Përse PowerShot G7 X Mark III është kamera më e mirë kompakte e Canon për përmbajtje krijuese

Zbuloni se si kamera transmetuese në 4k dhe në madhësi xhepi mund të çlirojë krijimtarinë tuaj dhe të bëhet më së miri pjesë e përditshmërisë suaj.
Një grua duke konfiguruar Canon PowerShot G7 X Mark III në krah të laptopit të saj për të filmuar një kurs joge nga dhoma e saj e ndenjjes.

Cilado qoftë përmbajtja që ju pëlqen të krijoni, shprehja e vetvetes kërkon mjete që mund t'ju ndihmojnë të çlironi dellin krijues në jetën e përditshme. Canon PowerShot G7 X Mark III vjen me video 4K, një sensor 20.1MP dhe ekran me prekje me kthim lart në trupin e vet kompakt, duke e bërë shoqëruesin ideal krijues.

Qoftë nëse jeni videobloger, instruktor joge, punonjës zyre, prind apo muzikant, kjo kamerë në madhësi xhepi mund të përdoret si kamerë interneti për videotelefonata dhe transmetim të drejtpërdrejtë me valë, deri në regjistrimin e aventurave në natyrë, videoditarëve dhe pozave nga pushimet. Me portativitet, një kënd të gjerë praktik 24mm, objektiv zmadhues 4.2x, sistem të avancuar fotostabilizimi për poza pa lëkundje, teknologji të integruar dhe intuitive e praktike në thelb, Canon PowerShot G7 X Mark III ju ndihmon të shkrepni dhe të ndani momentet që kanë rëndësi.

Këtu, tre krijues përmbajtjesh – një instruktore joge nga interneti dhe figurë e rrjeteve sociale, Sarah Malcolm, videoblogerja dhe ekspertja e albumeve, Mei-Ying Chow, si dhe videografi dhe fotografi, Jamie James – ndajnë përvojat e tyre se si i ndihmon kjo kamerë të komunikojnë punën, jetë dhe artin e tyre në internet.

Mei-Ying Chow

Videblogon krijimet e saj të punëdores

Një Canon PowerShot G7 X Mark III në një syprinë tryeze me një SELPHY Square QX10 dhe një album.

Mei-Ying Chow është një studente e vitit të fundit e Ekonomisë në King's College të Londrës me 90,000 abonentë në YouTube. Ajo është eksperte albumesh që ka krijuar markën e saj gjatë shtatë viteve të fundit me videoblogime ditore në rrjetet sociale dhe përdor PowerShot G7 X Mark III për të dokumentuar jetën e saj si studente dhe krijimet e saj të punëdores.

"Kam punuar albume në kanalin tim për pesë a gjashtë vitet e fundit dhe kam mbajtur gjithnjë një ditar," - thotë Mei-Ying. "Për këtë pozë, krijova një faqe për diplomimin e motrës sime, që u bë në 2018. Duke qenë se nuk do ta bëj diplomimin tim sivjet, pasi është shtyrë, mendova të shfrytëzoj më së miri të sajin."

Një kamerë Canon PowerShot G7 X Mark III duke drejtuar drejt një stativi filmon një gruar që po bën punëdore me një faqe albumi mbi një shtrat.

Mei-Ying e filmoi procesin e saj me krijimin e albumeve me poza nga lart dhe plane nga afër të shkrepura me G7 X Mark III, kombinuar me printime të bukura nga printeri SELPHY Square QX10 përmes smartfonit të saj.

Një grua që shkrep një foto të një albumi nga lart me një kamerë Canon PowerShot G7 X Mark III.

Videoblogerja, Mei-Ying Chow u mahnit me aftësitë e fotostabilizimit të G7 X Mark III pasi i pëlqen të shkrepë dorazi.

"Ekrani me prekje i G7 X Mark III e bën më të lehtë kur filmoj plane të afërta pasi vetëfokusimi është shumë i shpejtë kur e prek dhe mbahet më lehtë," - thotë Mei-Ying. Ajo ia atribuon Canon Tripod Grip HG-100TBR meritat për asistencën në filmimin e akomodimit kompakt për studentë. Tripod Grip është tërësisht me valë dhe vjen me Bluetooth Remote Control BR-E1 që e bën më të lehtë kudo që të jeni.

"Lartësia e vogël e Tripod Grip HG-100TBR është ideale pasi dhoma ime në akomodimin si studente është shumë e vogël, ndaj më duhet të kem një stativ të vogël në lartësinë e duhur," - shpjegon ajo.

Zëri i pastër është gjithashtu thelbësor për videot në internet të Mei-Ying, me efektet zanore që i shtojnë eksperiencës së përgjithshme me udhëzuesit e albumeve në kanalin e saj. Mikrofoni peshëlehtë Canon Stereo Microphone DM-E100 lidhet drejtpërdrejt në kamerën e saj për të ndihmuar me regjistrimin e zërit stereo.

Kur kombinohet me një mikrofon të jashtëm, Mei-Ying thotë: "Cilësia e zërit e PowerShot G7 X Mark III është shumë e më e mirë se e mikrofonit të integruar të modelit tim DSLR. Mikrofoni është shumë i qartë dhe më pëlqejnë shtresimet që shton sa që mund të dëgjosh prerjet e gërshërëve dhe tingujt e tjerë, duke angazhuar kështu të gjitha shqisat. Unë përpiqem që mos i heq këto kur iu vendos muzikën përsipër, pasi më duket se e bën më emocionuese."

Përditësimi i fundit i firmuerit e bën PowerShot G7 X Mark III ideal për videoblogerët si Mei-Ying, falë modalitetit të dedikuar të videoblogimit.

Sarah Malcolm

Transmetim i drejtpërdrejt joge nga dhoma e ndenjjes

Një grua duke konfiguruar Canon PowerShot G7 X Mark III në krah të laptopit të saj për të transmetuar drejtpërdrejt një kurs joge.

Për krijuesit si Sarah që kanë më shumë se 1,000 abonentë, është e mundur të transmetohen video drejtpërdrejt në YouTube me Canon PowerShot G7 X Mark III.

Një grua e re me bluzë të çelët duke bërë joga në dhomën e saj të ndenjjes, ndërsa një Canon PowerShot G7 X Mark III filmon lëvizjet e saj.

"Opsioni i gjurmimit të fytyrës në PowerShot G7 X Mark III është vërtet i dobishëm," - thotë instruktorja e jogës nga interneti, Sarah Malcolm, "që të jem në fokus për orët e kursit."

Instruktorja e jogës nga interneti, me qëndrim në Londër, dhe figurë e rrjeteve sociale, Sarah Malcolm, i zhvillon kurset e saj të drejtpërdrejta të jogës përmes Zoom® për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe ka nevojë për një konfigurim të thjeshtë për studentët e saj.

"Kam kaluar në mësime nga interneti në fillim të 2020 kur e gjithë puna në studio m'u hoq praktikisht brenda një dite," - thotë Sarah. "Por ky kalim doli tejet i fuqishëm dhe solli dhe më shumë lidhje se sa më parë. E mira e këtij konfigurimi është thjeshtësia.

Duke përdorur G7 X Mark III për të filmuar ciklet e saj të jogës, me një mikrofon DM-E100 për audio të cilësisë së lartë, adaptor PD-E1 për shkrepje të vazhduar dhe kapësen me stativ HG-100TBR për stabilitet, Sarah vuri re se ky komplet ia kalonte së tepërmi cilësisë së telefonit dhe të laptopit të saj. G7 X Mark III u jep gjithashtu përdoruesve mundësinë të shkrepin në dalje të pastër HDMI me rezolucion 4K nëse dëshirojnë.

"Nuk mund t'i besoja dallimit në cilësi kur konfigurova kamerën për kurset e mia në internet," - thotë Sarah. "G7 X Mark III është peshëlehtë, praktik dhe ka pamje shumë më të gjerë se kamera e integruar e laptopit, ndaj është shumë më e lehtë për studentët e mi të shikojnë më shumë. Mundësia për të parë inkuadrimin tim në ekranin me kthim lart 180° LCD është gjithashtu më se e dobishme, pasi më ndihmon të mos dal jashtë poze."

Një grua e re në një tutë të hirtë duke shkrepur një foto nga lart një frapeje me fruta dhe një kafeje me shkumë.

Sarah mbeti e befasuar me cilësinë e figurës së Canon PowerShot G7 X Mark III, që ka një sensor a 20.1MP.

Një frape frutash, një kafe me shkumë dhe një fetë portokalli në një dërrasë prerjeje shkrepur nga lart.

Kur nuk jep mësim nga interneti, Sarah, që bashkorganizon audioemisionin për ushqimin dhe mirëqenien, Kitchen Club, ndan shpesh pamje të gatimeve dhe pijeve të ushqyeshme për ushtrinë e saj prej 17,500 ndjekësish në Instagram, duke shfrytëzuar aperturën f/1.8-2.8 të G7 X Mark III për të krijuar pamje të shndritshme, të qarta drejtpërdrejt nga kamera. Shkrepur në Canon PowerShot G7 X Mark III në 24mm, 1/125 sek, f/1.8 dhe ISO 125. © Sarah Malcolm

Kamera mund të përdoret dhe si kamerë interneti duke shkarkuar Canon EOS Webcam Utility Software, që punon me shumicën e aplikacioneve të videokonferencave dhe të transmetimit. Kjo e bën ideale për mësuesit e jogës - dhe të fizkulturës në përgjithësi - që ofrojnë platforma anëtarësimi nga interneti.

Kur filmon, PowerShot G7 X Mark III ka një kontur të kuq rreth kuadrit si tregues të optimizuar regjistrimi, për konfirmim të mëtejshëm dhe për të shmangur nisjen e skenës pa regjistruar. Dhe kapacitetet e përmirësuar AF të PowerShot G7 X Mark III bëjnë që krijuesit si Sarah të jenë të sigurt në vetvete se janë brenda fokusit gjatë gjithë filmimit.

Jamie James

Videoblogim i mirëmenduar në natyrë

Një burrë filmon veten duke medituar pranë buzës së një shkëmbi me një Canon PowerShot G7 X Mark III. Në sfond mund të shihet oqeani.

Për Jamie James, që ka qenë videograf dhe fotograf me kohë të plotë për gjashtë vitet e fundit dhe specializohet në përmbajtje në natyrë për marka si "Vans" dhe "The North Face", kompleti praktik e cilësor është thelbësor për krijimin e përmbajtjes nga anë e tij.

Jamie e ka vënë Canon PowerShot G7 X Mark III në provë gjatë shkrepjes së videove dhe fotove në natyrë. Shpejtësia e lartë e kuadrove e kamerës (deri në 120 kuadro në sekondë) dhe objektivi zmadhues 4.2x 24-100mm f/1.8-2.8 ka rezultuar ideal për shkëmbinjtë dramatikë të Jurassic Coast, që ka shërbyer si sfond i Jamie-t. Në kombinim me këtë vjen fotostabilizimi 4-nivelësh i PowerShot G7 X Mark III që mundëson shkrepjen e pozave në shpejtësi më të ulëta shkrehësi pa e lënë dridhjen e kamerës të bëhet problem.

Me përditësimin e fundit të firmueritPowerShot G7 X Mark III vjen me fotostabilizim të përmirësuar, që do të thotë që mund të shkrepni me siguri, si dhe vjen i pajisur me Face priority AE, duke e bërë më të lehtë se kurrë kapjen e njerëzve në lëvizje.

Një burrë ulur në një plazh duke fotografuar një zjarr kampi me Canon PowerShot G7 X Mark III.

Si videograf dhe fotograf që nuk i planifikon dhe shumë pozat e tij, Jamie James është i emocionuar me fleksibilitetin që ofron Canon PowerShot G7 X Mark III.

Shkumë deti duke u avitur në një breg me rërë në muzg.

"Procesi im krijues është të eksploroj dhe shkrep çfarë duket bukur," - thotë ai. "Është thjesht të dalësh në natyrë, të shikosh çfarë ndodh dhe ta shkrepësh në moment." Shkrepur me Canon PowerShot G7 X Mark III në 100.8mm, 1/200 sek, f/2.8 dhe ISO 160. © Jamie James

"Kam regjistruar veten duke bërë kafe dhe disa ushtrime për tendosje, teksa dëshiroja të rrëfeja në pjesë të jetës dhe rëndësinë e të kaluar kohë me veten në natyrë dhe se sa qetësuese mund të jetë," - thotë ai. "Fleksibiliteti i këtij objektivi është mahnitës, mundësia për të shkrepur peizazhe të gjera si dhe e zmadhimit në aksione më të forta është e pabesueshme."

"Madhësia është gjithçka kur nisesh për aventura të gjata, ndaj pasja e kësaj në xhep ma bënë të lehtë ta nxjerr për të shkrepur në RAW, pasi s'më duhet të rrëmoj nëpër çanta duke humbur kështu momentet," - thotë Jamie.

Përditësimi i fundit i firmuerit bën që PowerShot G7 X Mark III të ketë dhe viza për formate të ndryshme kuadri, duke e bërë dhe më të lehtë shkrepjen për platforma të ndryshme dhe për printime. Mund dhe të vendosni në ekran një shënues praktik për Instagram kur filmoni, që ta dini që përmbajtja do t'ju dalë siç duhet në rrjetet sociale.

Mund të evitoni mbiekspozimin e pozave duke përdorur shtresat me shirita në PowerShot G7 X Mark III që ju ndihmojnë të lini jashtë zonat e ekspozimit.

Një burrë heq një kamerë Canon PowerShot G7 X Mark III nga xhepi i xhaketës.

Aventurat në natyrë të Jamie-t sjellin nevojën për një komplet kompakt e peshëlehtë mjaftueshëm sa të mbahet me vete në pika të largëta dhe G7 X Mark III i përgjigjet kësaj për filmografët dhe fotografët profesionistë me trupin e vet në madhësi xhepi.

Përdorimi i një kamere cilësore interneti për videotelefonat ka gjithashtu rëndësi për krijuesit si Jamie, pasi audienca e tij mund të krijojë një ide të cilësisë së punës së tij – dhe kjo mundësohet e gjitha falë Canon PowerShot G7 X Mark III përmes një lidhjeje USB.

"Si filmograf dhe fotograf synoj të krijoj një përshtypje të mirë. Nëse mund t'i bashkohem një telefonate në Zoom® dhe e kam konfiguruar skenën që të dalë vërtet kinematografike duke pasur dhe një thellësi të mirë qartësie, klientët krijojnë një ide se çfarë do të përfitojnë nëse punojnë me mua."

Shkruar nga Lorna Dockerill

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

Këshilla për të përmirësuar videot tuaja sociale

Katër krijues diskutojnë se çfarë e bën përmbajtjen të arrirë dhe si të dallohet në internet.

Si të bëheni videoblogues

Hidhni hapat e parë dhe krijoni videoblogë cilësorë me këshillat tona të videoblogimit për fillestarë.

EOS R50 apo EOS R10

Ne krahasojmë veçoritë kryesore dhe projektimin e dy kamerave EOS R System APS-C.

Njihuni me PowerShot V10

Mësoni pse kamera e vogël e videoblogimit në 4K nga Canon është kompleti optimal dhe i njësuar fillestar.