Canon SELPHY CP810
Printim elegant portativ në një moment
Printim elegant portativ në një moment
Shndërrimi i fotografive në printime të bukura që zgjasin me SELPHY CP810 është kaq i thjeshtë. I vogël, elegant dhe portativ, me një LCD të pjerrët dhe ndërfaqe që kushdo mund t'a përdorë, mund të printojë kudo nën 1 minutë.
Shikoni specifikimet e plotaPërfitimet
-
Printer elegant, ultra-kompakt fotografik
-
Printime të shpejta, me cilësi të laboratorit
-
LCD i pjerrët 6,8 cm (2,7”)
-
Printoni nga karta të kujtesës, kamera ose USB sticks
-
Printimi i fotografisë së identifikimit
-
Sfera e madhësive të printimit
-
Optimizimi automatik i imazhit
-
Printime 100 vjeçare
-
Bateria opsionale
-
Programi kompjuterik i printimit fotografik të SELPHY
Veçoritë e detajuara
-
Printer elegant, ultra-kompakt fotografik
Me një dizajn tërheqës, që kursen hapësirën, printeri portativ fotografik SELPHY CP810 është ideal për çdo shtëpi.
-
Printime të shpejta, me cilësi të laboratorit
Kushdo mund të printojë fotografi me cilësi profesionale në më pak se 1 minutë thjesht duke shtypur një buton. Teknologjia e përhapjes së bojës siguron thellësi të shkëlqyeshme dhe shkallëzimin e ngjyrës për një pamje dhe ndjenjë të ngjashme si printimet tradicionale laboratorike pa mundim dhe pritje. Një printim i madhësisë së kartolinës, për shembull, kërkon afërsisht 46 sekonda.
-
LCD i pjerrët 6,8 cm (2,7”)
Dizajn miqësor për përdoruesin përfshin një LCD 6,8 cm (2,7”) me një funksion të pjerrët për përdorimin dhe shikimin e lehtë. Udhëzimet në ekran janë të thjeshta për t'u ndjekur dhe përfshijnë ndihmë për 13 gjuhë.
-
Printoni nga karta të kujtesës, kamera ose USB sticks
Për printime të shpejta thjesht lidhni kamerën tuaj të përdorshme me PictBridge drejtpërdrejt në printer ose futni një kartë të kujtesës në lexuesin e integruar të kartës - të pajtueshëm me një sferë të gjërë të kartave të kujtesës, përfshirë SDXC. Gjithashtu mund të printoni nga USB flash memory sticks për fleksibilitet edhe më të madh..
-
Printimi i fotografisë së identifikimit
Pavarësisht nëse është për përdorim personal ose profesional, Printimi i fotografisë së identifikimit ju lejon të krijoni dhe printoni fotografi të identifikimit në madhësi standarde të pranuara gjerësisht ose të caktoni një madhësi të personalizuar. Printoni fotografi të identifikimit të shumta në të njëjtën madhësi ose në madhësi të ndryshme në një fletë për të kursyer letër.
-
Sfera e madhësive të printimit
SELPHY CP810 ofron shumë mënyra të ndryshme për të ndarë kujtimet tuaja. Mund të prodhoni printime të madhësive kartolina (148 x 100mm), L (119 x 89mm) ose karta e kredisë (86 x 54mm) në kohën super të shpejtë.
-
Optimizimi automatik i imazhit
Optimizimi automatik i imazhit dhe Skenën dhe Zbulimin e fytyrës siguron rezultate të shkëlqyera. Ai zbulon dhe korrigjon elementët jo të përsosur të imazhit, duke rregulluar shkëlqimin dhe ngjyrën e skenave dhe fytyrat, ndërsa pakëson zhurmën e padëshiruar, duke u dhënë printimeve tuaja qartësi dhe pasuri.
-
Printime 100 vjeçare
Printime me jetë të gjatë janë bërë të mundur falë një shtresë speciale mbrojtëse, e cila vendoset në sipërfaqe të secilin printim për t'a mbrojtur atë nga spërkatjet, derdhjet dhe zbehja dhe zgjat deri në 100 vjet kur ruhet në një album.
-
Bateria opsionale
Printoni në lëvizje në mjedise të jashtme me Paketën e baterisë opsionale të ringarkueshme NB-CP2L (kërkon Përshtatësin e Ngarkimit CG-CP200). Një ngarkim i vetëm jep mbi 36 printime të madhësisë së kartolinës.
-
Programi kompjuterik i printimit fotografik të SELPHY
Programi kompjuterik i printimit fotografik të SELPHY ju lejon të krijoni lehtësisht kalendarin tuaj, të zgjidhni korniza dekorative ose të shtoni artin dhe flluska të fjalëve në printimet tuaja me modalitetin Printimi krijues.
Specifikimet
-
Opsione të përparuar të madhësisë për fotografitë e identifikimit
-
Korrigjim intelegjent
-
Cilësi e Canon që zgjat kohë të gjatë
-
Printimi në lëvizje
-
Printime të madhësisë së kartolinës
-
Printime me madhësi karte kredie
-
Ngjitësa me madhësi karte kredie
-
Printimi i mini-ngjitësave krijuese