Qëndrueshmëria në Canon
Ne po transformojmë mënyrën se si operojmë dhe prodhojmë për të krijuar një botë më të qëndrueshme për njerëzit dhe planetin tonë.
Gjithashtu jemi të fokusuar në të qenit një partner i përgjegjshëm për klientët tanë duke i ndihmuar ata të përmbushin angazhimet e tyre të qëndrueshmërisë.
Reduktimi i CO2
Ne synojmë të arrijmë zero emetime neto të karbonit deri në 2050, në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Parisit. Kjo përfshin veprime të qëndrueshme në të gjitha linjat e biznesit tonë, duke filluar nga operacionet, prodhimi dhe transportimi deri te projektimi dhe paketimi i produktit.
Ne kemi përcaktuar objektiva afatshkurtra për vitin 2030 dhe ia kemi dërguar SBTi-së (Iniciativa për Synimet e Bazuara në Shkencë) për transparencë dhe verifikim.
Biznes me model qarkullues
Synimi ynë është të bëhemi një biznes me model qarkullues. Një biznes ku çdo produkt dhe material projektohet, krijohet, ripërdoret, riparohet dhe riciklohet në një qark të mbyllur.
Përmes prodhimit novator ne eliminojmë mbetjet duke kontribuuar në përdorimin më afatgjatë të produkteve dhe materialeve tona.
Programe për të rinjtë dhe programe edukative
Të rinjtë meritojnë dhe duhet të kenë të drejtën e pjesëmarrjes aktive në formësimin e të ardhmes së botës sonë.
Ne i nxitim të rinjtë të ndajnë historinë e tyre përmes imazheve, në bashkëpunim me organizatat jo-qeveritare (OJQ-të) dhe me mbështetjen e Përfaqësuesve të nderit të Canon si partnerë ekzekutivë të programit.
Mbështetja për komunitetet lokale
Aktivitetet tona të qëndrueshmërisë gjithashtu fokusohen tek iniciativat për të krijuar një ndikim pozitiv social dhe mjedisor në komunitetet tona lokale.
Restaurimi i kujtimeve të çmuara fotografike
Zbuloni projektin në ndihmë të viktimave të përmbytjeve në Belgjikë për riparimin e fotove të tyre të dëmtuara nga uji.
Flisni me ekipin tonë të qëndrueshmërisë
Partneritetet dhe programet
Ne bashkëpunojmë me klientët tanë dhe me partnerët e biznesit dhe të industrisë për të ndihmuar në një kontribut pozitiv për masat për ndryshimet klimatike.
Pyjet e vegjël
Sipërfaqe të vogla toke në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar po transformohen në të ashtuquajturit "pyjet e vegjël", si pjesë e projektit të organizuar nga Earthwatch Europe që Canon është krenar që e mbështet.
Coral Spawning Lab
Coral Spawning Lab në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë udhëheq një projekt studimor novator për riprodhimin e koraleve për të zhvilluar teknika që stimulojnë riprodhimin e koraleve. Me realizimin e këtij studimi madhor shkencor ata synojnë përfitime të mirëfillta ekologjike. Përmes punës së tyre, ata do të mbrojnë koralet e rrezikuara dhe do të ruajnë shkëmbinjtë koralorë nëpër botë, si dhe do të trajnojnë ambientalistët.