Nëse i ke tanimë dy kamera profesionale të nivelit të lartë dhe një mori objektivash fiksë, zgjedhja e një kompleti krejt tjetër për një udhëtim mund të befasojë ndonjërin, por për fotografin profesionist dhe përfaqësues nderi të Canon, Martin Bissig, zgjedhja ishte e qartë. Teknologjia e kamerave po zhvillohet vazhdimisht, kështu që nëse ndan ca kohë për të provuar modele të ndryshme mund të zbuloni veçori të reja që mund t'ju ndihmojnë ose të bëni një fillim të goditur nëse jeni fillestar, ose - në rastin e Martin-it - t'ju japin mjete të reja për të punuar si profesionistë.
Me një udhëtim njëmujor të planifikuar në Sri-Lankë, Martin-i i shqyrtoi me kujdes opsionet e kompletit të tij dhe vendosi të provonte Canon EOS R10 me objektivin Canon RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM. Ai zgjodhi APS-C EOS R10 për përmasat e vogla, trupin e lehtë dhe shkrepjen mbresëlënëse në seri - dhe mbeti i kënaqur nga rezultatet. "Kam kapur shumë momente në EOS R10 që nuk do t'i kisha kapur në kamerat e mia më të mëdha, sepse thjesht nuk do t'i kisha marrë me vete," - shpjegon ai.
Këtu, Martin-i ndan foto nga udhëtimi, së bashku me këshilla se si të sillni në shtëpi fotografi të nivelit profesional nga aventurat tuaja.
Si të gjeni avantazhin tuaj me fotografinë e rrugës dhe të udhëtimit
Shikimi i jetës ndryshe
Martin-i fillimisht u interesua për fotografinë gjatë fëmijërisë në Zvicër, duke parë të atin që zhvillonte foto në dhomën e errët të ngritur në shtëpinë e tyre. Fotot e tij u printuan nga një gazetë kur ai ishte vetëm 13 vjeç, dhe tani ai është një nga fotografët më të botuar të sporteve të aksionit në Evropë.
Pavarësisht se ka bërë emër në botën e biçikletave malore, Martin-i e di se aftësitë e mësuara në çdo fushë të fotografisë janë të transferueshme. Mundësitë e udhëtimit i japin atij lirinë për të praktikuar teknika të reja dhe për të provuar kamera dhe objektiva të ndryshëm, pa presionin e afateve që duhen kapur dhe të klientëve që u duhen përmbushur pritshmëritë.
“Më pëlqejnë udhëtimet dhe aventurat, kështu që përpiqem ta përfshij në çdo gjë që bëj”, - thotë ai. “Puna ime komerciale është e fokusuar e gjitha rreth sporteve në natyrë, dhe kur nuk jam duke punuar, përpiqem të shkoj në të paktën dy ekspedita në vit. Ndonjëherë foto nga këto udhëtime do të publikohen nga revistat, por unë mundohem ta veçoj sa më shumë nga puna ime e rregullt”.
Udhëtimi gjithashtu i ofron Martin-it mundësinë të shfrytëzojë njohuritë e përqendrimit fotografik. “Fotografia më bën më të pranishëm”, - shpjegon ai. “Për shembull, mund të mos e kisha parë djaloshin duke qëndruar zbathur mes perimeve në treg nëse nuk do të mendoja të krijoja një kompozim interesant. Fokusimi te detaji më bën më të vetëdijshëm për të gjitha gjërat interesante që ndodhin rreth meje."
Mësimi përmes përvojës
Pjesa më e madhe e punës fotografike të Martin-it zhvillohet në vende me të cilat ai nuk është i familjarizuar, duke shkrepur njerëz që ai nuk i njeh. Kjo kërkon që të jetë spontan, duke shfrytëzuar përvojën e tij shumëvjeçare për ta shkrepur aksionin siç ndodh. “Përpiqem të jem sa më autentik”, - thotë ai.
“Fotografia e udhëtimit orienton qasjen time ndaj punëve komerciale, sepse në të dyja rastet më duhet të mendoj në këmbë”, - vazhdon Martin-i. “Gjithçka vendoset aty për aty. Për shembull, në foton që bëra nga vajza që po ecte përpara autobusit, pashë autobusin të pasqyruar në xham në stacionin e trenit, më pas pashë një grup nxënësish që do të ecnin përpara tij, kështu që thjesht qëndrova për një moment dhe përgatita kompozimin teksa prisja që ata të futeshin në pozë."
Si një fotograf aksioni me përvojë, Martin-i ka mësuar të gjejë çastin e duhur pothuajse gjatë gjithë kohës. Por për fotografët që dëshirojnë të sigurohen që të kapin pozën optimale, Canon EOS R10 ka një modalitet RAW Burst dhe Pre-Shoting. "Nëse nuk mund ta shihni subjektin ose e dini se do të shfaqet papritur nga askund, këto janë mjete kaq të dobishme për t'i pasur," - pohon ai.
EOS R10 ka gjithashtu të njëjtin sistem vetëfokusimi Dual Pixel AF CMOS II që mund të gjendet te Canon EOS R3, EOS R5 dhe EOS R6, si dhe shkrepje mbresëlënëse fps (kuadro në sekondë), çka e bën ideal për shkrepësit e fotove dhe të videos që duan të eksperimentojnë me funksione më të avancuara. "Shkrepja e shpejtë e vazhduar e bën që të duket më shumë si kamerë profesionale se e nivelit mesatar," - thotë Martin-i.
Përhumbja mes turmës
"Kur shkrep për klientët komercialë, përdor dy trupa Canon EOS R5 dhe një sërë objektivash fiksë RF, por kur udhëtoj, përpiqem të jem më i matur me një kamerë më të vogël dhe kjo më ndihmon të lëviz lirshëm përreth," - thotë Martin-i.
"Nuk do të doja të qëndroja në një treg në Sri-Lankë duke mbajtur Canon EOS R5 me objektivin Canon EF 70-200mm f/2.8L USM, sepse do të dukesha shumë si fotograf profesionist në sesion fotografimi. Unë preferoj të përzihem me rrethinat, sepse kjo më mundëson t'i afrohem subjektit pa e trazuar apo ndërhyrë më shumë se ç'duhet."
Ashtu si me EOS R5, EOS R10 përplot me funksione është intuitiv dhe praktik për përdoruesit, me butona instinktivë dhe rrotulla që Martin-i mund t'i përdorte me lehtësi, dhe me shfletim e funksionim të ngjashëm të strukturës së menyve. EOS R10 ka dhe një modalitet Panoramic, i cili bën bashkë një sërë pozash brenda kamerës, të realizuara gjatë rrotullimit të kamerës vertikalisht ose horizontalisht, çka i mundësoi Martin-it "të kapë më shumë nga mjedisi përreth dhe të japë një këndvështrim vërtet këndgjerë".
Rezultate që ia vlejnë të printohen
Kur pesha dhe hapësira përbëjnë shqetësim, përdorimi i smartfonit për fotografim mund të duket si një zgjedhje e arsyeshme, por Martin-i mendon ndryshe. “Unë e përdor smartfonin për fotografi, por përvoja e shkrepjes në kamerë është shumë e ndryshme”, - thotë ai. "Shkrepja me Canon RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM në Sri-Lankë më mundësoi kapjen e pozave që nuk do t'i kisha provuar me smartfon, si për shembull peshkatarët nga bregu, çka u ndihmua më tej nga sensori APS-C ose i prerjes që rrit rrezen maksimale në 240mm (ekuivalente me kuadërplotat) dhe shkrepja në RAW mundësoi më shumë opsione në pasproduksion."
Edhe nëse Martin-i nuk ka ndërmend t'i publikojë pamjet në ndonjë revistë, ai gjithsesi dëshiron që të jenë mjaftueshëm të mira për t'i printuar vetë. "Fotot e kapura në telefon mund të duken mirë në ekranin e telefonit, por sapo bëni t'i printoni ose të krijoni ndonjë album, ato dalin shumë të limituara," - thotë ai.
E njëjta gjë mund të thuhet për videon; EOS R10 ka funksione që e bëjnë përmirësim tërheqës nga pamjet e telefonit për krijuesit e filmave. Mbështetja për video vertikale dhe lidhja Wi-Fi është e integruar, çka e bën të përsosur për krijimin dhe shpërndarjen e postimeve cilësore në rrjetet sociale, dhe regjistrimi me shpejtësi të lartë të kuadrove (60fps në 4K dhe 120fps në 1080p) ju jep më shumë kontroll në pasproduksion .
Siç gjykon Martin-i, sa herë që ka një kamerë në dorë është i pranishëm dhe mëson. Udhëtimi në Sri-Lankë i dha një mundësi fantastike për të praktikuar aftësitë e veta, por një shëtitje në një park të zonës ose ndonjë udhëtim në plazh mund t'ju ofrojë po ashtu të njëjtat mundësi. Nëse kërkoni të zhvilloni aftësitë si fotografë, mësoni diçka nga libri i Martin-it: gjeni një subjekt që paraqet interes, zgjidhni kompletin që nuk ju limiton dhe shkrepni.
Shkruar nga Matthew Bowen
Produktet e lidhura
-
EOS R10
Kryeni hapat tuaja të radhës në fotografi dhe video me një kamerë pa pasqyra EOS R System të krijuar rreth një sensori madhësie APS-C. -
RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM
Një objektiv zmadhues standard APS-C për serinë EOS R - që është ideal për situatat e përditshmërisë, si p.sh. familjen, stilin e jetesës, portretet dhe pushimet. -
RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM
Një objektiv zmadhues EOS R-series APS-C i gjerë deri në telefoto që është ideal për udhëtime, faunën e egër, sportin dhe stilin e jetesës.
Artikujt e lidhur
Sfida e lenteve për fotografi rruge
Përse Canon RF 28 mm F2.8 STM është një element i domosdoshëm në çantën e pajisjeve për fotografi rruge.
Këshilla për shkrepje në kushte ekstreme të motit
Që nga mbrojtja e pajisjeve deri te kujdesi për veten, ja këshillat dhe marifetet tona kryesore për përvetësimin e fotografisë në kushte ekstreme të motit.
10 këshilla fotografie për udhëtime
Fotografja dhe blogere, Diana Millos, ndan këshillat e saj kryesore për foto të arrira të udhëtimeve.
Fotografia e ndërgjegjshme e udhëtimit
Çfarë duhet të keni parasysh kur fotografoni kultura dhe komunitete që nuk janë tuajat.