"Kamerat e Canon si p.sh. modeli im Canon EOS R5, si dhe modelet më ekonomike si p.sh. Canon EOS M50 Mark II, Canon EOS 850D dhe Canon EOS RP, kanë vetëfokusim Dual Pixel CMOS që punon më së miri për filmime, si dhe ju mundëson të kaloni shtruar nga njëra zonë në kuadër tek tjetra. Ato ofrojnë dhe Movie Servo AF, që mund të gjurmojë vazhdimisht subjektet në lëvizje brenda kuadrit.”
Por, Joel-i thekson se çdo teknikë që përdorni duhet ta përmirësojë historinë. "Mos përdorni kurrë një teknikë që është aty thjesht për të qenë. Nëse kërkoni të tërhiqni vëmendjen e shikuesit mbi diçka specifike, fokusi është një nga gjërat që ka më shumë rëndësi. Për peshkatarin mund të doni të fokusoheni tek një peshk në rrjetë, mandej kalojeni pikën e fokusit te fytyra e peshkatarit për të treguar reagimin.”
Kur jeni në hapat e parë, Joel-i rekomandon t’i merrni dorën përdorimit të aperturës për të krijuar efekte të ndryshme kinematike. "Së bashku me ndriçimin dhe ekspozimin, apertura komandon thellësinë e qartësisë. Aperturat e gjera [shifrat e ulëta të f] mund të ndihmojnë ta fokusoni vëmendjen te subjekti duke e nxjerrë sfondin jashtë fokusit," - shpjegon ai. "Aperturat e ngushta ju japin një thellësi të madhe qartësie kur ju duhet t’i mbani të qarta edhe objektet në afërsi, edhe ato në largësi.
"Kur vjen puna te shpejtësitë e shkrehësit, idealja është zakonisht e kundërta e dyfishit të shpejtësisë së kuadrove. Pra, nëse shkrepni në 25 kuadro në sekondë, më mirë të synoni për shpejtësi shkrehësi prej 1/50. Nëse përdorni një shpejtësi më të lartë shkrehësi, sendet në lëvizje duken si të paqëndrueshme dhe jo me lëvizje të shtruar. Nëse shkrepni në ndriçim të fortë, do t’ju duhet të jepni një shpejtësi mjaftueshëm të ulët të shkrehësit me aperturën që doni të përdorni dhe të vendosni një filtër ND (dendësi neutrale) në objektiv. Në kushte të errëta, përdorimi i shpejtësisë më të ulët të shkrehësit mund të japë gjithashtu rezultat, pasi përmirëson turbullimin e lëvizjes dhe eviton nevojën e përdorimit të ISO së lartë që do të përkeqësonte cilësinë e figurës.”