Matt e ka ditën të zënë me punë. Ai xhiron, editon dhe krijon gjithçka vetë, kështu që i duhet një kamerë që është e lehtë për t’u përdorur dhe nuk e ngadalëson në punë. "Me siguri jam duke xhiruar 10 deri në 15 video në muaj në këtë moment, duke përfshirë tri video 10-minutëshe për shkollën time të pjekjes në internet dhe dy video në javë në Instagram dhe TikTok. Dhe pastaj ka histori në Instagram që po i xhiroj çdo ditë. ”
Ne e sfiduam bukëpjekësin autodidakt dhe yllin e rrjeteve sociale, Matt Adlard, ta vinte EOS M50 Mark II në ritmin e tij gjatë një filmimi plot gjallëri. Ashtu si shumë krijues përmbajtjesh, Matt e nisi filmimin në një smartphone përpara se të kalonte në një aparat fotografik, dhe më pas të kalonte te Canon EOS 70D (tani i pasuar nga Canon EOS 90D). EOS M50 Mark II i ka dhënë atij një shije të cilësisë dhe komoditetit që ofrojnë kamerat pa pasqyrë EOS M.
VIDEOBLOGIMI
Receta për sukses: bukëpjekësi i famshëm, Matt Adlard, vë në provë Canon EOS M50 Mark II
Një dizajn portativ
Canon EOS M50 Mark II përfshin një mori karakteristikash që e bëjnë videoblogimin më të thjeshtë, duke përfshirë AF me pikasje të syve për autoportrete të mprehta, që funksionon në filma dhe modalitetin servo, dhe një jetëgjatësi më të madhe të baterisë krahasuar me Canon EOS M50. "Është gjithashtu shumë praktike dhe e lehtë", thotë Matt. "Kjo është e rëndësishme për mua, sepse jam gjithmonë duke lëvizur kamerën, duke e hequr nga ndonjë litar, duke i ndërruar pozicionet, duke e rrotulluar etj."
"Edhe ekrani këndndryshueshëm i EOS M50 Mark II është një hap përpara teknologjikisht për mua," - vazhdon ai. "Kur jam duke bërë përmbajtje nga lart poshtë në telefonin tim për shembull, nuk mund ta shoh ekranin. Kështu që në të vërtetë nuk e di nëse jam duke marrë pozën që më duhet. Por me EOS M50 Mark II, mund ta kthej ekranin nga ana tjetër, mund ta shikoj ushqimin poshtë meje dhe në të vërtetë të kontrolloj nëse ajo që po shkrep është e saktë. "
Karakteristika që kursejnë kohë
Kohët e fundit, Matt ka përdorur një Canon EOS 70D me një kit objektivi dhe një smartfon për të regjistruar videot e tij. "Unë përdor telefonin tim në një stendë mbi ushqimin që të mund t'i nxjerr pamjet nga lart-poshtë, dhe EOS 70D në krah. Përfundoj duke u marrë me filmimet në Adobe® Premiere® Pro sepse klipet vijnë me orientime të ndryshme: peizazh nga kamera ime e Canon dhe portret nga telefoni. Kështu që më duhet të rrotulloj dhe rregulloj madhësitë e videove, gjë që nganjëherë mund të shkaktojë pikselizimin e tyre.
"Megjithatë, EOS M50 Mark II e zbulon automatikisht kur jeni duke regjistruar video vertikalisht. Pra, kur transferoni skedarët, ato janë automatikisht në portret dhe jo në peizazh, gjë që është ideale për Instagram Stories, IGTV dhe TikTok. Do të thosha se rreth 60% e përmbajtjes sime është video vertikale këtyre ditëve, kështu që ky opsion më kursen vërtet kohë. "
Një tjetër nga veçoritë e kursimit të kohës të EOS M50 Mark II që Matt mirëpret është aftësia për të transferuar foto dhe video drejt image.canon ose drejt aplikacionit Canon Camera Connect. "Kjo është fantastike për rastet kur jam duke shkrepur jashtë apo në udhëtime, pasi bën që të mos më duhet ta marr laptopin me vete. Thjesht mund të lidhem me aplikacionin Camera Connect në telefonin tim dhe të ngarkoj drejtpërdrejt nëpër rrjetet sociale".
Transmetimi direkt në "YouTube"
Matt fillimisht pati sukses në YouTube, por me rritjen në Instagram dhe TikTok dhe me nisjen e kurseve të tij në internet "Bake it Better" atij i është dashur të shkëputet për ca kohë nga platforma e shpërndarjes së videove, por EOS M50 Mark II ia ka sjellë sërish vëmendjen në këtë platformë. "Mendoj se u futa në mendësinë e krijimit të përmbajtjes për hir të marrjes së shikimeve, përkundër krijimit të përmbajtjes që më pëlqente të bëja vetë," - pranon ai. "Është diçka që patjetër do t'i hedh një sy sërish sidoqoftë, tani që kam bërë një shkëputje prej saj."
Një tipar i EOS M50 Mark II që ndihmon drejt kësaj është aftësia e kamerës për të transmetuar drejtpërdrejt në YouTube* në çdo rrjet të lidhur me internetin. "Ne e provuam duke e lidhur me OBS (Open Broadcaster Software®), që është programi që përdorim, dhe ishte vërtet argëtuese," - thotë Matt. "Tani e kam si përvojë, është diçka që do të doja ta bëja më shumë - veçanërisht me kursin tim të pjekjes, ku ne mund të bënim pjekje në transmetim të drejtpërdrejtë. Duke parë se sa e lehtë dhe e shpejtë ishte të vendosje kamerën për transmetim të drejtpërdrejtë, me të vërtetë të jep inkurajimin për ta bërë megjithëmend".
"Hyrja e mikrofonit do të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e cilësisë së zërit për transmetim të drejtpërdrejtë ose videoblogim," - thotë ai. "Shtimi i zërave në përmbajtjen time është i rëndësishëm për mua tani, kështu që mundësia për të futur një mikrofon duke regjistruar një zë që nuk bën jehonë e stakato është me të vërtetë e rëndësishme."
I lehtë për t'u përdorur
Matt e përshkruan veten si një "rishtar i vërtetë kur bëhet fjalë për kamerat, por thotë se EOS M50 Mark II është shumë intuitiv në përdorim. "Për dikë si unë që nuk ecën doemos sipas manualit, mund të lëvizni lehtë nëpër kamerë për shkak të mënyrës së paraqitjes së menysë me imazhe dhe kontrolleve të ekranit me prekje. Opsioni i vetëkohëmatësit të filmit ishte gjithashtu i dobishëm, pasi unë me të vërtetë mund të përgatitesha para se të filloja me regjistrimin e videos.
Matt pranon: "Unë vërtet që nuk i kuptoj cilësimet si apertura apo ISO, por EOS M50 Mark II ka një modalitet skene ushqimi që automatikisht e kupton që subjekti është ushqim dhe më pas rregullon ngjyrat dhe të gjitha cilësimet", - vazhdon ai. "Kjo do të thotë që mund t'ia nis drejtpërdrejt nga regjistrimi dhe e di që përmbajtja do të dalë e mrekullueshme."
"Ka kaq shumë njerëz që krijojnë përmbajtje tani, kështu që mendoj se mund ta dalloni veten duke rritur me të vërtetë cilësinë e figurës. Mundësia për të shkrepur në 4K dhe për të shtuar një makroobjektiv në kamerë në mënyrë që të merrni pamje nga afër me detaje dhe strukturë [është fantastike]. Mendoj se do të më ndihmojë të dallohem pak më shumë nga të gjithë të tjerët".
Shkruar nga Marcus Hawkins
* Kërkon një rrjet me valë të lidhur në internet me një shpejtësi prej të paktën 6MBs, plus një llogari në YouTube me të paktën 1000 abonentë dhe një llogari në image.canon.
Produkte të ngjashme
-
Audio
Stereo Microphone DM-E100
Shkrepni me lehtësi audio të jashtëzakonshme falë mikrofonit të vogël stereo që është gjithnjë gati për regjistrim. -
Trekëmbëshi
Tripod Grip HG-100TBR
Shkrepni për më gjatë me më shumë stabilitet dhe fleksibilitet krijues falë morsës së këtij stativi unik me telekomandë të heqshme. -
Kamerat pa pasqyra
EOS R50
Krijoni përmbajtjen më tërheqëse me këtë kamerë EOS R pa pasqyrë, nga fotot e mprehta deri te filmat 4K dhe transmetimet e drejtpërdrejta. Të gjitha në një pajisje të dedikuar.