Canon Speedlite 430EX III-RT
Një blic i fuqishëm dhe portativ me aktivizim me radiovalë.
Një blic portativ dhe i fuqishëm Speedlite, i cili është i lehtë në përdorim - në kamerë dhe jashtë saj
Shikojeni ndriçimin me një sy tjetër me një blic Speedlite, i cili është i fuqishëm, portativ dhe i përshtatshëm për përdorime të ndryshme. Aktivizimi me radiofrekuencë e bën më të lehtë përdorimin e blicit të kamerës dhe ju jep mënyra të reja për krijimtarinë e fotografisë tuaj.
Shikoni specifikimet e plotaPërfitimet
-
I fuqishëm, por përsëri mjaft kompakt për t'u marrë kudo ku shkoni
-
Kontrolle të thjeshta dhe një ndërfaqe intuitive
-
Përdorni blicin në largësi për të krijuar pamjen që dëshironi
-
Nxirrni portrete të bukura me dritën që përplaset
-
Integrohet me blicet e tjera Speedlite, si pjesë e familjes EOS
Veçoritë e detajuara
-
I fuqishëm, por përsëri mjaft kompakt për t'u marrë kudo ku shkoni
Një numër udhëzues 43 (m, ISO100) do të thotë se ai ka një fuqi të mjaftueshme shumë përdorime.Speedlite 430EX III-RT peshon vetëm 295 g dhe është vetëm 113,8 mm i gjatë, kështu që ka gjithmonë vend për të në çantë.Me bateri AA që mund t'i gjeni me lehtësi, blici riciklohet në vetëm 3,2 sekonda pas aktivizimit me fuqi të plotë.
-
Kontrolle të thjeshta dhe një ndërfaqe intuitive
Kontrollet në Speedlite 430EX III-RT pasqyrojnë kontrollet e shumë kamerave EOS. Shkurtoret e kontrolleve ju sigurojnë aksesin te veçoritë kryesore dhe një rrotëz kontrolli ju lejon kryerjen e rregullimeve përkatëse me shpejtësi. Një çelës bllokimi parandalon ndryshimin aksidental të parametrave. Një ekran LCD shfaq në çast informacionet për parametrat dhe regjistrimin, dhe ai ndriçohet në kushtet e një ndriçimi të dobët.
-
Përdorni blicin në largësi për të krijuar pamjen që dëshironi
Blicet Speedlite 430EX III-RT mund të vendosen po ashtu larg kamerës, për të simuluar dritën që vjen nga drejtime të ndryshme.Duke përdorur Aktivizimin me radiofrekuencë, njësitë Speedlite 430EX III-RT mund të kontrollohen nga deri në 30 m largësi dhe nuk kanë nevojë për një vijë shikimi të drejtpërdrejtë me kamerën. Kjo do të thotë se mund të vendosen në vende të ndryshme, duke ju lejuar të krijoni më shumë atmosfera dhe efekte të ndryshme.Speedlite 430EX III-RT mund të kontrollohet po ashtu në largësi me aktivizimin optik, kështu që do të përshtatet menjëherë me konfigurimin aktual të blicit. Ai mund të ndizet nga 10 m largësi duke përdorur Transmetuesin opsional Speedlite ST-E2 ose Transmetuesin e integruar Speedlite të përfshirë në disa kamera EOS.Përdorni disa blice së bashku në grupe, duke kontrolluar fuqinë e çdo grupi më vete. Mund të krijohen deri në pesë grupe, me maksimumi 15 blice për çdo grup.
-
Nxirrni portrete të bukura me dritën që përplaset
Koka e lëvizshme e blicit lejon që drita të përplaset nga sipërfaqe të mëdha, si p.sh. mure ose tavane, duke krijuar një dritë të butë dhe pa hije, e cila është e përsosur për portrete.Mund të përdoret një panel pasqyrues i integruar për të krijuar drita theksuese të shndritshme në sytë e subjektit, duke u dhënë jetë shprehive të tyre.Vendosni Përshtatësin e përfshirë të përplasjes për ta zbutur edhe më shumë dritën. Një filtër i ngjyrave është po ashtu i disponueshëm, i cili synon të ngrohë temperaturën e ngjyrave të blicit, që të përputhet më mirë me ngjyrën e dritës së ambientit të brendshëm.Speedlite 430EX III-RT mund ta zmadhojë rezultatin e blicit për t'iu përshtatur këndit të pamjes së lentes që po përdorni.
-
Integrohet me blicet e tjera Speedlite, si pjesë e familjes EOS
Përdoreni Speedlite 430EX III-RT me blice të tjera, si p.sh. Speedlite 600EX-RT, si pjesë e konfigurimit me shumë blice.Kontrolloni Speedlite 430EX III-RT jashtë kamerës me një aktivizues të blicit, si p.sh. ST-E3-RT, ose me një Transmetues të integruar Speedlite të përfshirë në kamerën EOS.
-
Aktivizimi i dyfishtë i blicit pa tela
Speedlite 430EX III-RT mund të ndizet kur është jashtë kamerës me anë të aktivizimit me radiofrekuencë ose me aktivizimin optik, duke u ofruar fotografëve mundësi të mëdha përdorimi në çdo rrethanë. Kur përdorni aktivizimin me radiofrekuencë, blicet mund të vendosen deri në 30 m larg nga kamera dhe nuk është e nevojshme të jenë në vijën e drejtpërdrejtë të shikimit. Kjo do të thotë se mund të vendosen në më shumë vende të ndryshme, si p.sh. jashtë një dhome duke u ndezur nga një dritare. Aktivizimi optik lejon që kamerat EOS të pajisura me një Transmetues të integruar Speedlite (p.sh. EOS 760D, EOS 70D dhe EOS 7D Mark II) ta aktivizojnë Speedlite 430EX III-RT nga deri në 10 m largësi, pa pasur nevojë për pajisje shtesë.