Canon Multi-Function Shoe Adapter for Smartphone Link AD-P1

Canon Multi-Function Shoe Adapter for Smartphone Link AD-P1

Montojeni smartfonin1 në një kamerë Canon të pajisur me mbërthyese shumëfunksionale për lidhje të sigurt e të shtruar dhe transmetoni e ndani imazhe shpejt kudo që të jeni.

Një lidhje e shtruar, e sigurt dhe super e shpejtë

Transmetoni imazhe dhe filma nga kamerat e pajtueshme EOS përmes programit Canon Mobile File Transfer2 duke përdorur lidhjen fizike të Multi-Function Shoe Adapter for Smartphone Link AD-P1 për transferim skedarësh në shpejtësi të lartë nga një kamerë drejt një smartfoni1.

Montojeni telefonin te kamera

Përdorni Multi-Function Shoe Adapter for Smartphone Link AD-P1 për të fiksuar smartfonin1 në një mbërthyese shumëfunksionale për EOS dhe rregulloni këndin e montimit sipas orientimit që i përshtatet më mirë stilit tuaj të shkrepjes.

Montuar dhe gati për misionin tuaj të radhës

Montojeni Multi-Function Shoe Adapter for Smartphone Link AD-P1 dhe smartfonin1 te mbërthyesja shumëfunksionale duke përdorur mekanizmin e sigurt mekanizmin e sigurt me levë fiksimi me dy kunja për siguri absolute në lëvizje.

Specifikimet

  • Mbërthyese smartfoni

  • Programi Canon Mobile File Transfer

  • Kyç sigurie

Multi-Function Shoe Adapter for Smartphone Link AD-P1
Multi-Function Shoe Adapter for Smartphone Link AD-P1

Çfarë ka në kuti

Gjithçka që ju duhet për të montuar smartfonin1 tuaj të pajtueshëm në kamerën EOS me mbërthyese shumëfunksionale

  • Multi-Function Shoe Adapter for Smartphone Link AD-P1

  • Kapak mbërthyeseje

  • Kabllo ndërfaqeje të dedikuar USB C

Produktet e lidhura

  • Për audio të pastër e të qartë digjitale, zgjidhni mbërthyesen shumëfunksionale me mikrofonin e drejtuar stereo DM-E1D për qëndrueshmërinë plus aksesin e shpejtë te cilësimet përmes një ekrani të pajtueshëm LCD të kamerës.
  • Duke ruajtur izolimin ndaj motit, ky adaptor i bën blicet Speedlite me bazament konvencional 5-kunjësh të përdorshme në kamerat me mbërthyese shumëfunksionale.
  • Një transmetues ultrakompakt Speedlite që ofron funksione të avancuara me valë dhe komandim për deri në 15 blice të gjata të pajtueshme.
  1. Mbështet smartfon me Android me gjerësi 60-80mm. Disa smartfonë mund të mos mbështeten për shkak të formës dhe strukturës së butonave. Smartfonët me palosje/mbledhje nuk mund të montohen. Smartfonët me iOS nuk mbështeten. Smartfonët pa funksion hosti USB nuk mbështeten. Kontrolloni me prodhuesin e smartfonit për funksionet e hostit USB.
  2. Programi Mobile File Transfer për smartfonë mbështet vetëm modele të përzgjedhura kamerash.