Canon Speedlite Transmitter ST-E3-RT (Ver.2)

Shkrehni blice Speedlite të pajtueshëm në largësi prej deri në 30 m. Kontrolli me radiofrekuencë siguron funksionim të qëndrueshëm pa vijë të drejtpërdrejtë shikimi. Karakteristika shtesë për Speedlite EL-1.

Kontroll i besueshëm i blicit jashtë kameras

Blice Speedlite të Canon të pajtueshëm me kontrollin në largësi prej deri në 30 m. Shkrehja përmes frekuencës së radios prej 2,4GHz funksionon me besueshmëri, edhe kur rregjistrohet në mjedise të jashtme dhe rreth cepave – vija e drejtë e shikimit nuk është e nevojshme.

Fotografia me shumë blice

Krijoni skena të ndërlikuara me ndriçim me shumë blice, duke shkrehur deri në 15 blice Speedlite me një Speedlite Transmitter ST-E3-RT(Ver.2) të vetëm të montuar në kamerë. Matja E-TTL II e blicit e bën të thjeshtë kontrollin e ekspozimit.

Kontrolli me telekomandë

Shkrehni një kamerë EOS të pajisur me Speedlite Transmitter ST-E3-RT(Ver.2) nga një njësi e dytë ose nga një blic i pajtueshëm Speedlite, si p.sh. Speedlite 600EX II-RT. Deri në 15 kamera mund të shkrehen menjëherë, për rregjistrim të sinkronizuar.

Konstruksioni i thjeshtë për t'u përdorur

Speedlite Transmitter ST-E3-RT(Ver.2) është i hermetizuar ndaj pluhurit e lagështirës në të njëjtën shkallë si kamerat profesionale EOS dhe objektivat e serisë L. Ai paraqet një ekran LCD të kontrollit, me dritë nga pas, të thjeshtë për t'u lexuar dhe merr energji nga dy bateri AA/LR6.

Sinkronizimi i perdes së dytë me valë

Speedlite Transmitter ST-E3-RT(Ver.2) mbështet sinkronizimin me valë të perdes së dytë për EL-1 kur aktivizohet në distancë, plus 1/8192 ndriçim me nuancë dhe memorie të ekspozimit të blicit (FE).

Specifikimet

  • Shkrehës i blicit nga larg me frekuencë të radios

  • Shkrehni Speedlites të zgjedhur nga 30 m larg

  • Pjesë e sistemit të blicit E-TTL II

  • Kontrollon deri në 15 blice

  • Shkrehja nga larg e kamerës

  • Hermetizuar ndaj kushteve atmosferike kundër pluhurit dhe lagështisë

  • Sinkronizimi i perdes së dytë, fuqia 1/8192 dhe memoria FE për EL-1 dhe Speedlites të mëpasshëm

Mbështeten funksione të mëtejshme nga ST-E3-RT(Ver.2) në krahasim me ST-E3-RT

Kamerat e qarkulluara nga 2020 (p.sh. EOS-1D X MkIII, EOS R5/R6 e lart, por duke përjashtuar EOS 850D)

Kamerat e përputhshme mund të kenë nevojë për përditësimin e fundit të firmuerit.

-
-

Sinkronizimi i perdes së dytë me valë

Po
Po

Energji e ulët (1/8192)

Dalja minimale e blicit prej 1/8192 është e mundshme vetëm me Speedlite EL-1 (1/128 me sinkronizim shpejtësie të lartë).

Po
Jo

Kujtesa e FE

Niveli i daljes së blicit mund të ndryshojë paksa midis atij të automatizimit E-TTL dhe blicit manual

Po
Po

Kamera të tjera nga përpara 2020 (p.sh. EOS-1D X Mark II)

Kamerat e përputhshme mund të kenë nevojë për përditësimin e fundit të firmuerit.

-
-

Sinkronizimi i perdes së dytë me valë

Jo
Jo

Energji e ulët (1/8192)

Dalja minimale e blicit prej 1/8192 është e mundshme vetëm me Speedlite EL-1 (1/128 me sinkronizim shpejtësie të lartë).

Po (pa ndërfaqe kamere)
Jo

Kujtesa e FE

Niveli i daljes së blicit mund të ndryshojë paksa midis atij të automatizimit E-TTL dhe blicit manual

Po
Po

Speedlite Transmitter ST-E3-RT ver.2- ANIM I PASMË MAJTAS

Çfarë ka në kuti

Gjithçka që ju nevojitet për të kapur pamje mahnitëse me blic nga larg, thjesht shtoni blice dhe kamera

  • Speedlite Transmitter ST-E3-RT(Ver.2)

  • Kasë e butë

Mirëmbajtje, modernizim dhe riparime

Mbajini të përditësuara kamerat dhe aksesorët tuaj Canon me firmuerin dhe përditësimet e fundit të shërbimit, rezervojeni shërbimin e pajisjes suaj pranë pikës më të afërt të autorizuar të riparimit.

Përmirësimi ST-E3-RT (Ver.2)

Shtojini funksione të mëtejshme ST-E3-RT suaj me këtë përmirësim me pagesë në Ver.2

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

Aksion fiksues i lëvizjeve të shpejta me Speedlite EL-1

Fotografi i sporteve me aksion, Dave Mackison, tregon historinë pas shkrepjes së parë profesionale me blicin e fuqishëm e peshëlehtë profesional të Canon.

Ndriçimi i lakuriqëve tropikalë të natës me blicet Speedlite

Keni përdorur ndonjëherë blice në pyjet tropikale? Christian Ziegler zgjedh detajet e imëta në fotot e tij të bukura me Speedlite 430EX III-RT.