VIDEOBLOGIMI

Kalojeni krijimin tuaj të përmbajtjeve në tjetër nivel me Canon EOS R50

Nga moda dhe ushqimi te fitnesi dhe stili i jetesës, katër influencerë profili të lartë zbulojnë se si regjistrimi dhe shpërndarja e historive me Canon EOS R50 ka përmirësuar përmbajtjen e tyre në rrjetet sociale.
Influencerja e rrjeteve sociale, Fatou N'Diaye, veshur me një pallto ngjyrë kafe me gëzof, ulet dhe buzëqesh përpara një kamere Canon EOS R50 në një stativ.

Krijimi i përmbajtjeve është më konkurrues se kurrë, dhe nëse jeni duke krijuar videobloge ushqimore me ritme të shpejta apo filma frymëzues fitnesi, vjen një çast kur ia vlen të mendoni nëse mund ta përmirësoni videon me një kamerë që ofron rendiment, funksione dhe cilësi më të lartë figure.

Këtu hyn dhe Canon EOS R50. Një kamerë pa pasqyra e nivelit fillestar në EOS R System të Canon, me sensor rezolucioni të lartë 24.2MP, modalitete të avancuara automatike dhe një ndërfaqe intuitive që e bën ideale për krijuesit aspirantë të përmbajtjeve dhe influencerët e rrjeteve sociale.

Ka kaq shumë mënyra se si EOS R50 thjeshton krijimin e përmbajtjes, nga projektimi kompakt dhe portativ deri tek ekrani i qartë me prekje dhe rrotullim, duke e bërë ideale për vetëxhirime dhe transmetime të drejtpërdrejta.

Katër krijues dinamikë përmbajtjesh nga Britania, Franca dhe Gjermania kanë përdorur Canon EOS R50 për të regjistruar pasionet që kanë më për zemër. Ata tregojnë histori të ndryshme, por të gjithë kanë qenë në gjendje ta përmirësojnë përmbajtjen e tyre me këtë kamerë të fuqishme APS-C.

Lexoni më tej për të mësuar se si EOS R50 e bën shkrepjen dhe shpërndarjen e përmbajtjes më të lehtë, më të shpejtë dhe më të mirë se kurrë.

Fatou N'Diaye: një fotografim mode në Paris

Krijuesja e përmbajtjeve, Fatou N'Diaye, qëndron në një rrugë me ndriçim të dobët duke mbajtur një Canon EOS R50 në fytyrë dhe duke parë në inkuadrues.

Canon EOS R50 është një performues i shkëlqyer në dritë të ulët, me fokus automatik që funksionon deri në -4 EV për të siguruar që krijimi i përmbajtjes gjatë natës ose në një ambient të errët të jetë ende i mprehtë.

Një portret i realizuar në një Canon EOS R50 të krijueses së përmbajtjeve, Fatou N'Diaye, me një pallto, shall shumëngjyrësh dhe syze dielli trekëndore.

Komandat e Canon EOS R50 janë ideale për fillestarët, duke përfshirë një ndërrim të shpejtë midis fotove dhe videove dhe menytë e drejtuara në ekranin me prekje. Fatou ka përdorur DSLR të avancuara dhe kamera hibride Canon, por u tërhoq nga thjeshtësia e EOS R50. “Më pëlqeu që në foton e parë që bëra”, - thotë ajo. “Gjithçka është aty. Është një kamerë që do t'ju bëjë ta doni fotografinë." Shkrepur në Canon EOS R50 me objektiv Canon RF 50mm F1.8 STM në 1/200 sek, f/2.8 dhe ISO200.

Blogerja e bukurisë me qëndrim në Paris, Fatou, u apasionua pas fotografisë kur ishte e re, teksa shikonte të atin e saj që e merrte kamerën Canon kudo me vete. Në vitin 2007, ajo nisi blogun Black Beauty Bag për të folur për modën, veçanërisht për gratë e zeza, dhe tani ndan fotot e saj me më shumë se 150 mijë ndjekës në @blackbeautybag. “Për mua moda dhe fotografia shkojnë dora-dorës”, - thotë ajo.

Fatou udhëtoi nëpër Paris duke përdorur Canon EOS R50 për të shkrepur veten me biçikletë, në pazar dhe duke filmuar veshje, ndërsa fotostabilizimi digjital filmik (IS) i kamerës ruante mprehtësinë e filmimeve dhe ekranin fleksibël rrotullues me 1.62M pika e bënte vetëfotografimin të lehtë. "Mund ta rregulloni vetëfokusimin duke prekur subjektin në ekranin me prekje," - thotë Fatou. Kamera më pas do t'ju gjurmojë vetiu juve ose cilindo subjekt të zgjedhur.

Fatou thotë se i pëlqyen përmasat e EOS R50. “Nuk e prisja që një kamerë kaq e vogël të kishte aftësitë e një DSLR të madhe,” - vazhdon ajo. "EOS R50 ju mundëson të zgjidhni stile të ndryshme fotografie nga modaliteti automatik i grupimit krijues."

Ashtu si me smartfonat, EOS R50 vjen me profile dhe filtra, dhe modaliteti i grupimit krijues zbaton automatikisht katër efekte të ndryshme krijuese për çdo pamje që realizoni, ndaj mund të zgjidhni pamjen tuaj të preferuar.

Megjithëse Fatou nuk është e re në fotografi, ajo vuri re se këto mjete ia përshpejtuan procesin e punës. “Për dikë që nuk di shumë për fotografinë, EOS R50 është zgjedhja e duhur”, - përfundon ajo.

Elena Bulkowski: një ditë në jetën e një influencereje fitnesi

Një pamje e nxjerrë me Canon EOS R50 nga krijuesja e përmbajtjeve, Elena Bulkowski, duke rendur nëpër një fushë drejt kamerës e veshur me një bluzë korale dhe gete të zeza.

EOS R50 përmban të njëjtin sistem vetëfokusimi automatik si Canon EOS R10, i cili i mundësoi Elena-s t'i mbante pamjet të qarta. “Sa herë që dal për një vrap të shpejtë ose stërvitje, nuk kam pse të shqetësohem se mos jam jashtë fokusit, pasi kamera më gjurmon automatikisht”, - thotë ajo. Shkrepur në Canon EOS R50 me objektiv Canon RF-S 55-210mm F5-7.1 IS STM në 77mm, 1/500 sek, f/7.1 dhe ISO100.

Influencerja e stilit të jetesës dhe e fitnesit, Elena Bulkowski, qëndron në një tryezë duke ngrënë një tas me drithëra, me një Canon EOS R50 në një dorezë stativi para saj, me ekranin me prekje të kthyer lart.

Përmasat kompakte të EOS R50 rezultuan ideale për krijuesit e përmbajtjeve që janë gjithmonë në lëvizje. “Ngrihem, bëj mëngjesin, publikoj një video recete, pastaj e hedh në çantën time të shpinës dhe dal për shëtitje”, - shpjegon Elena. "Përshtatet më së miri me fluksin tim të punës, sepse mund ta marr kudo."

Elena, e fokusuar në fitnes, hapi @trainhard_eatwell në vitin 2014 pasi u transferua në Shtutgart, Gjermani dhe vuri re se nuk kishte asnjë klub sportiv aty pranë. Ajo ndan pasionin e saj për lëvizjen në internet, duke motivuar ndjekësit e saj me receta të shëndetshme dhe video stërvitore – si dhe ka nevojë për një kamerë që mund ta ndjekë në ritëm.

Shpejtësia e shkrepjes së vazhdueshme 12fps e Canon EOS R50 dhe videoja e ngadalësuar 120p janë ideale për përmbajtjen me ritëm të shpejtë të Elena-s. Sistemi i vetëfokusimit Dual Pixel CMOS AF II e gjurmoi Elena-n gjatë stërvitjeve të saj dhe e mbajti në fokus të mprehtë. "Videot e mia të vrapimit janë kaq fluide," - thotë ajo. "Unë bëj shumë përmbajtje sportive dhe ajo që është e mrekullueshme është se vetëfokusimi të ndjek gjatë ushtrimeve."

Duke ardhur nga puna me smartfon, EOS R50 iu duk intuitiv për t'u përdorur. "Është kaq e lehtë të kalosh midis modalitetit të videos dhe fotos," - vazhdon ajo.

EOS R50 vjen gjithashtu me 14 modalitete skene për fotografi, duke i konfiguruar automatikisht cilësimet për situata si autoportrete dhe sporte, së bashku me gjashtë modalitete filmimi.

Martyn Odell: receta për një revolucion ushqimor

Influenceri i ushqimit, Martyn Odell, mbështetet mbi një banak kuzhine me Canon EOS R50, duke rregulluar objektivin për të filmuar një pjatë me ushqim.

Influenceri i ushqimit, Martyn, ka krijuar përmbajtje të ndryshme me Canon EOS R50, falë gamës së tij të gjerë të objektivave të pajtueshëm RF dhe RF-S. "Objektivat e këmbyeshëm më lejojnë të luaj me gjatësi të ndryshme fokale," - thotë ai. "Është e pabesueshme të jesh në gjendje të përdorësh një objektiv këndgjerë për të kapur gjithçka kur jam duke filmuar, pastaj të kalosh në një 50 mm për fotografimin e ushqimit."

Një Canon EOS R50 e vendosur vertikalisht në një stativ me një unazë drite dhe mikrofon. Ekrani rrotullues me prekje tregon influencerin e ushqimit, Martyn Odell, duke mbajtur një qepë të kuqe.

Filmi i ri i EOS R50 për modalitetin demonstrues nga afër ishte i përsosur për paraqitjen e pjesëve në kamerë. “Pasi mbaj një përbërës, fokusi kthehet drejt e në fytyrën time, çka është pikërisht ajo që më nevojitet”, - thotë Martyn.

Duke publikuar si @lagomchef, videot e Martyn në TikTok i mësojnë njerëzit se si të reduktojnë mbeturinat ushqimore dhe të argëtohen në kuzhinë. Me një diplomë fotografie dhe përvojë me DSLR, Martyn ka përdorur një smartfon për krijimin spontan të përmbajtjes, por u mahnit nga aftësia e EOS R50 për të shkrepur video 4K 30p, si dhe 120p Full HD.

"Cilësia me prekjen e një butoni është kaq e rëndësishme për mua sepse përmbajtja ime është shumë e paplanifikuar," - thotë Martyn. “Por e di që mund të marr kamerën, të shtyp regjistrimin dhe të nxjerr menjëherë pamje të bukura 4K. Aftësia për të filmuar me lëvizje të ngadalësuar ka shtuar gjithashtu një dinamikë të re në përmbajtjen time ushqimore."

Modalitetet praktike të shkrepjes të Canon EOS R50 e ndihmuan gjithashtu me fotot e ushqimit nga afër. "Një nga funksionet e arrira është grupimi i fokusit, që ju mundëson të nxirrni shumë lehtë makrofoto, duke zgjedhur rrezen e duhur të qartësisë."

Falë komandimit të kamerës me Bluetooth të EOS R50 dhe lidhjes me valë, Martyn-i mund të postojë menjëherë përmbajtje në kanalet e tij sociale. "Është vërtet e lehtë të dërgosh foto dhe video nga EOS R50 në telefon nëpërmjet programit Canon Camera Connect, i cili të mundëson të vendosësh përmbajtjen në internet sapo regjistrohet," - thotë ai.

Zeena Shah: thjeshtimi i frymëzimit të dizajnit

Krijuesja e përmbajtjeve, Zeena Shah, duke fotografuar një tryezë të dekoruar më së miri me një kamerë Canon EOS R50.

Si dikush jo veçanërisht e aftë me teknologjinë, EOS R50 ka qenë vërtet e lehtë dhe tejet intuitive për t'u përdorur", - thotë Zeena. “Të jesh në gjendje të bësh foto dhe t'i shfaqësh automatikisht në telefonin disa sekonda më vonë është e pabesueshme. Kjo të kursen shumë kohë."

Një portret i realizuar në një Canon EOS R50 të influenceres së stilit Zeena Shah e veshur me një xhup rozë dhe kapelë blu. Ajo qëndron përballë një muri me bojë të bardhë duke qeshur.

Stili është shumë i rëndësishëm për Zeena-n, kështu që aftësia për ta marrë EOS R50 në çantë nga shtëpia në studio është një avantazh i madh. "E kam me vete kudo dhe më ndihmon vërtet të bëj një hap përpara në cilësi," - thotë ajo. “Më duket sikur jam fotografe e mirëfilltë dhe të bësh fotografi me të vërtetë me cilësi të lartë është një gëzim”. Shkrepur në Canon EOS R50 me objektiv Canon RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM në 18mm, 1/500 sek, f/9 dhe ISO160.

Zeena (@heartzeena) me qëndrim në Londër është një disenjatore, stiliste, prezantuese dhe autore që ka rizbuluar artin shekullor të punës me motive mermeri gjatë kufizimit të lëvizjes. Pasi e kapi fillimisht mjeshtërinë e saj në një smartfon, ajo po kërkonte një nivel më të lartë në cilësi.

Pamjet e sakta dhe të mprehta të EOS R50 kënaqën syrin artistik të Zeena-s për tone dhe detaje të ndritshme. "Ngjyra është shumë e bukur," thotë ajo. "Është kaq besnike ndaj reales dhe është kaq e bukur teksa ndan definicionin e lartë dhe fortësinë e bukur të ngjyrave me audiencën."

Grupimi krijues ju mundëson modifikime të shumta për çdo pamje, çka i mundësoi Zeena-s t'i dërgonte përmbajtjet e saj direkt në rrjetet sociale. "Filtrat e gatshme bëjnë të mundur publikimin e pamjeve në çast," - shpjegon ajo.

Mbi të gjitha, Zeena-s i pëlqeu përdorimi i funksionit të ngadalësimit të lëvizjes tek EOS R50 për të kapur efektin magjepsës të bojërave të përdredhura në videot e saj me motive mermeri. "Është e vetmja gjë që i mungonte përmbajtjes së telefonit tim," - vazhdon ajo. "Grupimi i fokusit tek EOS R50 është gjithashtu shumë i këndshëm. Ai kombinon pamje së bashku për të shtuar një rreze qartësie vërtet të bukur që nuk do të mund ta kapja në asnjë mënyrë tjetër."

Avantazhet e EOS R50 për krijuesit e përmbajtjeve

Talented creators put Canon EOS R50 through its paces

Pavarësisht nëse dëshironi funksione gjurmimi të fytyrës dhe vetëfokusimi, modalitete intuitive fotografimi, një ekran rrotullues me prekje për të kontrolluar kompozimin dhe cilësimet tuaja, cilësi të detajuar dhe vibrante figure apo akses në gamën fleksibël të objektivave që mund të ofrojë një kamerë e EOS R System, EOS R50 është shoqëruesi ideal për krijimin e përmbajtjeve mahnitëse për t'u ndarë si me shoqërinë, ashtu edhe me audiencën tuaj.


Shkruar nga Lauren Scott

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

  • FOTOGRAFIA

    EOS R50 apo EOS R10

    Ne krahasojmë veçoritë kryesore dhe projektimin e dy kamerave EOS R System APS-C.

  • VIDEO

    Këshilla për të përmirësuar videot tuaja sociale

    Katër krijues diskutojnë se çfarë e bën përmbajtjen të arrirë dhe si të dallohet në internet.

  • VIDEO

    Si të bëni video ushqimesh me cilësi të lartë si profesionist

    Jessie Bakes Cakes ka grumbulluar më shumë se 100 mijë ndjekës me videot e saj mahnitëse të ushqimeve. Këtu ajo shpjegon se si të bëheni mjeshtër të videografisë së ushqimeve.

  • VIDEOBLOGIMI

    Si të bëheni videoblogues

    Hidhni hapat e parë dhe krijoni videoblogë cilësorë me këshillat tona të videoblogimit për fillestarë.