10 këshilla dhe teknika kryesore për fotografimin e udhëtimeve

Fotografja dhe blogere, Diana Millos, ndan këshillat e saj kryesore për shkrepjen e fotove të arrira të udhëtimeve.
Një grua e veshur me një fustan të kuq pa rripa duke u ulur për të bërë një foto me një Canon EOS R10.

Figura spanjolle e rrjeteve sociale dhe fotografe, Diana Millos, nisi të udhëtonte për të ndjekur festivale dhe koncerte muzikore. Kjo i ndezi një dashuri për aventurën, e cila shpejt lulëzoi në një karrierë me kohë të plotë si fotografe dhe blogere profesioniste udhëtimesh me më shumë se 140 mijë ndjekës në Instagram.

Këtu, Diana, sipërmarrjet e fundit të së cilës përfshijnë udhëtime në Kubë dhe Spanjë, ndan 10 këshillat e saj kryesore për fotografimin e udhëtimeve për shkrepjen e imazheve mahnitëse kur eksploroni vende të reja.

10 këshilla fotografie për udhëtime

  1. Hulumtoni destinacionin tuaj
  2. Merrni me vete një kamerë të dedikuar që nuk do t'ju rëndojë
  3. Zgjidhni objektivin që i përshtatet nevojave tuaja
  4. Zgjohuni që herët
  5. Kthehuni në vendet tuaja të preferuara gjatë gjithë ditës
  6. Përdorni programin Canon Camera Connect
  7. Regjistroni dhe video, përveç fotove
  8. Punoni me këndet për foto që dallojnë nga turma
  9. Zbuloni më shumë me objektiva këndgjerë dhe makro
  10. Eksperimentoni në dritë të ulët dhe gjatë natës

Këshilla 1: Hulumtoni destinacionin tuaj

Një tavan me kupolë të dekoruar i shkrepur nga poshtë.

Fotografja e udhëtimeve dhe blogere, Diana Millos, i hulumton gjithmonë destinacionet e saj për të përcaktuar vendet më të mira për të fotografim. Kjo pamje mahnitëse e tavanit të dekoruar në Sallën e Ambasadorëve në Alcázar të Seviljes është realizuar gjatë një pushimi në qytet në Spanjë me Canon EOS R10. Shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM në 18mm, 1/250 sek, f/4,5 dhe ISO12800. © Diana Millos

Dy valltare flamenkoje me fustane tradicionale pozojnë me krahë të ngritur dhe duar në ijë në një oborr plot gjethe.

Kur inkuadroni fotot tuaja, Diana shpjegon se është e rëndësishme të merrni parasysh atë që keni ndërmend të bëni me imazhin dhe ta përshtatni kompozimin sipas rastit. Për shembull, imazhet e portreteve të publikuara në Instagram duhet të kenë një format kuadri prej 4:5. Shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM në 1/200 sek, f/1,8 dhe ISO200. © Diana Millos

“Mendoj se planifikimi është absolutisht thelbësor në fotografinë e udhëtimeve”, - thotë Diana. “Kur e di se ku do të shkoj, filloj të hulumtoj vendet me interes në internet, duke përdorur rrjetet sociale, bloget dhe Pinterest.

“Kërkoj vende që më frymëzojnë, kështu që kam një ide të mirë se ku dua të shkoj dhe si të mbërrij atje. Kjo më jep një kuadër për të planifikuar fotot e mia, por, pas mbërritjes, kërkoj për kënde dhe perspektiva të ndryshme që nuk i kam parë në internet, që të mund të jem krijuese dhe përpiqem të sjell diçka origjinale dhe unike në imazhet e mia."

Këshilla 2: Merrni me vete një kamerë të dedikuar që nuk do t'ju rëndojë

Një kamerë Canon EOS R10 hedh hije në një bankinë prej druri.

Pavarësisht se është kompakt dhe i lehtë, Canon EOS R10 vjen me inkuadrues elektronik (EVF) të detajuar, me rezolucion të lartë dhe një blic të integruar – ideal për dritë të ulët dhe situata të tjera sfiduese të shkrepjes.

"Më pëlqen shumë Canon EOS R10," - pohon Diana. “Është thjesht perfekte për fotografinë e udhëtimeve dhe fotografimin gjatë gjithë ditës, sepse është shumë e vogël dhe e lehtë. Përshtatet lehtësisht në një çantë kamerash me madhësinë e një çante dore, edhe me një ose dy objektiva shtesë, është gjithsesi e fuqishme dhe cilësia e fotove është e përsosur. Gjithashtu më pëlqen shumë të jem në gjendje të shikoj paraprakisht ndriçimin, kontrastin dhe ngjyrën në EVF, që të di se si do të dalë fotografia."

Nëse jeni i ri në fotografi, por kërkoni për një kamerë të besueshme EOS R System të nivelit fillestar për të kapur kujtime të përsosura në aventurën tuaj të ardhshme, Canon EOS R100 është mjaftueshëm i vogël për t'u futur në një çantë, por i aftë për të kapur foto dhe video me cilësi të lartë, pikërisht kur paraqiten rastet.

Nëse do të preferonit një kamerë kuadërplotë që jep cilësi të jashtëzakonshme figure edhe në dritë tejet të ulët, dhe opsionin e një rrezeje më të ulët qartësie kur përdorni të njëjtën gjatësi fokale, modeli kompakt dhe peshëlehtë Canon EOS RP është një shoqërues i shkëlqyeshëm i udhëtimit.

Për ata që preferojnë një kamerë kompakte, objektivi fiks PowerShot G7 X Mark III vjen me një gamë të fuqishme zmadhimi, si dhe video 4K dhe foto të shkëlqyera 20.1MP.

Këshilla 3: Zgjidhni objektivin që i përshtatet nevojave tuaja

Një person me veshje të verdhë vendos një objektiv Canon në një kamerë Canon EOS R10.

Canon RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM ju jep gjithçka, nga një perspektivë këndgjerë deri tek rrezja e fuqishme telefoto, pa pasur nevojë të merrni apo mbani objektiva të tjerë.

Një grua që qëndron në një shkallë lëvizëse të mbuluar me një fund blu, e nxjerrë me EOS R8.

Dizajni i lehtë, kompakt dhe petashuq i Canon RF 28mm F2.8 STM është krijuar për takt. Kombinimi i përmasave të vogla, gjatësisë fleksibël fokale dhe aperturës së shpejtë e bën një objektiv të shkëlqyer për t'u marrë me vete nëse destinacioni i udhëtimit përmban peizazhe urbane dhe arkitekturë interesante. Shkrepur në EOS R8 me objektiv Canon RF 28mm F2.8 STM në 28mm, 1/200 sek, f/3.5 dhe ISO6000.

"Nëse kam dalë për të shkrepur nga agimi deri në mbrëmje, nuk dua të mbaj një çantë të rëndë me aksesorë, ndaj përpiqem t'i mbaj në minimum objektivat e tjerë," - thotë Diana.

Objektivat e përshtatshëm për udhëtime për Canon EOS R10 përfshijnë RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM, i cili ka një dizajn veçanërisht kompakt, të mbledhshëm dhe peshon vetëm 130g. Për një gamë më të gjerë zmadhimi, RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM ju mundëson të përshtateni menjëherë me pothuajse çdo skenar fotografimi pa pasur nevojë për një objektiv shtesë.

Gjëja më e mirë për kamerat EOS R System të Canon është se mund të përdorni objektiva të përputhshëm kuadërplotë në trupat e formatit APS-C dhe anasjelltas. Për shembull, Canon RF 35mm F1.8 IS MACRO IS STM jep të njëjtën fushëpamje në EOS R10 si përdorimi i një objektivi 56mm në një kamerë kuadërplotë si EOS RP. Po kështu, nëse dëshironi të përfitoni nga madhësia dhe portativiteti i tyre, mund të çiftoni objektivat Canon RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM dhe RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM me EOS RP, por imazhi do të pritet.

Canon RF 50mm F1.8 STM është një tjetër opsion i mirë udhëtimi për EOS R10 ose EOS RP. Zgjedhjet kryesore të zmadhimit përfshijnë objektivat e lehtë Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM dhe objektivin telefoto RF 100-400mm F5.6-8 IS USM, që është shumë kompakt për një objektiv me një rreze kaq të fuqishme.

Këshilla 4: Zgjohuni që herët

Një grua me bluzë të stampuar dhe çantë shpine mban një Canon EOS RP për të fotografuar një lindje dielli mbi oqean.

Nëse jeni duke shkrepur në diell, njerëzit ose objektet në plan të parë ka të ngjarë të dalin si silueta. Mos e luftoni, por përqafojeni si mundësi për të shkrepur atmosferën.

“Pikat turistike janë të ngarkuara, madje që herët gjatë ditës”, - thotë Diana. “Unë ngrihem shumë herët për të shmangur turmat, në mënyrë që të kap skena pa njerëz, ose ndonjëherë vetëm me një person të vetëm për të shtuar interesin. Në këto raste keni dhe të mirën e ndriçimit të bukur me lindjen e diellit, çka e bën këtë dhe kohën time të preferuar për të shkrepur."

Përmendur shpesh dhe si 'ora e artë', dielli është i ulët në qiell gjatë orës pas lindjes dhe një orë para perëndimit të diellit, duke lëshuar një shkëlqim të artë që mund të shtojë magji të vërtetë në fotot e udhëtimit. Diana shkrep gjithmonë në skedarë RAW, që të rregullojë mirë balancën e së bardhës dhe ekspozimin për të përmirësuar paraqitjen e ngjyrave, pikat kryesore dhe hijet kur vjen për të redaktuar fotografitë e saj në programet grafike si Digital Photo Professional nga Canon.

Këshilla 5: Kthehuni në vendet tuaja të preferuara gjatë gjithë ditës

Një ndërtesë në Paris e nxjerrë nga një kënd i ulët, me stola në plan të parë, shkrepir me Canon EOS R8 nga Martin Bissig.

Me diellin vijnë edhe hijet, por mos kini frikë nga skenat me kontrast të lartë. Zhvilloni ekspozimin për zonat me dritë dhe shikoni tek hijet shfaqen në kontrast të mprehtë. Pasi të keni vendosur për ekspozimin, rikompozoni dhe fotografoni. Shkrepur në Canon EOS R8 me objektiv Canon RF 24-50mm F4.5-6.3 IS STM në 24mm, 1/80 sek, f14 dhe ISO320. © Martin Bissig

"Megjithëse më pëlqen të shkrep me lindjen e diellit, mendoj se është e rëndësishme t'i rivizitosh vendet e bukura në momente të tjera të ditës," - këshillon Diana. “Skenat gumëzhitëse mund të japin gjithashtu fotografi të shkëlqyera udhëtimi, duke kapur kulturën dhe frymën e një vendi. Zonat e hijeve dhe të dritës, dhe mënyra se si dielli ndriçon një skenë, ndryshojnë rrënjësisht me kalimin e ditës."

Mos harroni se dielli lëviz nëpër qiell, kështu që nëse, për shembull, pikat referuese dhe ndërtesat që dëshironi të fotografoni janë në hije në mëngjes, mund t'ia vlejë të ktheheni pasdite kur drita ka ndryshuar.

Këshilla 6: Përdorni programin Canon Camera Connect

Duar që mbajnë një telefon që tregon programin Canon Camera Connect. Një Canon EOS R10 mund të shihet në sfond.

Programi Canon Camera Connect jo vetëm që ju mundëson komandimin e kamerës nga distanca, por mund dhe të shkarkoni imazhe në çast, gati për shpërndarje të menjëhershme në kanalet tuaja sociale.

Një grua me një fustan të kuq pozon përpara një sërë harqesh të dekoruara.

Kur bën foto udhëtimi, Diana-s i pëlqen shpesh të shfaqet në kuadër. Për mprehtësi para-mbrapa, ku si subjekti, ashtu edhe sfondi janë thelbi i kompozimit tuaj, ruani aperturë të vogël (f-stop i lartë) në nivelin nga f/8 deri në f/11. Shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM në 18mm, 1/100 sek, f/5,6 dhe ISO100. © Diana Millos

“Teknika ime e preferuar e fotografimit të udhëtimit është të kërkoj simetri brenda skenave, me linja të pastra dhe të rregullta që krijojnë forma të guximshme”, - shpjegon Diana. “Më pëlqen gjithashtu të përfshihem dhe vetë në foto, kështu që gjithmonë mbaj një stativ dhe përgatis kamerën përpara se të futem në kuadër”.

Programi Canon Camera Connect ju mundëson të komandoni kamerën nga telefoni dhe të bëni çfarëdo rregullimi nga distanca. Gjithashtu mund ta shqyrtoni pamjen dhe të rregulloni vetëfokusimin ndërsa jeni në kuadër.

Këshilla 7: Regjistroni dhe video, përveç fotove

Një person regjistron veten në një ditë me diell duke përdorur një kamerë dhe mikrofon Canon EOS R10.

Canon EOS R10 është një kamerë ideale për videoblogimin e udhëtimeve. Mund të regjistrojë përtej cakut të zakonshëm kohor prej 30 minutash dhe opsioni i tij "Movie digital IS" ndihmon në stabilizimin e pamjeve të shkrepura gjatë ecjes.

Një person vendos Canon PowerShot V10 në çantën e saj të vogël.

Canon PowerShot V10 është një kamerë e njësuar 4K, ​​optimale për xhep dhe për videoblogime udhëtimesh. Me gjithçka të përfshirë - një ekran me anim, mikrofona të mëdhenj stereo dhe madje edhe një mbajtëse - jeni gati për foto në pak sekonda, kudo që të ndodheni.

“Videoja po shfaqet gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale, ndaj është e rëndësishme për mua të bëj dhe video, veç fotove,” - thotë Diana. "Unë prirem të kap shumë fragmente të shkurtra në vende të ndryshme, në mënyrë që të mund t'i modifikoj së bashku dhe të bëj një video që i jep një ide të përgjithshme një vendi. Unë përdor gjithmonë cilësimet maksimale të cilësisë së kamerës sime për video, që të kem tolerancë maksimale gjatë redaktimit."

Canon EOS R10 është i shkëlqyeshëm për këtë, me opsione për 4K 60p, 4K 30p me mbimodulim 6K dhe Full HD me cilësi të lartë në 120p, që Diana-s i pëlqen për krijimin e sekuencave me lëvizje të ngadalta.

Nëse dëshironi t'i mbani të përditësuar abonentët dhe ndjekësit me udhëtimet tuaja, atëherë Canon PowerShot V10 është një zgjidhje e njësuar në madhësi xhepi për udhëtimin tuaj të ardhshëm. Projektuar për videoblogim, mund të krijoni video 4K UHD në lëvizje, me opsionin për të shtuar filtra krijuese dhe efekte zbutëse në lëvizje.

Këshilla 8: Punoni me këndet për foto që dallojnë nga turma

Çatia e një ndërtese, e përbërë nga gjashtëkëndësha metalikë me tela të kryqëzuar, e shkrepur nga poshtë në një ditë me diell.

Shikoni përreth, merrni kohë për të menduar për këndin e shkrepjes tuaj dhe do të krijoni foto më të veçanta udhëtimi. Shkrepur në Canon EOS R10 me objektiv Canon RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM në 18mm, 1/400 sek, f/4,5 dhe ISO100.

“Kur jeni duke xhiruar monumente dhe vendndodhje të famshme, mund të jetë e vështirë t'i bëni fotografitë tuaja të bien në sy. Kërkoj gjithmonë kënde të pazakonta që japin një këndvështrim tjetër”, - thotë Diana. “Shkrepja nga poshtë fare pranë tokës, ose nga lart mund të jetë një avantazh i madh dhe bëhet me lehtësi me ekranin rrotullues. Për të fituar edhe më shumë lartësi, e vendos kamerën në stativ dhe e përdor si shufër, që të mund ta mbaj mbi kokë dhe të kem ende mundësi ta shqyrtoj pozën në ekranin e pasmë. Është fantastike kur të duhet të shkrepësh mbi kokat e njerëzve në një turmë, apo edhe mbi gardhe dhe mure”.

Këshilla 9: Zbuloni më shumë me objektiva këndgjerë dhe makro

Një fotografi e një gruaje që qëndron në një plazh në perëndim të diellit, e realizuar në një kamerë Canon EOS R7.

Canon RF 28mm F2.8 STM është një objektiv fiks ekonomik kuadërplotë optimal për peizazhet tokësore dhe detare, fotografinë e rrugës dhe jetën e përditshme. Shkrepur në Canon EOS R7 me objektiv Canon RF 28mm F2.8 STM në 1/100 sek, f/4.5 dhe ISO100.

Një pamje nga afër e një gaforreje vetmitare me një guaskë portokalli të zbehtë që kalon nëpër rërë të lagësht.

Kërkoni për detajet që e bëjnë vendin që po vizitoni unik dhe krijoni poza artistikisht të bukura duke përdorur cilësimin Macro të kamerës suaj. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 16mm F2.8 STM në 1/1250 sek, f/2.8 dhe ISO200.

“Imazhet e udhëtimit mbulojnë gjithçka, nga peizazhet e egra deri tek ambientet e brendshme madhështore arkitektonike. Për t'i shkrepur të dyja, më pëlqen të përdor një objektiv këndgjerë”, - thotë Diana.

Nëse po kërkoni të kaloni në pamje së gjeri për të kapur energjinë e rrugëve që eksploroni, duke e mbajtur çantën të lehtë, atëherë dizajni i hollë dhe petashuq i Canon RF 28mm F2.8 STM është një opsion ideal. Një aperturë e shpejtë f/2.8 ju shpi nga dita në natë dhe i ndihmon subjektet tuaja të dalin në pah.

Canon EF-S 10-18mm f/4.5-5.6 IS STM ju jep kënde shikimi shumë të gjera dhe mund të përdoret në Canon EOS R10 me një Canon Mount Adapter EF-EOS R. Për EOS RP ose EOS R6, objektivi Canon RF 16mm F2.8 STM është ideal, me aperturë të ndritshme f/2.8 që mundëson shpejtësi të larta të shkrehësit edhe në dritë të ulët. Ky objektiv ka gjithashtu një distancë minimale fokusimi prej vetëm 13cm, duke ju lejuar t'u afroheni subjekteve dhe duke maksimizuar çdo detaj të bukur, ndërkohë që përfshini dhe më shumë gjëra në kuadër.

Një makroobjektiv si Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM është gjithashtu ideal për kapjen e detajeve, duke ofruar zmadhim më të madh se një objektiv standard për të sjellë në jetë edhe elementet më të vogla. Ky objektiv vjen me aperturë maksimale për të lejuar poza me ekspozim perfekt, si dhe fotostabilizim me 5 nivele për të mbajtur gjithçka të mprehtë kur shkrepni dorazi.

Këshilla 10: Eksperimentoni në dritë të ulët dhe gjatë natës

Një plazh shkëmbor i inkuadruar nga silueta pemësh, shkrepur në dritë të dobët, me vezullimin e horizontit në largësi.

Në fotografimin e qiellit të natës do të arrini rezultate më të mira nëse përdorni një shpejtësi më të ulët të diafragmës për të lejuar hyrjen e mëtejshme të dritës dhe nëse e vendosni kamerën në sipërfaqe të qëndrueshme ose stativ për të shmangur lëkundjet. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 16mm F2.8 STM në 20 sek, f/11 dhe ISO200.

Një portret i një gruaje nxjerrë në një rrugë gjatë natës me Canon EOS R8 dhe objektiv Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM nga Alexandra Andreeva.

Qytetet mund të gjallërohen pas errësirës, ​​duke sjellë një sërë mundësish krejt të tjera për fotografim. Kamerat kuadërplota si Canon EOS R8 shkëlqejnë në situata me dritë të ulët, duke prodhuar imazhe të pastra edhe me vlera të larta ISO. Shkrepur në Canon EOS R8 me objektiv Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM në 1/128 sek, f/2,2 dhe ISO8000. © Alexandra Andreeva

“Vetëm pasi dielli perëndon, ose para se të lindë në mëngjes, mund të kapni "orën e kaltër". Më pëlqejnë ngjyrat e ftohta që krijon drita dhe bluja e thellë e qiellit”, - thotë Diana. “I jep një pamje krejtësisht të ndryshme peizazheve urbane, kështu që është një mënyrë tjetër për të krijuar imazhe unike. Edhe në orët e vona të natës, ka ende skena me ndriçim të fortë për t'u xhiruar. Gjëja më e rëndësishme është të gëzoni përvojën dhe të argëtoheni”.

Po kërkoni frymëzim për udhëtimin tuaj të ardhshëm? Hidhuni një sy këtyre pikave të fshehura.

Shkruar nga Matthew Richards

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

Kamerat dhe objektivët më të mirë për udhëtime

Pavarësisht nëse jeni duke eksploruar rrugët e qytetit ose terrenet e thyera rurale, apo nëse po niseni për në anën tjetër të botës, ia vlen të udhëtoni pa shumë bagazhe. Ja kompleti më ideal i Canon për të kapur përvojat, pa e tejkaluar buxhetin tuaj.

Këshilla për fotografi rruge

Këshilla të rëndësishme për shkrepjen e imazheve urbane të mahnitshme të bazuara në arkitekturë.

EOS R50 apo EOS R10

Ne krahasojmë veçoritë kryesore dhe projektimin e dy kamerave EOS R System APS-C.

Bashkudhëtari i përsosur në udhëtim

Fotografi profesionist, Martin Bissig, bën një udhëtim në Sri-Lankë me EOS R10.