i-SENSYS MF249dw
Një pajisje profesionale të-gjitha-në-një e projektuar për zyrat e vogla me produktivitet të lartë.
Punonjësi juaj i ri i preferuar
Një printer laser mono 4-në-1 me të gjitha veçoritë, me printimin e shpejtë dhe me cilësi të lartë, aftësitë e përmirësuara për celularë dhe veçoritë e përparuara të skanimit - ideal për ambientet e zyrave të vogla.
4-në-1 dhe plot lidhje
Një pajisje mjaft e fuqishme dhe me veçori të plota që është ideale për zyrat e vogla të lidhura, me mundësinë e lidhjes me Wi-Fi dhe ethernet, si dhe mbështetjen për PCL6.
Printimi i shpejtë me cilësi të lartë
Nuk ka nevojë të prisni më për printimet. Printimi i parë i shpejtë, shpejtësia e lartë me 27 faqe/min dhe printimi automatik në dy anë e mbajnë të lartë produktivitetin.
Printimi inteligjent në lëvizje
Printoni me lehtësi nga smartfonët, tabletët, laptopët dhe desktopi me mbështetjen pa tela për Mopria™, Apple AirPrint™, Google Cloud Print™ dhe aplikacionin Canon PRINT business.
Skanoni në email dhe dosje
Skanoni dhe ndani dokumentet me shpejtësi dhe lehtësi, të gjitha pa pasur nevojë për një kompjuter. Skanoni dhe dërgoni me lehtësi në email ose njësi disku të rrjetit drejtpërdrejt nga pajisja.
Printimi i përshtatshëm për mjedisin
Modalitetet e kursimit të energjisë së printerit, printimi automatik në dy anë dhe funksioni i pamjes paraprake të faksit e mbajnë në minimum konsumin e letrës çdo ditë.
Kuti boje të-gjitha-në-një
Kutitë e bojës të-gjitha-në-një të Canon sigurojnë imazhe dhe dokumente teksti të shkëlqyera në mono. Provoni një cilësi dhe qëndrueshmëri uniforme me ndryshimin e një kutie të vetme të bojës.
Specifikimet
Printim automatik nga të dyja anët
Kopjimi
Ushqyes Automatik Dokumentesh Dupleks
Printim PCL
Kualiteti profesional i skanimit
Skano në email dhe dosje
Buton për kyçe më të shpejt të skanimit
FAKS Super G3
Gati për kompjuterët portativë (tablet) dhe telefonat e zgjuar
Panel me prekje
Lidhje USB
Përdorni dhe ndani përmes rrjetit
Përdorni dhe ndani nëpër wi-fi
Canon PRINT Business
Canon PRINT Business është një aplikacion falas që ju mundëson printimin e fotove dhe të dokumenteve, leximin të dhënave të skanuara, ngarkimin në shërbimet ruajtëse në renë kompjuterike etj. në një pajisje shumëfunksionale me laser ose printer me laser nga Canon nga pajisjet portative.
Pjesët e konsumit
Kutia e bojës 737
Merrni printime mono të bukura dhe pa vija me kutinë e bojës të-gjitha-në-një 737 që punon në mënyrë të përsosur me Canon i-SENSYS MF231, MF232w, MF237w, MF244dw, MF247dw dhe MF249dw për t'ju siguruar afro 2400 faqe (e matur sipas ISO/IEC 19752)
Aksesorët
Paketa e telefonit 6 (receptori i telefonit)
Receptor opsional telefoni për funksionin e faksit.
Plani i lehtë i shërbimit: mbështetje e cilësisë premium
Kur blini një Plan të lehtë të shërbimit, ju garantohet një mbështetje dhe mbrojtje premium për produktin tuaj nga Canon. Ne ofrojmë një larmi shërbimesh të pakonkurrueshme në një gamë të gjerë paketash të konfiguruara paraprakisht të Planit të lehtë të shërbimit, nga instalimi e deri te riparimi dhe mirëmbajtja e produktit tuaj.
Promovimi i garancisë 3-vjeçare
Përqendrohuni te biznesi, falë qetësisë që ju ofron garancia jonë 3-vjeçare