Çdo biznes i duhet të duket mirë dhe në letër. Nëse po punoni në zyrë, në shtëpi ose me punë të kombinuar, gama e printerëve MAXIFY dhe PIXMA MegaTank të Canon ofron performancën, lehtësinë e përdorimit dhe cilësinë që ju nevojitet për të krijuar në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë dokumente dhe printime fantastike. Më mirë akoma, depozitat e bojës me rimbushje që mund të printojnë në sasi të mëdha, kursejnë kohë, para dhe mund. Në fakt, disa nga këta printerë mund t'ju kursejnë deri në 90% të kostos totale të pronësisë, krahasuar me printerët "inkjet" dhe ato me laser, kështu ata janë gjithashtu fantastikë për fitimet e biznesit tuaj.
Ja se çfarë ofrojnë këta printerë dhe se si të përfitoni sa më shumë prej tyre, duke u bazuar në përvojën e personave të cilët i përdorin çdo ditë për biznes.
Përmirësoni biznesin me printime
1. Shpejtësi dhe efikasitet
Ian Scullion që punon në "Fasciato Architects" përdor MAXIFY GX7040 në zyrën e tij me ngarkesë pune. Duke punuar me afate shumë të ngushta, ai vlerëson shpejtësitë e printimit prej 24 ipm për mono dhe 15,5 ipm për printime me ngjyra, si dhe faktin që printeri mund të skanojë të dy anët e dokumenteve dyanëshe me një kalim të vetëm, duke kursyer kështu kohë të vlefshme. Konfigurimi ishte i shpejtë dhe i thjeshtë po ashtu.
"I gjithë procesi i instalimit mori rreth 10-15 minuta," - thotë Ian. "Secila prej katër shisheve të bojës ruhet individualisht dhe e shënuar me ngjyrën përkatëse, që të mos kesh mundësi fizike të hedhësh bojën e gabuar në depozitën e gabuar. Nuk ka as pse i shtrydh shishet pasi boja pushon së rrjedhuri kur depozita është plot, pa bërë gjëra pis."
Një model tjetër shumë i përshtatshëm për punonjësit me punë të kombinuar është Canon MAXIFY GX1040, i cili është tejet kompakt, i shpejtë për t'u konfiguruar dhe i thjeshtë për t'u përdorur me ekranin e tij me prekje, me ngjyra, intuitiv dhe të personalizueshëm dhe me llambën LED me shumë ngjyra të statusit. Në një komplet shishesh ka bojë të mjaftueshme për rreth 3000 faqe me ngjyra,1 ndërsa produktiviteti është përmirësuar falë shpejtësisë së lartë të printimit prej 15 ipm për faqet mono dhe 10 ipm për faqet me ngjyra të plota.2 Kaseta e mbushjes me 250 fletë dhe që kursen hapësirë është e vendosur me kujdes brenda bazamentit të printerit dhe MAXIFY GX2040 shton një furnizues automatik dokumentesh me 35 fletë, për skanim dhe kopjim më të thjeshtë të dokumenteve me shumë faqe.
2. Kosto e ulët e pronësisë
Për produktivitet të përgjithshëm, një printer efektiv biznesi nuk ka të bëjë vetëm me shpejtësinë dhe efikasitetin. Ka të bëjë edhe me çmimin e blerjes dhe kostot e përdorimit. "Ne jemi të kënaqur me mundësinë e kursimeve të mëdha në kosto që na jep MAXIFY GX7040", - thotë Ian.
Specialisti i produkteve të Canon Europe, Zubair Rahim shpjegon koston totale me vlerë të ulët të pronësisë për printerë si MAXIFY GX7040 dhe MAXIFY GX6040. "Ne e ndajmë këtë në koston mesatare për faqe dhe koston totale të biznesit për rreth pesë vite, duke përfshirë dhe çmimin e vetë printerit, si dhe të pjesëve të konsumit. Të dyja janë shumë të ulëta me këta printerë. Mund të prisni kursime mesatare deri në 90% në koston totale të pronësisë krahasuar me 10 printerët më të mirë "inkjet" dhe me laser."
3. Cilësi printimi
Cilësia e dokumenteve që dërgon jashtë një biznes mund të jetë thelbësore për sa i përket mënyrës se si perceptohet nga klientët e tij dhe klientët potencialë. "Ne ndonjëherë dorëzojmë aplikime për çmime ose konkurse, si dhe na pëlqen të printojmë imazhe për në zyrë duke përdorur lloje të ndryshme letre", - thotë Ian. "Cilësia e printimit e MAXIFY GX7040 është shumë më e mirë se e printerëve të tjerë që kemi përdorur në të kaluarën.”
Printerët MAXIFY GX1040, MAXIFY GX2040, MAXIFY GX7040 dhe MAXIFY GX6040 përdorin bojëra me pigment për të tri ngjyrat si dhe për të zezën. Kjo u mundëson krijimin e tekstit të qartë dhe grafikëve me ngjyra të pasura dhe të gjalla, me detaje të pabesueshme që ruajnë pamjen edhe të shkrimeve më të vogla të tilla si tekstet me germa të vogla në dokumentet ligjore. Si dokumentet mono dhe ato me ngjyra janë shumë rezistente ndaj njollave, gjë e cila ndihmon në ruajtjen e një paraqitjeje me cilësi të lartë, si dhe është një përfitim nëse dëshironi të përdorni shënjues theksues.
4. Komoditet dhe aftësi lidhjeje
Anik Islam ka zbuluar se Canon MAXIFY G6040 është ideal për ambientin e zyrës të "Premier Insurance" që ka ngarkesë pune. Kapaciteti i printerit me 350 fletë, furnizuesi i letrës me dy drejtime dhe depozitat e bojës me rimbushje të rendimentit të lartë, kanë kursyer më shumë kohë që do të harxhohej për rimbushjen e letrës dhe porositjen e fishekëve të bojës.
Një avantazh tjetër është aftësia e këtyre printerëve për të trajtuar një larmi materialesh të ndryshme, nga letra e zakonshme dhe kartolinat, deri te zarfet dhe letrat e fotos. Duke qenë se biznesi mbështetet pjesërisht në materialet e rafinuara të marketingut për klientët për të ofruar një përvojë të mirë me markën, Anik ka zbuluar se mundësia e printimit të tyre me efikasitet në kosto brenda zyrës ka qenë një zgjidhje e përsosur.
Aftësitë e resë kompjuterike të printerëve MAXIFY dhe PIXMA të Canon kanë pësuar transformime të ngjashme për "Premier Insurance". "Klientët tanë shpesh sjellin dokumente në takime. Me aplikacionin Canon PRINT, tani mund t'i skanoj shpejt dhe ato dërgohen automatikisht për printim nga zyra, që personeli të fillojë t'i analizojë në çast", - shpjegon Anik.
Disa nga printerët MAXIFY dhe PIXMA MegaTank të Canon kanë ekrane me prekje dhe me ngjyra, të cilët mund t'i personalizoni për të caktuar detyra të shpeshta me një prekje të thjeshtë në ekran. Për printim me letër të zakonshme, materiale profesionale dhe letër fotoje, disa printerë janë të pajisur me disa kaseta dhe sirtarë mbushjeje, gjë e cila kursen kohë dhe përpjekje për ndryshimin e letrës në një sirtar.
5. Dizajn i fokusuar në biznes
"Forever Rose" është një kompani për dhurata të personalizuara, me bazë në Dubai. Te Canon MAXIFY G6040, pronari i "Forever Rose", Ebraheem Al Samadi, gjeti një zgjidhje që i plotësoi nevojën për rezultate vazhdimisht të qëndrueshme me produktivitet të lartë, me uljen e kostove të printimit. "Kemi parë një kursim të dukshëm në kosto në krahasim me printimin me laser që kemi përdorur më parë", - shprehet ai.
"Ne printojmë çdo ditë," - thotë drejtori ndërkombëtar tregtar i kompanisë, Asim Hussain. "Dhe printimi në volume të larta me çmime ekonomike ka qenë një nga pikat kryesore në zgjedhjen e printerit "Canon MegaTank"."
Aspekti ekonomik është vetëm gjysma e punës. Rezultatet cilësore të PIXMA G6040 kanë përmbushur nevojat e kompanisë, klientët e së cilës presin perfeksion në prezantim. Duke qenë se bojërat e cilësisë së lartë me bazë ngjyruesi të PIXMA G6040 japin mundësi për fotografi tejet të arrira dhe natyrale, klientët e "Forever Rose" tani mund të përfshijnë dhe një fotografi personale të printuar në përsosmëri kur dërgojnë dhuratat.
Për komoditet të mëtejshëm, Qendra e printimit Canon për biznese të vogla ofron një sërë informacionesh të përgjithshme dhe studime rastesh, për të pasur ide se si të përcjellësh mesazhin që dëshiron në printim. Përveç kësaj, Canon PosterArtist ju vendos në dispozicion mijëra dizajne të personalizueshme që të krijoni në mënyrë të shpejtë dhe direkte postera, pankarta dhe fletushka me pamje profesionale në zyrë.
Së fundi, printerët MAXIFY dhe PIXMA MegaTank të Canon garantojnë cilësi printimi premium me shpejtësi të lartë printimi, duke i mbajtur të ulëta kostot e përdorimit. Rezultati përfundimtar është që ata mund të përmirësojnë produktivitetin tuaj dhe ta bëjnë biznesin më fitimprurës dhe më efikas.
- Rendimenti i faqeve është vlera e llogaritur bazuar në metodën individuale të Canon për testimin duke përdorur grafikun ISO/IEC 24712 dhe simulimin e printimit të vazhdueshëm me bojën zëvendësuese pas konfigurimit fillestar.
- Shpejtësia e printimit të dokumenteve A4 në letër të zakonshme është matur duke u bazuar në mesataren e ESAT në testit të kategorisë për zyrat të standardit ISO/IEC 24734.
Produktet e lidhura
-
MAXIFY GX1040
Qëndro produktiv në shtëpi me printerin e shpejtë, kompakt, të lehtë në përdorim dhe ekonomik 3-në-1 me depozita boje me rimbushje. -
MAXIFY GX2040
Qëndro produktiv në shtëpi me printerin kompakt dhe ekonomik 4-në-1 me furnizues automatik dokumentesh me 35 fleta. -
MAXIFY GX7040
Përfitoni dokumente me cilësi biznesi çdo ditë me kursime mesatare prej 90% në koston totale të pronësisë kundrejt 10 printerëve më të mirë me laser dhe bojë me këta printerë MegaTank të volumit të lartë me rimbushje. -
MAXIFY GX6040
Përfitoni dokumente me cilësi biznesi çdo ditë me kursime mesatare prej 90% në koston totale të pronësisë kundrejt 10 printerëve më të mirë me laser dhe bojë me këta printerë MegaTank të volumit të lartë me rimbushje. -
PIXMA G6040
Printer me kuti me bojë me rimbushje, me rendiment të lartë, cilësi dhe funksione në kosto të ulët për faqe.