Dokumentimi i ecurisë së një hapësire me perime ose i një kopshti me lule të egra e vibrante është një mënyrë imagjinative jo vetëm që të kujtoni se si të kujdeseni për bimët tuaja, por edhe që të ndiqni rritjen e kopshtit tuaj dhe se si merr jetë.
Krijuesja e TikTok Chloe Mckechnie, e cila banon në Torquay, Britani, ka fituar një audiencë të madhe në internet falë përditësimeve të saj të dobishme dhe frymëzuese për kopshtarinë, postimeve për shpëtimin e bimëve dhe videove udhëzuese. Për të regjistruar ecurinë e saj dhe për të ofruar një burim të dobishëm për të ardhmen, Chloe vendosi të dokumentojë 100 ditë nga kopshtaria e saj me Canon Zoemini 2 në madhësi xhepi dhe një pako 100-fletëshe letre fotografike ngjitëse Canon ZINK™ 5 x 7.6cm. Ajo mbante që më parë një ditar kopshtarie, por tani mund të shtonte miniprintime së bashku me shënimet e saj me dorë, duke detajuar metodat e saj të rritjes së bimëve dhe planet hap pas hapi.
Gama e "Canon Zoemini" dhe pakoja e letrave ngjitëse është ideale për projekte transformimi si ky - qoftë nëse regjistroni 100 ditë të një projekti me punë shtëpie ose dekorimi, 100 ditë të çmuara me të sapolindurin tuaj ose 100 ditët e para me një kafshë të re shtëpiake.
"Një projekt 100-ditor është një mënyrë vërtet emocionuese dhe argëtuese për krijuesit që të shikojnë ecurinë e diçkaje dhe prisja me padurim të shikoja të gjitha mënyrat si mund ta përdorja printerin Canon Zoemini 2 në projektet e mia të kopshtarisë", - thotë Chloe.
Këtu, ajo tregon historinë pas udhëtimit të saj 100-ditor të kopshtarisë.
Bimë, fotografi, printim: 100 ditë në oborr
Zgjedhja se çfarë duhet dokumentuar
Chloe nisi kopshtarinë disa vite më parë kur u transferua në apartament me partnerin e saj dhe riorganizimi i hapësirës së jashtme e ndihmoi në çeljen e zellit të saj për kopshtarinë. "Unë fillova thjesht duke sistemuar pasi oborri ishte i mbuluar me bimë të tejrritura dhe barëra të këqija", - shpjegon ajo. "Pasioni im për këtë është rritur çdo vit. Më pëlqen absolutisht kopshtaria dhe hapësira që kemi krijuar - është vendi im i lumturisë."
Chloe vendosi të fotografojë çastet kryesore të ditës për t'i përfshirë në ditarin e saj me një shtrirje njëmujore duke detajuar bimët që ndodheshin asokohe. "Kam bërë gjithashtu faqet e mia me udhëzime", - shpjegon ajo. "Me kopshtarinë, mënyra më e mirë për të mësuar është nga ato që keni bërë në të kaluarën, duke i bërë këto faqe vërtet argëtuese.
"Është viti i parë që kam provuar tamam të rris perime vetë", - shton ajo. "Kam rritur spinaq e karota më parë, por këtë vit kam rritur edhe bizele, patate, domate dhe speca djegës. Shkrepa foto të kopshtit tim të perimeve dhe të luleve për të treguar transformimin nga pranvera në verë", - thotë ajo.
Chloe mbolli tulipanë, Crocus dhe Allium së bashku me bizelet e saj të preferuara "Sugar snap". "Perimet që më kanë pëlqyer më shumë për t'i dokumentuar kanë qenë bizelet "Sugar snap" pasi rriteshin shumë shpejt dhe mund të filloheshin me lehtësi nga fara", - thotë ajo. "Ato gjithashtu më sfiduan vërtet si kopshtare, pasi m'u desh të krijoja suporte për ngjitjen e degëve."
Dhënia e personalitetit në fotot tuaja
Chloe përdori programin falas Canon Mini Print për ta lidhur celularin e saj me Canon Zoemini 2. I pajtueshëm me pajisjet iOS dhe Android, programi i mundësoi të ekspozonte krijimtarinë e saj dhe t'i sillte në jetë fotot.
Brenda programit, mund t'i personalizoni fotot me ngjitëse dhe korniza, dhe ka gjithashtu një përzgjedhje faqosjesh, duke përfshirë një opsion etiketash me një larmi shabllonesh të personalizueshme për të zgjedhur, plus opsione për të krijuar kolazhe me imazhe të ndryshme.
"Programi është shumë i lehtë për t'u përdorur dhe fleksibël", - thotë Chloe. "Ka shumë opsione për printimin e ngjitëseve dhe të etiketave që nuk do t'i kisha menduar kurrë."
Dokumentimi i ecurisë suaj
Natyra ngjitëse të gjitha printimeve të gamës Canon Zoemini e bën të lehtë përdorimin në ditarë - pasi nuk ka nevojë për vinovil, ndaj nuk keni pse shqetësoheni mos bëni rrëmujë, si dhe ka gjithashtu mbetje minimale paketimi. Gjithçka që duhet të bëni është t'u hiqni fletën e pasme dhe të vendosni printimet. Printimet janë gjithashtu rezistente ndaj grisjes dhe ujit, ndaj Chloe mundi ta përditësonte ditarin e saj kur ishte jashtë duke punuar në oborr.
Përveç Canon ZINK (Zero Ink) 2 x 3in (50 x 76mm) Photo Paper, që vjen në pako me 20 dhe 50 fletë, si dhe në 100, keni gjithashtu opsionin për të përdorur Canon ZINK 1.3in Pre-Cut Circle Stickers për t'i shtuar larmi strukturës së një ditari.
Së bashku me printimet për ditarin e saj, Chloe krijoi etiketa për vazot e bimëve, duke i prerë printimet në rripa të ndryshëm, që të mund të identifikonte fidanët e ndryshëm në serën e saj. "Mund të jetë shumë e vështirë t'i ndiqni kur mbillni shumë fara njëherësh, ndaj etiketat më kanë ndihmuar shumë", - shpjegon ajo. "Kam printuar gjithashtu disa foto me bordurë që do ta përdor për të etiketuar qeskat pranverore ndërsa janë në magazinim."
Chloe mendon se pasja e referencës vizuale për sezonin e kopshtarisë do të jetë një ndihmë e mirë vitin e ardhshëm. "Dokumentimi i procesit të rritjes së perimeve të ndryshme nga fara deri në korrje do të ndihmojë vërtet me kopshtet e mia të ardhshme me perime", - thotë Chloe. "Mund të shoh fizikisht se si duhet të jenë bimët e mia në çdo fazë. Projekti 100-ditor ka qenë një përvojë mahnitëse", - shton ajo. "Më pëlqen oborri im dhe kopshtaria, por ky projekt më ka sfiduar si kurrë më parë." Pasja e një ditari fizik të cilit i kthehesh për ta shfletuar, në vend që thjesht të ruash fotot në telefon, mund të jetë diferencë e mirëfilltë emocionale, sidomos kur përfundon një ndërmarrje si kjo.
Çfarë projekti do të dokumentonit me mbi 100 ditë, apo në 100 foto? Çfarëdo që të zgjidhni, mund t'i ngjisni printimet në një mur, t'i varni në një vijë fotografike të punuar me dorë ose edhe të shtoni në një album me porosi. Canon Zoemini 2 në madhësi xhepi është mjaftueshëm i vogël për t'u mbajtur gjithnjë në dorë për të kapur printimet e çastit dhe një pako letre ngjitëse ZINK është gjithçka që ju nevojitet.
Shkruar nga Lorna Dockerill
Produktet e lidhura
-
Canon Zoemini 2
Nxirrni printime çasti nga smartfoni kudo që të jeni dhe në çdo kohë, me printerin e xhepit me bateri Zoemini 2. -
Canon Zoemini S2
Çoni autoportretet një shkallë më tej me printerin-kamerë në madhësi xhepi, të kompletuar me pasqyrë, unazë drite, shkrehës distance dhe pamje direkte. -
SELPHY SQUARE QX10
Ruajini kujtimet tuaja të veçanta si printime të punuara me hijeshi që mund t'i merrni kudo, në lidhje me valë.
Artikujt e lidhur
Momentet e shënuara të jetës në printim
Zbuloni se si një grup të rinjsh festuan momentet e tyre të shënuara të jetës duke përdorur Canon Zoemini S2.
Bëhuni krijues me gamën "Canon Zoemini"
Çlirojeni krijimtarinë kudo që të jeni me anë të një kamere çasti dhe printeri xhepi.
Shoqëruesit më të mirë për festivale
Ruajini kujtimet në lëvizje me gamën Canon Zoemini në madhësi xhepi.
Vizualizoni stilin tuaj të pushimeve
Thjeshtoni valixhen dhe organizohuni me Canon Zoemini 2.