Ashtu si gama Canon DSLR, linja e kamerave pa pasqyrë EOS R System përfshin tani edhe kamerat APS-C, edhe kuadërplota, me APS-C EOS R7, EOS R10, EOS R50 dhe EOS R100 së bashku me modelet kuadërplota, duke përfshirë EOS R8, EOS R6 Mark II, EOS R5 and EOS R3.
TEKNOLOGJIA
APS-C krahasuar me kuadërplotat - shpjegimi i diferencave
Cilat janë diferencat mes APS-C dhe kuadërplotave?
Diferenca kryesore midis APS-C dhe kuadërplotave është madhësia fizike e sensorit të figurës – sensorët kuadërplotë janë më të mëdhenj se sensorët APS-C – dhe diferencat e tjera mes dy llojeve të kamerave burojnë prej këtu. Por ashtu si me shumicën e gjërave, jo detyrimisht e madhja është edhe më e mirë, madje secili format ka avantazhet e veta kyçe.
Çfarë është APS-C?
Zona aktive e sensorëve të figurës të formatit APS-C të Canon kap 22.2x14.8mm, një ngjashmëri e afërt me kuadrn e filmit fotografik të formatit APS-C.
Formati APS (Advanced Photo System) u prezantuar fillimisht në vitin 1996, si një lloj i ri kasete filmi fotografik. Në shumicën e kamerave me film të kohës mund të zgjidhje dhe formate të ndryshme kuadri gjatë shkrepjes, duke përfshirë C (Classic) me të njëjtin format kuadri 3:2 si kamerat e zakonshme me film 35mm, H (High definition) me format kuadri ekrani të gjerë 16x9 dhe P (Panoramic) 3:1.
APS-C përkon edhe me formatin video Super 35 dhe u bë zgjedhje e preferuar madhësie sensori figure për kamerat digjitale Canon EOS SLR (DSLR), si dhe për kamerat pa pasqyrë të serisë EOS M.
Çfarë është kuadërplota?
Sensorët e figurës kuadërplotë të Canon kanë një zonë sipërfaqeje aktive prej 36x24mm, në të njëjtën madhësi si kuadri i filmit 35mm.
Formati i filmit 35mm daton nga 1889, kur u prezantua si gjerësi standarde për filmat. Shumë shpejt i bë normë e fotografisë dhe u përcoll edhe te kamerat digjitale, duke përfshirë kamerat EOS DSLR kuadërplota dhe EOS R System pa pasqyrë nga Canon.
Sensorët APS-C dhe kuadërplotë prodhojnë të dy figurë me format standard kuadri 3:2, ndërsa sensorët APS-C mund të kenë të njëjtin numër megapikselësh si sensorët kuadërplotë. Sidoqoftë, një sensor figure kuadërplotë është fizikisht rreth 63% ose 1.6x më i madh se një sensor figure formati APS-C.
Shpjegimi i faktorit të prerjes
Kjo diferencë madhësie fizike midis dy llojeve të sensorëve përcakton se çfarë "shikon" kamera. Të gjithë objektivat krijojnë një figurë rrethore, që do të thotë se objektivi i pajtueshëm kuadërplotë duhet të ketë perimetër të mjaftueshëm që figura t'u mbivendoset këndeve të një sensori figure drejtkëndore kuadërplotë. Nëse përdorni të njëjtin objektiv në një kamerë formati APS-C, sensori më i vogël i figurës do të përdorë vetëm një rajon më të vogël në mes të të njëjtit rreth të figurës. Në thelb, kraharuar me figurën e një sensori kuadërplotë, imazhi është i prerë.
Duke qenë se sensorët APS-C në kamerat e Canon janë 1.6x në të vegjël se sensorët në kamerat kuadërplota të Canon, "faktori i prerjes" është 1.6x. Kjo do të thotë se shkrepja me një objektiv standard 50mm në një kamerë APS-C ju jep të njëjtën fushëpamje si shkrepja me një objektiv telefoto 80mm në një kamerë kuadërplotë (50 x 1.6 = 80). Po njësoj, përdorimi i një objektivi kuadërplotë 100mm në një kamerë APS-C ju jep të njëjtën fushëpamje si një objektiv 160mm në një kamerë kuadërplotë. Për këtë arsye faktori i prerjes quhet edhe si "herës i gjatësisë fokale", duke ju treguar gjatësinë efektive fokale për objektivin që përdorni.
Nëse dëshironi ta gjeni këtë kur përdorni objektiv RF, EF, RF-S, EF-S or EF-M në kamerë APS-C, mund të përdorni llogaritësen Effective Focal Length në programin falas Canon Photo Companion.
Faktori i prerjes vlen për të gjithë objektivat kuadërplotë të përdorur në kamerat e formatit APS-C, duke përfshirë edhe objektivat EF, edhe RF. Objektivat EF mund të përdoren tek të gjitha kamerat APS-C R System me cilindo nga gama EF-EOS R Mount Adapters.
Përfitimet e APS-C në krahasim me kuadërplotat
Duke qenë se sensorët APS-C janë më të vegjël, kamerat mund të bëhen më kompakte dhe të lehta, çka është ideale për fotografinë urbane dhe të udhëtimeve. Duke qenë se nga një objektiv i projektuar për kamerat APS-C kërkohet një rreth më vogël figure, objektivi mund të jetë më i vogël dhe i lehtë, dhe për pasojë edhe më ekonomik.
Faktori i prerjes i një sensori APS-C i bën objektete e vogla apo më të largëta, më të mëdha në kuadër, çka në thelbë rrit gjatësinë efektive fokale të cilitdo objektivi me 1.6x. Ky mund të jetë avantazh i madh në zhanre si p.sh. fotografia e faunës së egër, aksionit dhe e sporteve. Përdorimi i objektivave të rendimentit të lartë por ekonomikë si Canon EF 70-300mm f/4-5.6 IS II USM në një kamerë APS-C jep një gamë zmadhimi efektiv të 112-480mm, duke e çuar në territorin e supertelefotos. Objektivi me çmim të krahasueshëm RF 100-400mm F5.6-8 IS USM fiton një gamë fokale efektive prej 160-640mm në një kamerë APS-C. Do t'ju duhet një objektiv më i madh, i rëndë dhe i shtrenjtë për të nxjerrë të njëjtën distancë si një kamerë kuadërplotë.
Mund t'i prisni imazhet nga një kamerë kuadërplotë për të krijuar të njëjtin efekt, por numri i megapikselëve do të reduktohet, ndaj imazhet rezultuese do të jenë më të vogla dhe kësisoj më pak të mprehta kur zmadhohen sërish. Shkrepja me një kamerë formati APS-C mund të kursejë dhe kohë e përpjekje nga prerja manuale e tyre në stadin e redaktimit.
Përfitimet e një kuadërplota në krahasim me APS-C
Duke qenë se një sensor kuadërplotë ka një fushëpamje më të gjerë, kamera kuadërplotë është ideale për peizazhe masive, ambiente të brendshme arkitektonike ultra të gjera dhe astrofotografi, si dhe për efekt krijues kur dëshironi të ekzagjeroni perspektivën midis planit të parë dhe zonave në sfond.
Si rregull i përgjithshëm, sidomos në aperturat e gjera (numra më të ulët f-), kamerat kuadërplota mund të prodhojnë rreze qartësie më të shkurtër se kamerat APS-C, duke bërë që një pjesë e vogël e imazhit të jetë në fokus të mprehtë dhe të turbullohet më shumë nga sfondi. Kjo është shpesh ideale në natyrën e qetë dhe në fotografinë e portreteve, si dhe në çfarëdo skenari tjetër shkrepjeje ku dëshironi të izoloni subjektin kryesor duke e nxjerrë sfondin jashtë fokusit.
Një avantazh i mëtejshëm i një sensori kuadërplotë lidhet drejtpërdrejt me përmasat më të mëdha. Nëse gjithë të tjerat janë njësoj, fotozonat inviduale ose receptorët e dritës në sensorin kuadërplotë të figurës do të jenë fizikisht më të mëdha se ato në një sensor APS-C me të njëjtin numër megapikselësh. Kështu kanë më shumë potencial dritëmbledhës dhe mund të shkrepin më shumë informacion, me më pak zhurmë figure apo miza, sidomos në cilësime të larta ISO në kushte ndriçimi të ulët. Ky është një aset fantastik në portretet në ambiente të mbyllura dhe në fotografinë e dasmave, si dhe për shkrepjen dorazi në muzg, peizazhe urbane natën dhe çfarëdo rasti kur ju duhet t'i keni shpejtësitë e shkrehjes mjaftueshëm të shpejta për të fiksuar lëvizjen në skena me ndriçim të dobët.
APS-C krahasuar me kuadërplotat
Kamerat kuadërplota konsiderohen ndonjëherë si më "profesionale" se kamerat APS-C, dhe sigurisht që janë rëndom më të mëdha, duke i bërë më të përshtatshme për përdorim me objektivat e mëdhenj telefoto. Por falë rrezes së gjatë që merrni me kamerën APS-C mund as të mos ju duhet dhe ndonjë objektiv kaq i madh telefoto si fillim. APS-C mund të mbetet zgjidhja optimale për fotografët e udhëtimit, si dhe për fotografët sportivë dhe të faunës së egër që kanë nevojë për rreze të fuqishme telefoto së bashku me lirinë e lëvizjes.
Siç komentoi fotografja e faunës së egër, Dani Connor, pas fotove të para me Canon EOS R7, "Ai më lejon t'i afrohem edhe më shumë subjektit pa qenë nevoja të përdor objektiv të madh dhe të rëndë. Është tipi ideal i kamerës nëse fotografon shpendët, pasi këto janë shpesh shumë të vogla dhe shumë larg."
Kamerat kuadërplota mund të jenë të mirëpërshtatura për shkrepjen e peizazheve ultra të gjera, por nga ana tjetër, për shkak të rrezes më të shkurtër të qartësisë së kuadërplotave, mund dhe të jetë më e lehtë të arrihet mprehtësia e plotë para-mbrapa në pozat e peizazheve duke përdorur kamerat APS-C. Plus, ndonëse kamerat kuadërplota zakonisht nxjerrin rreze më të shkurtër qartësie duke ndihmuar subjektin e portretit që të dalë më në pah përkundër një sfondi tërheqës të turbulluar, faktorë të tjerë si p.sh. aperttura hyjnë gjithashtu në lojë – APS-C EOS R10, EOS R7, EOS R50 dhe EOS R100 do të funksionojn mirë për portretet me një objektiv si modeli kompakt Canon RF 50mm F1.8 STM, që ka një gjatësi fokale efektive ideal 80mm dhe aperturë të shpejtë f/1.8.
Objektivat RF krahasuar me RF-S
Të gjitha kamerat Canon EOS R System, qofshin kuadërplota apo të formatit APS-C, janë kamera pa pasqyrë me saktësisht të njëjtën mbërthyese të avancuar objektivi RF. Kjo do të thotë se nëse zgjidhni EOS R7 ose EOS R10, ose edhe EOS R50 ose EOS R100, mund të shfrytëzoni më së miri të gjithë gamën e objektivave të jashtëzakonshëm RF. Përveç objektivave me teknologji avangardë fokusimi dhe cilësi optike, mbërthyesja RF ofron shpejtësi shumë më të mëdha transferimi të dhënash dhe gjerësi brezi mes objektivit dhe kamerës, duke mundësuar përftimin e avancuar të vetëfokusimit kompjuterik dhe gjurmimit me shpejtësi dhe precizion të pabesueshëm, nivele të reja fotostabilizimi, optimizim në kohë reale dhe shumë avancime të tjera.
Me prezantimin e EOS R7 dhe të EOS R10 erdhën objektiva të rinj RF-S të projektuar posaçërisht për kamera me mbërthyese RF me sensorë APS-C. Zmadhuesi standard RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM me diapazon fokal efektive prej 29-72mm, është krahasimisht shumë i vogël falë dizajnit të mbledhshëm, me peshë vetëm 130g, ndërsa RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM vjen me diapazon edhe më të madh zmadhimi – diapazon fokal efektiv të barasvlershëm me 35mm, 29-240mm – dhe peshon vetëm 310g, duke e bërë një objektiv tejet fleksibël dhe shumëfunksional për shkrepjen e përditshme dhe fotografinë e udhëtimit.
Objektiva të tjerë RF të preferuar, të pajtueshëm, kuadërplotë, ekonomikë, peshëlehtë dhe kompaktë janë Canon RF 16mm F2.8 STM, që tek EOS R7 dhe EOS R10 nxjerr ende një fushëpamje të bollshme në gjerësi të barsvlershme me të një objektivi 25.6mm në një trup kuadërplotë. Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM punon më së miri si fiks standard, me gjatësi fokale efektive prej 56mm te kamerat e APS-C EOS R System, kompletuar me fotostabilizim optik dhe faktor makrozmadhimi 0.5x. Canon RF 50mm F1.8 STM është një objektiv i shkëlqyer portretesh, që kombinon një gjatësi efektive fokale prej 80mm në një kamerë APS-C me aperturë të shpejtë f/1.8 për rreze të shkurtër qartësie. Për fotografinë e rrugës dhe të udhëtimit, RF 28mm F2.8 STM jep një gjatësi fokale efektive prej 45 mm kur çiftohet me EOS R10 në një dizajn të lehtë dhe kompakt petashuq.
Mund dhe të përdorni gamën e gjerë të objektivave EF dhe EF-S te kamerat e APS-C R System, pa humbje cilësie apo funksionesh, falë gamës së EF-EOS R Mount Adapters.
Produktet e lidhura
-
Kamerat pa pasqyra
EOS R10
Kryeni hapat tuaja të radhës në fotografi dhe video me një kamerë pa pasqyra EOS R System të krijuar rreth një sensori madhësie APS-C. -
Kamerat pa pasqyra
EOS R50
Krijoni përmbajtjen më tërheqëse me këtë kamerë EOS R pa pasqyrë, nga fotot e mprehta deri te filmat 4K dhe transmetimet e drejtpërdrejta. Të gjitha në një pajisje të dedikuar. -
Kamerat pa pasqyra
EOS R7
Eksploroni natyrën me një kamerë që vjen me shpejtësi dhe cilësi sensacionale figure në një trup portativ APS-C të projektuar për të ardhmen. -
Kamerat pa pasqyra
EOS R8
Kaloni në fotografinë dhe videon kuadërplotë dhe realizoni ambiciet tuaja krijuese. -
Kamerat pa pasqyra
EOS R6 Mark II
Foto apo video, aksion apo portret – ndërthurja e rendimentit me cilësinë e figurës te Canon EOS R6 Mark II jua lë të lirë krijimtarinë -
Lentet RF-S
RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM
Një objektiv zmadhues standard APS-C për serinë EOS R - që është ideal për situatat e përditshmërisë, si p.sh. familjen, stilin e jetesës, portretet dhe pushimet. -
Objektivat RF
RF 24-50mm F4.5-6.3 IS STM
Një objektiv zmadhues 24-50mm i serisë RF i vogël dhe më se peshëlehtë që mund ta përdorni çdo ditë për udhëtime, peizazhe dhe më shumë. -
OBJEKTIVAT CANON
RF 28mm F2.8 STM
Një objekti i hollë, petashuq dhe peshëlehtë për udhëtime dhe fotografinë e rrugës me rreze fokale fleksibël 28mm dhe aperturë të shpejtë maksimale f/2.8. -
Objektiv standard
RF 50mm F1.8 STM
Një objektiv kompakt, i qetë dhe peshëlehtë 50mm RF fiks, me aperturë të gjerë f/1.8, ideal për shfrytëzimin e vizionit tuaj krijues.