si dhe makrofotografinë. Është fantastik edhe për videoblogim, veçanërisht nëse po përpiqeni të kapni panoramën përreth, ndërsa fotostabilizuesi i tij 4.5 nivelësh ndihmon në minimizimin e lëkundjes së kamerës.

Zgjedhja e një objektivi

Nëse keni nevojë për ndihmë në zgjedhjen e një objektivi, mjeti praktik i gjetësit të objektivit të Canon do të ofrojë rekomandime të personalizuara në varësi të kamerës suaj, zhanrit të fotografive që doni të shkrepni dhe veçorive që vlerësoni më shumë. Nëse keni një zhanër të veçantë në mendje, për të lehtësuar vendimmarrjen, hidhuni një sy udhëzuesve tanë për objektivat më të mirë përfotografitë portret, fotografitë e peizazheve, fotografitë e aksioneve dhe fotografitë e faunës së egër.

Jeni gati për të marrë hapin e radhës dhe për të çuar fotografitë tuaja në një nivel tjetër? Këshillat tona do t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhje të zgjuara dhe të filloni të realizoni fotografitë që keni ëndërruar gjithmonë.

Amy Davies and Alex Summersby

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

Objektivat më të mirë për peizazhe

I gjithë informacioni që ju nevojitet për t'ju ndihmuar të zgjidhni objektiva ekonomikë fiksë dhe zmadhues.

Kompleti më i mirë i nivelit fillestar për portrete

Kamera dhe objektiva për çdo lloj fotografie portreti.

Kompleti më i mirë fillestar për makro

Zgjedhja e kamerave, objektivave dhe aksesorëve për makrofotografi të detajuar.

Si të filloni me fotografinë

Dëshironi të kaloni nga një smartfon në një kamerë? Udhëzuesi ynë i fotografisë për fillestarët ka gjithçka që ju nevojitet për të filluar.