“Kompleti ishte aq kompakt dhe peshëlehtë sa mund të shkoja më tej, të ecja në terrene më vështira dhe të vazhdoja për më gjatë pa u rënduar”, - thotë Verity.
Fotografja e nderuar me çmime, Verity Milligan, është e pasionuar për shkrepjen e peizazheve. Ajo shpesh ngrihet para lindjes së diellit, për t'u endur në natyrë. “Jam një adhuruese e madhe e mëngjeseve dhe në veçanti e mëngjeseve me mjegull”, - thotë ajo. “Janë shumë atmosferikë. Më pëlqen të dal para agimit dhe të filloj të shkrep në 'orën blu' kur dielli është ende nën horizont."
Verity ka një gamë të lakmueshme kamerash Canon dhe objektivash të serisë L në çantën e saj, por për të demonstruar se çfarë është e mundur me vetëm një palë objektiva kompaktë e peshëlehtë, ajo pranoi sfidën e shkrepjes së peizazheve nga këndvështrime të ndryshme me vetëm një objektiv zmadhues dhe një fiks – Canon RF 15-30mm F4.5-6.3 IS STM dhe RF 24mm F1.8 MACRO IS STM – në zonën e bukur të Lake District në Cumbria, Angli.
"Cilësia dhe rendimenti i këtyre objektivave më ekonomikë është përmirësuar ndjeshëm që kur fillova të merrem me fotografinë," - thotë Verity. “Xhami është shumë i mirë dhe të dy objektivat janë vërtet reagues. Megjithatë, ajo që më pëlqeu më shumë është se sa të vegjël dhe të menaxhueshëm janë. Unë thjesht mund të marr një kamerë dhe këta dy objektiva dhe të endem peizazheve."