Nxjerrja e portreteve në rrugë

Fotografi Kym Moseley shpjegon rëndësinë e përgatitjes, profesionalizmit dhe printimit kur bëhet fjalë për nxjerrjen e portreteve të njerëzve të rastit.
Një smartfon që tregon programin SELPHY Photo Layout, një printer i bardhë Canon SELPHY Square QX10, një paketë letre printeri dhe disa fotoportrete të printuara janë vendosur në një tavolinë druri, të shkrepura nga lart.

Fotografimi i njerëzve që takoni në rrugë mund të jetë një përvojë e sikletshme, por nuk ka pse të jetë e tillë, thotë anëtari i TikTok dhe fotografi/videografi i njohur, Kym Moseley, i cili ka grumbulluar më shumë se 180 mijë ndjekës në platformën sociale.

Kym nuk është fillestar me portretet në rrugë. Në fakt, afrimi me njerëzit që nuk i ka takuar dhe pyetja nëse mund të nxjerrë portretin e tyre ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në suksesin e tij në internet. Ai vuri re se ndërsa disa njerëz mund të kenë drojë për t'u bërë foto, të tjerët janë të kënaqur kur pyeten dhe me kënaqësi pozojnë për të, veçanërisht nëse ai ofron ta ndajë imazhin me ta më pas, në mënyrë që ata të marrin diçka në këmbim.

Këtu, Kym, i cili përdor një Canon EOS R6, diskuton se si ai zhvilloi besimin për t'iu afruar njerëzve, përfitimet e shfrytëzimit të paparashikueshmërisë dhe vlerën e reagimeve të sinqerta. Ai tregon gjithashtu se si, me ndihmën e një Canon SELPHY Square QX10, është e mundur të shkosh përtej shfaqjes së një fotografie subjekteve në ekranin LCD të kamerës dhe në vend të kësaj t'u prezantosh individëve një printim për të ruajtur përvojën.

Çanta e aksesorëve dhe cilësimet

Një Canon EOS R6 qëndron në kapakun e një kutie të spërkatur me bojë shumëngjyrëshe.

Kur shkrep portrete në rrugë, ylli i TikTok, Kym Moseley, përdor Canon EOS R6 dhe të dy objektivat zmadhues dhe fiksë, duke përfshirë Canon RF 70-200mm F2.8L IS USM dhe Canon RF 16mm F2.8 STM. "Të mos kapësh një pozë sepse nuk ke kompletin e duhur është shumë e dhimbshme për t'u përballuar," - thotë ai.

Shumë fotografë në hapat e parë duan të udhëtojnë lehtë dhe për ta bërë këtë, Kym rekomandon disa nga objektivat e tij të preferuar, si p.sh. Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM dhe Canon RF 24-70mm F2.8L IS USM.

Kym shkrep me një Canon EOS R6, të cilin ai e zgjodhi për aftësitë 4K, shpejtësinë e lartë të shkrehjes dhe fokusimin automatik të shkëlqyeshëm – thelbësor për fotografimin e portreteve. Kur bëhet fjalë për portretet, Kym-it i pëlqen të turbullojë sfondin për të sjellë vëmendjen te subjekti i tij.

"Çfarëdo objektivi që përdor, unë gjithmonë shkoj në rrezen më të afërt të qartësisë dhe e rregulloj pjesën tjetër të cilësimeve në bazë të saj," - shpjegon ai. "Apertura qëndron gjithmonë në f/2.8 ose f/1.8, në varësi të objektivit. Prioriteti tjetër është ISO, të cilën përpiqem ta mbaj në 100 dhe rregulloj shpejtësinë e shkrehësit në përputhje me rrethanat. Në mes të ditës kam ndoshta një shpejtësi shkrehjeje prej 1/2000 sek me ISO100 dhe f/2.8, dhe më pas, ndërsa dita errësohet gjithnjë e më shumë, shpejtësia e shkrehësit bëhet më e ulët."

Për ta përfunduar kompletin e tij për portrete në rrugë, Kym shtoi në çantën modelin portativ Canon SELPHY Square QX10, në mënyrë që të mund të kapte, printonte dhe shpërndante kudo që të ndodhej.

Si të zgjidhni subjektet tuaja

Një burrë me një mjekër të rregulluar, të bardhë, i veshur me një pallto lëkure, syze me ngjyrë dhe një kapelë Tweedy, qëndron ulur në një stol në anën e kamerës.

Kur Kym i dha personit foton e tij të printuar, ai u përgjigj me një: "Mirë. E bukur!" të thjeshtë gjë që e argëtoi Kym. “Më tërhoqi burri për shkak të mjekrës dhe kapelës së tij”, - thotë ai. “Ai thjesht dukej misterioz, sikur të kishte histori për të treguar. Do të doja ta bëja këtë foto bardhezi." Programi Canon SELPHY Photo Layout ju jep mundësinë të konvertoni një foto në bardhezi përpara printimit. Shkrepur në Canon EOS R6 në 51mm, 1/250 sek, f/2.8 dhe ISO1250. © Kym Moseley

Një grua me flokë të gjatë bjonde, e veshur me një pallto të kuqe të ndezur mbi kominoshe të zeza, qëndron pranë një gardhi të zi hekuri, duke parë kamerën.

Kym kujton se fillimisht vuri re kominoshet e kësaj gruaje dhe më pas e vëzhgoi atë teksa po fliste me shoqen e saj. “Ajo dukej shumë fjalamane dhe e gjallë”, - thotë ai. “Ishte interesante të shihje përgjigjen e saj – mund ta kuptoje se ajo nuk po ndihej në më të mirën e saj për foto me kominoshet e punës”. Shkrepur me Canon EOS R6 në 40mm, 1/320 sek, f/2.8 dhe ISO1250. © Kym Moseley

Ecni në çfarëdo qendre qyteti dhe do të vini re menjëherë se ka shumë opsione kur bëhet fjalë për njerëzit për të fotografuar. Çfarëdo që ju tërheq te një person i caktuar është gjëja juaj unike; zgjedhja e një subjekti është tepër subjektive.

Kym fillon duke kërkuar për njerëz që duken se mund të ndalojnë. "Njerëzit që duken qartë se nxitojnë apo që mbajnë kufje, nuk e kalojnë sitën time," - thotë ai. “Nuk dua t’i shqetësoj njerëzit.

"Kur fillova, i provova të gjithë, kështu që kam kuptuar se si duken njerëzit kur ka të ngjarë të ndalojnë," - vazhdon ai. “E dyta është se duhet të kenë një tipar fizik unik. Duhet të më duken mua interesantë – duhet të ketë diçka që dallon. Pashë p.sh. këtë djalin e bardhë me flokë të kuqe stil afro dhe që po i afrohej një peme të gjelbër të errët, dhe thjesht e kisha për detyrë ta ndaloja. E dija që e gjelbra e errët dhe flokët e tij do të dilnin në pah, dhe kisha të drejtë; ajo video mori rreth 300,000 shikime."

Në thelb duhet të gjeni atë që ju intereson. Për Kym kjo "nuk do të thotë tërheqësen e zakonshme; por që duhet të më bëjë të ndjej diçka".

Si t'u afroheni njerëzve të rastit

Një burrë me një xhaketë me model të mrekullueshëm dhe flokë të errët mbledhur topuz qëndron me duart në xhepat e palltos dhe kokën e kthyer anash.

Kym është vazhdimisht në kërkim të mundësive për portret. “Më pëlqeu xhaketa dhe flokët e këtij djali”, - thotë ai. “Ai dukej i afrueshëm dhe, për më tepër, sikur po priste dikë, kështu që nuk mund të thoshte se po nxitonte diku”. Shkrepur në Canon EOS R6 në 70mm, 1/400 sek, f/2.8 dheISO500. © Kym Moseley

Një grua e re me flokë të gjata kafe e veshur me një pardesy të rëndë dhe me kufje të mëdha rreth qafës i buzëqesh me kujdes kamerës.

“Ajo që më bëri të ndaloja ishte sjellja e kësaj vajze”, - thotë Kym. “Ajo dukej shumë e afrueshme dhe supozoj se dukej e turpshme dhe e ndrojtur dhe mua më tërhoqi kjo. Doja ta nxirrja nga guaska e saj." Shkrepur me Canon EOS R6 në 67mm, 1/320 sek, f/2.8 dhe ISO1250. © Kym Moseley

Përpara se t'u afrohet njerëzve, Kym sugjeron të përgatiteni mendërisht duke i thënë vetes: 'Nuk është ndonjë gjë dhe aq e madhe, sa ç'është për ty. Askush nuk mendon se je aq i çuditshëm sa mund të mendosh vetë se u dukesh!"

Pasi identifikon një subjekt të mundshëm, ai zakonisht prezantohet duke thënë: "Përshëndetje, unë jam duke punuar në një projekt që ka të bëjë me fotografimin e njerëzve të rastit. A keni dy minuta për të bërë një portret të shpejtë?"

"Unë e di se kjo shprehje është mënyra më e mirë për të qetësuar dikë menjëherë dhe për t'i ngjallur interesin që t'ju ndihmojnë," - shpjegon ai. “Nëse e ndalon dikë dhe të merret goja, personi e humbet durimin dhe largohet. Nëse jeni të ndrojtur, punoni për ta kamufluar këtë derisa t'ia dilni mbanë. Kështu bëja dhe vetë në fillim, por tani jam shumë më i sigurt. Afrimi me njerëzit vjen më natyrshëm. Nëse janë krah kangjellave u them: "A mund t'jua dërgoj me email fotot në fund", - shton ai.

Si të ndërveproni me subjektet

Një smartfon që tregon programin SELPHY Photo Layout dhe një fotoportret i printuar janë vendosur në një tavolinë druri, të shkrepur nga lart.

Programi Canon SELPHY Photo Layout është i pajtueshëm me printerët portativë Canon SELPHY Square QX10 dhe SELPHY CP1300 ju mundëson të printoni drejtpërdrejt nga smartfoni. Ai gjithashtu ofron opsione të shumta paraqitjeje, kështu që mund të shtoni më shumë se një portret në të njëjtën fletë letre.

Disa fotografë rruge i drejtojnë subjektet e tyre, ndërsa të tjerë preferojnë një qasje më të lirshme. Kym preferon t'i mbajë udhëzimet në minimum. “Përpiqem të mos jap shumë drejtime pasi nuk dua t'i marr dhe shumë kohë dikujt”, - thotë Kym. “Unë jap disa komente, por priren të mos jem shumë specifik. Mund të them, 'le të provojmë diçka tjetër' nëse nuk funksionon, por nuk kërkoj gjëra specifike, si p.sh. 'vendos njërën dorë këtu'. Thjesht i kërkoj dikujt të ecë nga A në B dhe përdor modalitetin në seri, ose bëj dorën grusht dhe i kërkoj personit ta ndjekë në mënyrë që t'i bëj të paraqiten në një mënyrë të caktuar por pa i prekur. Këtë e mësova duke bërë fotografi të dasmave”.

Përshtypja që lini është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe madje mund të sjellë edhe oferta për të ardhmen. Kym kujton se si dikur kapi një punë pasi i ishte afruar një kalimtari të rastit për ta fotografuar. “Një herë ndalova një burrë që kishte veshur një kostum të mrekullueshëm dhe doli se ai kishte biznesin e tij të rrobaqepësisë dhe kishte nevojë për një videograf. Ai më mori dhe të dhënat e mia sepse i pëlqente mënyra si bashkëvepruam gjatë kohës së shkurtër që kaluam së bashku”.

Printimi dhe shpërndarja e fotove

Një SELPHY Square QX10 qëndron në një sipërfaqe prej druri, një printim fotografie që del deri në gjysmë.

Modeli portativ Canon SELPHY Square QX10 vjen me një karikues praktik USB dhe printon foto me përmasa 68 x 68mm me jetëgjatësi dhe ngjyra të pasura dhe vibrante.

Një dorë mban lart një portret të vogël të printuar të një të riu i veshur me një xhaketë me motive që bien në sy me kokën e kthyer anash.

Mund të printoni 20 fletë për karikim të plotë, në mënyrë që nëse subjekti duket i pakënaqur me përpjekjen e parë, mund të provoni gjithmonë përsëri. "Nëse arrij të kuptoj se nuk u pëlqen, shikoj nëse mund të bëjmë një tjetër," - thotë Kym.

Pas shkrepjes së fotos, nuk e dini kurrë se si mund të reagojë dikush. Kym ka pasur rastet e veta të reagimeve pozitive dhe negative. "Unë gjithmonë ua tregoj njerëzve pamjen në ekranin e kamerës së pari dhe do u ofroj t'ua dërgoj foton," - thotë ai. “Madje kërkoj edhe për komente. Gjithçka për mua qëndron te sinqeriteti."

Pasja e SELPHY Square QX10 me vete, i dha një dimension tjetër ndërveprimeve të Kym, sepse mund t'i jepte subjektit të tij diçka për të marrë me vete. "Printeri SELPHY Square QX10 ishte vërtet i shpejtë duke pasur parasysh se po printon një foto," - thotë ai.

Kym e transferoi foton nga EOS R6 në smartfon duke përdorur Wi-Fi e integruar të kamerës dhe më pas e ngarkoi në programin SELPHY Photo Layout për printim. "I gjithë procesi zgjat rreth 60 sekonda," - thotë ai. “Është e mahnitshme të mendosh se jam në gjendje të printoj një imazh me cilësi të mirë pa kabllo apo zyrë, ose pa u kërkuar njerëzve të më takojnë diku më vonë për t'u dhënë një foto”, - thotë ai.

Shpresojmë se teknikat dhe këshillat e Kym ju kanë dhënë besimin për të dalë në terren dhe për të krijuar portretet tuaja të rrugës - fundja, kurrë nuk e dini se çfarë mund të arrini. Mos harroni t'i ndani rezultatet me etiketën #FreeYourStory, duke etiketuar @canonemea.

Shkruar nga Natalya Paul

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

Këshilla për portretin e rrugës

Këshilla më e mirë për portretet e rrugës që tërheqin shikimin, nga fotografi profesionist, Julian Love.

Si t'i shkrepni miqtë tuaj si fotomodele

Fotografja e modës dhe e bukurisë me qëndrim në Londër, Jade Keshia Gordon, ofron 6 këshilla të thjeshta për krijimin e fotografive më elegante në rrjetet sociale.

Objektivi ideal për portrete

Çfarë duhet të merrni parasysh kur zgjidhni një objektiv për fotografi portretesh.

Portretizim i personave queer me ndjenjë

Fotografi jo-binar Louis Painter mbi fotografimin e komunitetit queer.