Powershot G9 X Mark II

Canon PowerShot G9 X Mark II

Një shoqëruese super elegante dhe e lidhur e smartfonit e cila ofron kreativitet, imazhe mahnitëse dhe aq shumë ose aq pak kontroll sa të dëshironi.

Shikoni modelin e ri

Galeria

Performancë xhepi - rezultate premium

Shkrepni pa u munduar dhe ndani foto dhe filma të stilit profesional duke përdorur këtë kamerë retro, super elegante dhe të lidhur e cila është shoqëruesja perfekte e smartfonit. Teknologjitë e fuqishme sigurojnë kreativitet ngjashëm DSLR me nivelin e kontrollit që dëshironi.

Shikoni specifikimet e plota

PowerShot G9 X Mark II Silver FRT

Fuqi e vërtetë xhepi

Një kamerë vërtet super e shpejtë dhe me madhësi xhepi, me një sensor të madh, DIGIC 7 dhe stabilizimin optik të imazhit për rezultate të mrekullueshme

Rendiment i fuqishëm ultra elegant

Mund të krijoni fotografi të qarta dhe filma të qëndrueshëm të bukur në çdo situatë me kamerën profesionale ultra elegante PowerShot G9 X Mark II që ju sjell rendimentin e shpejtë dhe të fuqishëm në pëllëmbë të dorës.

PowerShot G9 X Mark II Silver FRT

Një cilësi premium e imazheve në çdo nivel ndriçimi

Një sensor i madh dhe lentja f/2 - 4.9 lejon shumë dritë në kamerë për të siguruar fotografi të mrekullueshme në çdo situatë.

Kontroll i thjeshtë

Krijoni me aq shumë ose aq pak kontroll sa të keni qejf. Mund ta lini kamerën të bëjë punën duke përdorur një gamë veçorish eksperte për ta çuar fotografinë tuaj në nivele artistike të reja.

PowerShot G9 X Mark II Silver FRT
PowerShot G9 X Mark II Black Back

Po aq e shkëlqyer në video si dhe në fotografi

Regjistroni me lehtësi dhe ndani filma Full HD mahnitës dhe mjaft të qëndrueshëm edhe kur vraponi dhe shprehni veten tuaj në mënyra të pakufishme me kontrollin krijues të plotë.

Një krijimtari me lehtësi

Eksploroni kreativitetin tuaj me një sërë veçorish inteligjente që e bëjnë të lehtë të kapni qiejt me yje, imazhet unike dhe klipet e shkurtra me rezultate të stilit profesional.

PowerShot G9 X Mark II Silver FRT

Ndarje inteligjente

Lidheni me lehtësi pajisjen tuaj inteligjente dhe mbani një lidhje konstante* përmes Bluetooth®**, kështu mund të shkrepni në distancë, pastaj ndajini krijimet tuaja në linjë në çast.

PowerShot G9 X Mark II Silver FRT

Karikimi me USB

Karikoni kamerën PowerShot G9 X Mark II kur punoni ose lundroni në internet nëpërmjet karikuesve standardë USB të smartfonëve ose nëpërmjet kompjuterit tuaj.

PowerShot G9 X Mark II Silver FRT

Canon synon të arrijë emetime neto zero të CO2 nga aktivitetet e veta të biznesit deri në vitin 2050

Ne do ta arrijmë këtë duke ofruar një përmirësim mesatar prej 3% në vit në indeksin e përmirësimit të emetimeve të CO2 të ciklit jetësor për produkt. I cili nëse do të ruhej do të sillte një ulje prej rreth 50% nga nivelet e vitit 2008 deri në vitin 2030. Ne e pranojmë se kjo është në përputhje me nivelin e reduktimit të kërkuar nga Marrëveshja e Parisit.

Ne do të vazhdojmë të kryejmë rishikime të objektivit nga një këndvështrim afatgjatë, si një mënyrë për të kontrolluar kontributin tonë në arritjen e një shoqërie me karbon të ulët.

Zbuloni më shumë

PowerShot G9 X Mark II Black Front Flash Up

Specifikimet

1.0 type CMOS

CMOS tipi 1.0

Sensor i madh për rezultate premium

f/2 lens

Lentja f/2

Aperturë e gjërë

7.5cm Touchscreen

Ekrani me prekje 7,5 cm

Përdorim i thjeshtë me ekran me prekje

Intelligent IS

IS inteligjent

Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë

DIGIC 7

DIGIC 7

Përpunim i fuqishëm DIGIC

Fast continuous shooting

Fokusi automatik i shpejtë

Fokusi automatik super i shpertë dhe regjistrimi i vazhdueshëm në RAW

Bluetooth

Bluetooth®

Lidhje e vazhdueshme midis kamerës dhe pajisjes smart

USB charging

Karikimi me USB

Karikojeni me lehtësi me kabëll USB

Shikoni specifikimet e plota

PowerShot G9-X Mark II Top lens Out
PowerShot G9 X Mark II BK WITB

Çfarë ka në kuti

Çdo gjë që ju duhet për të filluar të shprehni kreativitetin tuaj, vetëm shtoni një kartë memorie dhe një kasë elegante kamere

Kamerë dixhitale PowerShot G9 X Mark II

Rripi i kyçit WS-DC12

Paketa e baterisë NB-13L

Karikues Baterie CB-2LHE

Kabllo AC

Paketa e manualit të përdoruesit

Aksesorët

Produktet përkatëse

*Kërkon që pajisja smart të jetë e lidhur me Bluetooth versioni 4.0 (ose më të ri) Kërkon po ashtu që pajisja inteligjente të përdorë sistemin operativ iOS 8.4 (ose të mëvonshëm) ose Android 5.0 (ose të mëvonshëm)

**Fjala dhe logot Bluetooth® janë marka tregtare të regjistruara që zotërohen nga Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i këtyre markave nga Canon Inc. bëhet me licencë. Markat tregtare dhe emrat tregtarë të tjerë janë të pronarëve të tyre përkatës.