Kërcimtarët, Max Kion dhe Dottz Brown, e pritën më emocion daljen në fotografimin krijues energjik me Canon Zoemini S2. Dyshja ishte mes të parëve që e provuan dhe që konstatuan se ishte mjeti optimal për krijime në lëvizje.
Ku ju shpie ritmi i jetës suaj? Qoftë nëse kërceni në rrugë apo nëse dilni jashtë qytetit, shkrepni e printoni historitë tuaja unike teksa eksploroni botën me Canon Zoemini S2. Ky fotoprinter 2-në-1 në madhësi xhepi është projektuar për përdorim me aplikacionin Canon Mini Print dhe u mundëson krijuesve të përmbajtjeve të shkrepin e printojnë së bashku në një pajisje të vetme.
Falë kamerës praktike 8MP, teknologjisë ZINK™ dhe mundësisë për të ruajtur foto në kartë Micro SD për më vonë, Canon Zoemini S2 është mjeti ideal për krijimtarët që mezi presin të shprehin vetveten në moment, ashtu siç e kuptuan dhe kërcimtarët Max Kion dhe Dottz Brown kur e morën kamerën-printer të çastit me vete për një stërvitje në ambientet e magazinës.