Canon EOS 80D
Një kamerë DSLR e fuqishme, e gjithanshme dhe reaguese për të eksploruar krijimtarinë tuaj
Për të pasionuarit që kërkojnë një kamerë të fuqishme, të gjithanshme dhe me reagim të lartë për të eksploruar fotografinë dhe krijimin e videove të vërteta
Me një shpejtësi befasuese, kontrolle intuitive dhe teknologji novatore, kjo kamerë DSRL e gjithanshme me Wi-Fi është ideale për të eksploruar sfera të reja të fotografisë dhe për të arritur rezultatet mahnitëse që meriton krijimtaria juaj.
Shikoni specifikimet e plotaPërfitimet
-
Një kamerë me reagim të lartë për të qenë në një hap me aksionin
-
Një cilësi mahnitëse e fotografive dhe videove në një larmi situatash të ndryshme
-
Gjithçka që ju duhet për të zhvilluar fotografinë tuaj
-
E përsosur për video krijuese
-
Lidheni, regjistroni dhe ndani me lehtësi imazhet dhe videot tuaja
Veçoritë e detajuara
-
Çlironi potencialin e krijimtarisë tuaj
Kontrollet e shpejta intuitive dhe teknologjitë novatore ju ndihmojnë të ecni përpara me lehtësi në çdo sferë të fotografisë dhe videos. Kapni aksionin në çdo fragment me regjistrimin e vazhdueshëm me 7 kuadro/sek dhe një sistem AF me 45 pika të tipit të kryqëzuar që ju siguron një saktësi të lartë në një gamë të gjerë lentesh dhe kushtesh ndriçimi.
-
Një cilësi mahnitëse
Regjistroni imazhe të detajuara, të gjalla dhe ambientin e tyre në çdo situatë falë sensorit CMOS APS-C 24,2 MP dhe sensorit të matjes RGB-IR me 7560 pikselë që ju siguron ekspozime të sakta. Një diapazon i lartë i ndjeshmërisë së ISO-s me ISO100-16 000 dhe Zbulimi i flakërimave ju sigurojnë rezultate të shkëlqyera në ndriçim të dobët dhe ekspozim uniform nën dridhjen e dritave artificiale.Merrni kontrollin dhe zhvilloni fotografinë tuajOkulari inteligjent me mbulim 100% të kuadrit ju lejon të shikoni gjithçka në fotografinë tuaj gjatë inkuadrimit dhe shfaq në çast parametrat e regjistrimit. Eksploroni kënde krijuese të regjistrimit dhe provoni kontrollin intuitiv me ekranin e madh me prekje LCD 7,7 cm me kënde të ndryshme, të cilin mund ta përdorni po ashtu për të kompozuar dhe regjistruar skena aksioni me Pamjen e drejtpërdrejtë me 5 kuadro/sek me Fokusin automatik të vazhdueshëm.
-
Përsosni videot tuaja
Regjistroni video në Full HD 60p me opsionin për të krijuar sekuenca të zbutura të aksionit ose efektet e lëvizjes së ngadaltë në formatin MP4 me shpejtësi të ndryshme të kuadrove. Dual Pixel CMOS AF ju siguron një sistem të fuqishëm të Fokusit automatik për të ndjekur subjektet në lëvizje, ndërkohë që Videoja e imazheve me intervale, opsioni HDR dhe Filtrat krijues ju lejojnë të krijoni efekte të veçanta në kamerën tuaj.
-
Lehtësia e ndarjes dhe regjistrimi në largësi
Veçoritë NFC* dhe Wi-Fi* e bëjnë më të thjeshtë lidhjen e kontrollin e kamerës tuaj dhe regjistrimin e fotografive dhe videove në largësi me aplikacionin Camera Connect në smartfonët dhe tabletët e përputhshëm. Si alternativë, mund të përdorni softuerin EOS Utility në kompjuterin tuaj Mac ose PC për të regjistruar nga distanca. Mund të përdorni po ashtu veçoritë Wi-Fi dhe NFC për transferimin te Canon Connect Station ose për të printuar imazhet tuaja me printerët e përputhshëm.* Kur përdoret me pajisje të përputhshme