How to use your Canon camera as webcam!

KITET E TRANSMETIMIT TË "CANON"

Si ta përdorni kamerën tuaj "Canon" si kamerë interneti!

Ruajtja e lidhjeve me familjen, shoqërinë dhe kolegët tani është më lehtë me kitet tona të videokonferencës dhe të transmetimit të drejtpërdrejtë. Qoftë nëse jeni duke organizuar videombledhje të cilësisë së lartë me klientët tuaj apo nëse transmetoni seanca videolojërash me shoqërinë, kitet tona premium USB të videokonferencës ju japin zgjidhje.

Kitet e transmetimit me USB

Kitet tona të transmetimit me USB punojnë me një larmi kamerash të zgjedhura EOS dhe "PowerShot", por për ta bërë më të lehtë kemi krijuar kite videokonference me gjithçka që ju nevojitet.

Gjithçka që ju duhet është të lexoni guidën tonë të lehtë e të thjeshtë më poshtë për konfigurimin e kiteve tuaja me USB. E fundit për t'u përmendur, këto kite transmetimi me kamerat e "Canon" punojnë më së miri me platformat e njohura të videokonferencës dhe të transmetimeve të drejtpërdrejta.

Konfigurimi i kitit USB

"EOS M50", "EOS M6 Mark II" dhe "PowerShot G7 X Mark III" plus aksesorët e kiteve të tyre janë krijuar për ngjyra më të qarta, cilësi më të lartë figure dhe gjatës të rregullueshme fokale. Për profesionistët e biznesit që punojnë nga shtëpia, shoqërinë që ruan kontaktet dhe familjet që takohen në rrethana virtuale, kthimi i kamerës suaj EOS apo "PowerShot" në kamerë interneti për konferenca është gjithçka që ju duhet për të ruajtur lidhjet.

Konfigurimi hap pas hapi i kiteve tuaja me USB – Hapi një:

Shkarkoni softuerin "EOS Webcam Utility". Këtë program mund ta shkarkoni duke klikuar lidhjet e mëposhtme.
Shkarkojeni për "Windows"
Shkarkim për "Mac"

Setting up your USB kits step by step – Step one:

Hapi dy:

Në vijim futni kamerën në prizë. Vendosni ushqyesin DC dhe lidhni ushqyesin AC, pastaj futni kamerën në prizë. Shumë kamera mbështesin ushqyes elektrikë që mund t'i përdorni në vend të baterisë. Disa kamera, si p.sh. kiti i videokonferencës "PowerShot G7 X Mark III", vijnë me dy bateri. Secila bateri ka deri në 100 minuta energji, që të mund të ruani lidhjen kudo që të ndodheni nëpër botë.

Step two:

Hapi tre:

Ndizni kamerën.

Step three:

Hapi katër:

Vendoseni kamerën në modalitet filmi dhe kalojeni në "Auto". Kjo do të garantojë që të keni gjithnjë ekspozimin e duhur.

Step four:

Hapi pesë:

Futni kabllon USB në kamerë dhe lidheni skajin tjetër në njërën prej foleve USB të kompjuterit.

Step five:

Hapi gjashtë:

Pozicionojeni kamerën në stativ dhe anojeni drejt jush.

Step six:

Hapi shtatë:

Hapni platformën tuaj të preferuar për videokonferenca dhe shkoni te cilësimet e videos. Klikoni "EOS Webcam Utility" te cilësimet e videos dhe jeni gati. Softueri "EOS Webcam Utility" nuk ju lë të përdorni mikrofonin e integruar të kamerës, por mund të përdorni mikrofonin e laptopit apo set kufje-mikrofoni të lidhur me kompjuterin, për komunikimin me audio.

Step seven:

Kitet e transmetimit të "Canon"

Modernizojeni kamerën tuaj të internetit me kitet e reja të transmetimit për kamerat "Canon", për cilësi më të mirë figure.

Ju duhet ndihmë?

Zgjidhjet për USB punojnë me gamën tonë të kamerave të zgjedhura EOS dhe "PowerShot", por për t'jua bërë më lehtë kemi krijuar një guidë blerjesh që të mund të gjeni kamerën e duhur për ju.

Guidë për blerje

eos-m6-mark-ii-kit-lifestyle_800x533
PRODUKT I SPIKATUR

Canon PowerShot G7 X Mark III

Ideale për videoblogime, transmetime direkte, blogime dhe videokonferenca. Një kamerë e lidhur që shkrep video dhe foto të jashtëzakonshme që ndjekësit tuaj do t'i adhurojnë.

Shikoni detajet

G7X MK III Vlogging

Video tërheqëse që do të adhurohet nga audienca juaj

Shkrepini peizazhet në qartësi 4K. Regjistrojini sportet në lëvizje të ngadalësuar me shpejtësi të larta kuadrosh prej deri në 120fps. Lidhni një mikrofon të jashtëm për regjistrim audioje qartësie kristal për videoblogjet tuaja të udhëtimit. Transmetoni direkt në cilësi mahnitëse ndërsa luani dhe modernizojeni kamerën e internetit për videokonferencat e punës. Mundësitë me PowerShot G7 X Mark III janë të pafundme.

Lexojeni artikullin e plotë këtu

G7X MK III Vlogging live streaming and video conferences

Mund të jeni të interesuar në...

Zbuloni gamën e kamerave dhe të softuerit të "Canon" që ju ndihmon të ruani lidhjet kudo që të ndodheni nëpër botë.