Fotografi i natyrës dhe i stileve të jetesës, Jake Baggaley, ka një pasion për aventurën. Si vrapues terrenesh të çrregullta dhe alpinist i apasionuar, ai frymëzohet dhe nga peizazhet e ashpra dhe pamjet dramatike të botës natyrore. "Unë jam rritur në New Forest [në jug të Anglisë] dhe më pëlqente të qëndroja përjashta,” - thotë Jake. "Gjithashtu me ka pëlqyer të merrem me kamerat. Babanë e kam profesor fotografie – teksa rriteshim kemi pasur dhe një dhomë larjeje fotografish në kuzhinë – kështu që këto interesa u bënë shumë natyrshëm bashkë me kalimin e viteve.”
Vrapi në terrene të çrregullta bëri që Jake të njihej me njerëz të rinj duke e ndihmuar dhe të krijonte një drejtim të tijin artistik. "Nuk është se u vura ndonjëherë të bëhesha fotograf natyre dhe shumica e punëve të mia kanë qenë dokumentarë shoqërorë, por ja që kështu nisa të marr punë në fushën e aventurës në natyrë,” - shpjegon ai. Klientët e Jake tanimë përfshijnë “The North Face”, “Another Escape” dhe “Adidas”.
Kur doli një shans për të fotografuar peizazhet e mbuluara me dëborë dhe liqenet e ngrira të Suedisë qendrore mbi ski dhe patina akulli për kompaninë e ekspeditave pa impakt mjedisor “Do The North”, ky ishte projekti i ëndrrave për Jake-un. "Vizituam rajonin e Dalarnës për patinazh dhe parkun kombëtar të Fulufjället për ski në natyrë. Ishte vërtet e veçuar dhe dëshiroja të nxirrja akullin e gjerë dhe peizazhin e largët e të pamatë," - thotë ai.
Një kamerë peshëlehtë ishte thelbësore për këtë, çka e bëri modelin kompakt Canon EOS M6 Mark II, me ekranin e tij anues 180˚, Wi-Fi të integruar, video në 4K dhe sensor 32.5MP APS-C, një shoqërues ideal. Pajisur me objektivin Canon EF-M 32mm f/1.4 STM, ai ofronte një specifikim të fuqishëm në një paketë të vogël portative.
Këtu, Jake demonstron si ta shfrytëzoni më së miri kamerën gjatë aventurave dhe tregon se është e mundur të kapni pamje marramendëse të natyrës pa qenë nevoja të udhëtoni dhe shumë larg shtëpisë.
Bukuri e egër: pesë këshilla për të përmirësuar pozat tuaja të aventurës në natyrë
1. Bëhuni krijues, pavarësisht motit
"Dalja maleve është një mënyrë për t’u ndjerë më të lidhur me mjedisin,” - shpjegon Jake. "Natyra më emocionon për të shkrepur foto. Kur jam duke vrapuar, e kam gjithnjë mendjen ‘ku të ketë ndonjë pikë të mirë për foto?’ Eksplorimi i natyrës në dimër mund të ofrojë shanse të pazakonta për të qenë krijues," - thotë ai. "Luani me këndet, dritat dhe elektrikët e kokës për t’i bërë më emocionuese mjedisin e zymta."
Dimri i zymtë skandinav paraqiste situata të vështira ndriçimi, ideale për të sprovuar aftësitë e kamerës së Jake-ut në ndriçim të ulët, e cila ka një diapazon ISO prej deri në 25,600. "Më befasoi se si ia doli Canon EOS M6 Mark II me ndriçimin e ulët dhe apertura e gjerë e Canon EF-M 32mm f/1.4 STM e bëri të lehtë shkrepjen kur u errësua. Në Suedi orët me ditë janë shumë të shkurtra dhe s’patëm shumë kohë të përgatitemi. Ishte më shumë e tipit të nxirrje foto rrugës."
Në ambiente të shndritshme me dëborë, Jake sugjeron kalimin në modalitet manual për të evituar humbjen e detajeve. "Matësi i kamerës kërkon të errësojë çdo gjë, pasi kap të bardha nga të gjitha anët. Kështu që më mirë të shkrepësh në modalitet manual që të kesh kontroll të plotë mbi ndriçimin pa e hequr fare dhe dëborën.
E përse të mos nxjerrësh dhe ca silueta? "E mira me dëborën është se mund të kapësh silueta të qarta të pemëve,” - thotë ai. "Hijet mbi dëborë të japin nuanca të ndryshme të bardhe, që janë interesante për të luajtur me to.”
2. Njësoni kompletin
Kur dilni për aventurë, kamerën duhet të keni mundësi ta nxirrni shpejt për të reaguar shpejt, përndryshe mund t’i humbisni çastet spontane. Canon EOS M6 Mark II peshon vetëm 408g dhe mund të shkrepë deri në 14 kuadro në sekondë (fps).
"Ajo që më emocionoi te Canon EOS M6 Mark II ishte sa e vogël e peshëlehtë ishte," - pohon Jake. "Ne bëmë goxha ski në natyrë dhe patinazh në liqenet e ngrira. Kështu që të kishte pajisje të mëdha e të rënda, të ngadalëson kudo, por duke qenë se shkrepnim aksion, shpejtësia e lartë e kuadrove e Canon EOS M6 Mark II ishte ideale. Unë e kapa kamerën përpara çantës sime dhe kjo më vlejti më së miri me kushtet ekstreme, sepse nuk m’u desh të ndaloja, të hiqja dorezat apo të hapja çanta.”
3. Shtoni interes me praninë e njerëzve apo të detajeve
"Unë përpiqem të kthej çka do të ishte një pozë e thjeshtë në diçka më emocionuese duke shtuar një element njerëzor," - thotë Jake. "Kur ke një person që bashkëvepron me peizazhin kjo të jep më mirë idenë e hapësirës.”
"Më pëlqenin pasqyrimet në akull dhe vijat e krijuara nga patinat tona. Dëshiroja t’i përdorja gjurmët e patinave për t’i shtuar në kompozim e për t’i bërë fotot më interesante.”
Jake përdori modalitetin e shkrepjes në seri 30fps RAW të Canon EOS M6 Mark II për t’i fiksuar patinatorët në kuadër teksa rrëshqisnin në fushëpamje. "Po të mos kishim kohë për shkrepur por të më dilte një skenë e bukur, përdorja modalitetin e shkrepjes me 30fps në seri për t’u siguruar që ta kapja trupin e patinatorit aty ku më duhej. Kjo ishte shumë e dobishme – dhe prej aty mund t’i besoja vetëfokusimit.”
4. Zgjidhni një objektiv praktik
Detajet dhe qartësia janë thelbësore për fotografinë e arrirë të aventurave. Objektivi super i mprehtë Canon EF-M 32mm f/1.4 STM ka një gjatësi fokale standarde të barasvlershme me të 50mm dhe mund të shkrepë vargmale dramatike po aq mirë sa dhe detajet e imëta të patinave, çizmeve dhe rrotave. Kështu që, çfarëdo që t’ju sjelltë aventura juaj, ju mjafton të mbani me vete vetëm një objektiv.
“Kjo gjatësi fokale e barasvlershme me 50mm ishte e preferuara ime për pozat në natyrë, pasi të mundëson shkrepjen të gjithë peizazhit me një person të vogël [në kuadër] pa qenë nevoja për distorsionin super të gjerë që vëren ndonjëherë me to,” - thotë ai.
"Është një gjatësi e mirë fokale për çdo rast, për poza të gjera të peizazhit, si dhe për detaje të afërta me thellësi të ulët qartësie. Mund ta përdorësh për gjithçka.”
5. Përdoreni dritën e dimrit në avantazhin tuaj
Pavarësisht se ku ndodheni – nga pyjet deri te majat shkëmbore – magjia e lindjes së diellit dimërak nxjerr gjithnjë foto që bien në sy. Dhe ka një arsye përse ky spektakël është i preferuar nga fotografët e aventurës, si Jake. "Ajo që më pëlqen më shumë nga lindja e diellit në dimër është se ndodh diku në orën 9 a 10 të mëngjesit dhe jo në 3 a në 4. Kështu që mund ta marrësh me nge daljen për të shkrepur lindjen e diellit në dimër. Shpesh në ditët me diell të dimrit, dielli është poshtë gjatë gjithë kohës, kështu që merr atë dritën intense dhe të butë, por me hije të gjata e të thella," - thotë ai.
Përfshirja e dritës spektakolare të artë në videot 4K të aventurave tuaja është më se e thjeshtë me Canon EOS M6 Mark II dhe Jake ka vënë re se mund t'i retushojë e kombinojë filmimet me videot 4K të nxjerra me Canon EOS R kuadërplotë. "Filmimet nga Canon EOS M6 Mark II mbajtën nivelin e filmimeve të bëra me Canon EOS R. Mund t'i përdorja të dyja së bashku dhe dukeshin super të pastra."
Shkruar nga Lorna Dockerill
Produkte të ngjashme
-
EOS R10
Kryeni hapat tuaja të radhës në fotografi dhe video me një kamerë pa pasqyra EOS R System të krijuar rreth një sensori madhësie APS-C. -
EOS R50
Krijoni përmbajtjen më tërheqëse me këtë kamerë EOS R pa pasqyrë, nga fotot e mprehta deri te filmat 4K dhe transmetimet e drejtpërdrejta. Të gjitha në një pajisje të dedikuar. -
RF-S 10-18mm F4.5-6.3 IS STM
Një objektiv zmadhimi i vogël, i lehtë, ultra i gjerë me gjatësi fokale fleksibël 10–18 mm, ideal për udhëtime, video dhe fotografi të peizazhit.