Pothuajse të gjithë fëmijët i duan pushimet nga shkolla dhe në ditët e sotme ka më shumë se kurrë gjëra për të tërhequr vëmendjen e tyre. Por përpara se ta kuptoni, ka ardhur koha që fëmijët duhet të kthehen në shkollë. Një printer Canon mund të ndihmojë me kontrollin e entuziazmit të pushimeve verore dhe t'i mbajë të vegjlit të angazhuar me përgatitjet për vitin e ri shkollor.
Lidhja e printerëve PIXMA dhe SELPHY CP1500 me kompjuterët dhe pajisjet celulare është e thjeshtë, në mënyrë që të përfshihet e gjithë familja. Gjithashtu, fëmijët do të mund të printojnë shpejt dhe thjesht, duke përdorur një nga shumë aplikacionet e printimit të Canon. Udhëzuesi ynë për aplikacionet dhe softuerin e printimit të Canon do t'ju ndihmojë të zgjidhni mjetin e duhur për punën tuaj. Ja disa ide sa për fillim.
Kthimi në shkollë: përgatituni më mirë me një printer Canon
1. Printoni oraret e mësimeve
Art të hënën, lojëra të martën, dituri natyre të mërkurën. Është mjaft e vështirë të ndiqni gjithçka që fëmijët dhe adoleshentët në shtëpinë tuaj duhet të mbajnë mend për mësimet e ndryshme gjatë javës – dhe kjo që para se të nisni me klubet dhe aktivitetet pas shkolle.
Duke printuar oraret e tyre dhe duke i ngjitur në një tabelë ose në frigorifer, e gjithë familja mund të shohë çfarë duhet të mbajnë mend të marrin me vete për çdo ditë të caktuar. Nuk ka më nxitim nëpër recepsione për të dorëzuar atletet e harruara të futbollit.
Gjithashtu, mund të printoni kalendarë përmes aplikacionit Easy-PhotoPrint Editor ku mund të shtoni festa datëlindjesh, datat e lojërave të përbashkëta ose aktivitete të tjera të ardhshme familjare dhe të mbani shënim se kush do t'i çojë apo do t'i marrë fëmijët nga shkolla në një ditë të caktuar.
I përputhshëm me shumicën e printerëve PIXMA, aplikacioni Canon PRINT lehtëson prinitimin edhe me valë nga smartfoni juaj. Gjithashtu, aplikacionin mund ta përdorni për të printuar nga ose të skanoni në shërbime të ndryshme të bazuara te reja kompjuterike, ku tani shumë shkolla mbështeten për të caktuar detyrat në klasë dhe në shtëpi, duke përfshirë image.canon, Dropbox™, Google Classroom™, Google Drive™ dhe Microsoft OneDrive®. Shumica e printerëve Canon PIXMA përputhen po ashtu me Apple® AirPrint® dhe Mopria® për Android pas një konfigurimi fillestar. Kjo do të thotë se mund të printoni nga çdo produkt i prodhuar nga Apple apo pajisje Android vetëm me një shtypje butoni, çdo herë që keni një lidhje në rrjet.1
2. Shtoni etiketa ngjitëse në shishet e pijeve dhe kutitë e drekës
Shumë shkolla tani u kërkojnë fëmijëve ta sjellin me vete shishen e vet të ujit çdo ditë. Por me njëbrirëshët, dinozaurët dhe personazhet e caktuara vizatimore që preferohen të përdoren nga moshat shkollore, shishet mund të ngatërrohen lehtë me të tjerat.
Përdorni printerin kompakt Canon SELPHY CP1500 për të krijuar etiketat tuaja të personalizuara për shishet, kutitë e drekës dhe kutitë e syzeve duke përdorur fletët ngjitëse Canon SELPHY. Këto ofrohen në një shumëllojshmëri madhësish, ndryshe nga letra e thjeshtë që përdoret për të printuar foto apo dokumente. Aplikacioni Canon SELPHY Photo Layout ka një opsion Label Layout, që të zgjidhni një foto nga albumi juaj i kamerës dhe ta personalizoni me tekst, pulla dhe ngjyra. Gjithashtu ekziston edhe opsioni për të krijuar etiketa të vogla, i cili ju mundëson të printoni tetë imazhe më të vogla – identike ose të ndryshme – në një fletë të vetme.
Kutinë e drekës e keni prej metali? Nuk ka problem. Thjesht përdorni printerin Canon PIXMA për të krijuar etiketat Canon Magnetic Photo Paper. Ngjitëset do të qëndrojnë pas sipërfaqes dhe mund t'i hiqni kur të keni nevojë të lani kutinë e drekës.
3. Bëhuni krijues me punimet artistike
Punimet artistike të krijuara nga fëmijët shpesh bëhen në letër me lapsa, ngjyra dylli, lapostila dhe bojëra. Me anë të skanerëve të integruar në shumicën e printerëve Canon PIXMA ose duke përdorur opsionin Smartphone Copy, ju mund ta sillni punimin artistik të fëmijës suaj në botën digjitale shpejt dhe thjeshtë, gati për printim ose thjesht për të bërë kopje të origjinalit. Ju mund të skanoni dhe nga smartfoni juaj, me anë të aplikacionit Canon PRINT. Madje mund dhe t'i printoni disa në Canon Magnetic Photo Paper për t'i vënë te dera e frigoriferit, që të mos ju duhet të shqetësoheni mos prishet, griset apo shkalafitet origjinali. Me çdo letër në përmasa prej vetëm 10 x 15cm, do të jeni në gjendje të shfaqni mjaft punime njëherazi.
Një opsion tjetër i shkëlqyer për të shfaqur punimet artistike të fëmijëve është Canon Photo Cube, i cili jo vetëm ofron një mënyrë inteligjente për të ruajtur foto dhe printime në formë katrore, por gjithashtu mund të zbukurohet me imazhe në pjesën e jashtme për ta personalizuar pamjen. Fëmijët mund ta përdorin për të theksuar shkrepjet e tyre të preferuara nga pushimet verore, ose edhe për projekte siç është demonstrimi i ndërrimit të stinëve. Photo Cube vjen me dy fishekë boje dhe 40 fletë në formë katrore Photo Paper Plus Glossy II.
4. Dizajnoni faqeshënuesit tuaj të librave
Të rinjtë mund t'i përdorin printerët e tyre PIXMA ose SELPHY edhe për të dizajnuar faqeshënuesit e librave për kthimin në shkollë.
Përdoruesit e PIXMA mund të gjejnë faqeshënues librash të dizajnuar paraprakisht në faqen e internetit Creative Park, duke përfshirë këtu lloje të ndryshme kafshësh, apo disa shënues të lezetshëm faqesh në formë pinguini.
Aplikacioni Canon SELPHY Photo Layout ju dhuron mundësinë për të krijuar faqeshënues të personalizuar në SELPHY CP1500. Zgjidhni opsionin Bookmark Layout dhe letrën në madhësinë e kartolinës (100 x 148mm) dhe më pas zgjidhni nëse dëshironi që imazhet tuaja të zgjedhura të rreshtohen në krye ose në fund të faqeshënuesit. Opsioni Bookmark Layout është gjithashtu i dobishëm për printimin e fotografive të identitetit për abonetë e autobusit apo kartat e anëtarësimit në bibliotekë.
5. Printoni pa kufij
Për shtëpitë që gumëzhijnë nga punët dhe kërkojnë sasi më të mëdha printimi, seria PIXMA G3470 është një tjetër opsion i mirë. Këta printerë MegaTank kanë depozita boje të mëdha, që rimbushen thjeshtë dhe pa rrëmujë me shishe boje. Një set i plotë me shishe boje mund të mbulojë deri në 81002 faqe për një pjesë të vogël të çmimit të fishekëve të bojës, duke ulur kështu shpenzimet për printime në sasi të mëdha.
Kjo periudhë e re sjell sfida organizative për prindërit, kujdestarët dhe fëmijët. Këto sfida mund të jenë akoma më të mëdha nëse një fëmijë po nis vitin e ri shkollor ose po hyn në një shkolle të re. Me prakticitetin, fleksibilitetin dhe mundësitë e gjera të lidhjes, gama e printerëve Canon lehtëson të gjithë procesin. Kështu ata ndihmojnë në organizimin e të gjithë familjes, ndërkohë që sjellin edhe argëtim dhe kreativitet.
Shkruar nga Matthew Richards, Claire Gillo dhe Rachel Segal Hamilton
- Dropbox është një markë tregtare e Dropbox, Inc.
Google, Google Classroom dhe Google Drive janë marka tregtare të Google LLC dhe kjo faqe nuk është e mbështetur ose e lidhur me Google në ndonjë formë.
Microsoft OneDrive është markë tregtare e regjistruar e Microsoft Corporation në SHBA dhe shtete të tjera.
Apple dhe AirPrint janë marka tregtare të Apple Inc., të regjistruara në SHBA dhe shtete dhe rajone të tjera.
Mopria është një markë tregtare e Mopria Alliance, Inc. - Modaliteti Economy redukton konsumin e bojës së zezë duke i ulur dendësinë - mund të printohen 26% më shumë faqe sesa në modalitetin standard. Rendimenti i faqeve është vlera e llogaritur bazuar në metodën individuale të Canon për testimin duke përdorur grafikun ISO/IEC 29103 dhe simulimin e printimit të vazhdueshëm me bojën zëvendësuese pas konfigurimit fillestar.