Ëndrra e krijuesve të përmbajtjes. Një kamerë për foto dhe video

Javier Cortes duke shkrepur një balerin në një teatër me "Canon EOS R6"

Javier Cortes në aksion duke shkrepur një balerin që ushtrohet në teatrin "Massimo", Siçili. ® Teatro Massimo.

Përveç fotove të cilësisë së jashtëzakonshme, "EOS R6" realizon dhe video të jashtëzakonshme. Shkrepni me rezolucione prej deri në 4K/60p, ose në shpejtësi kuadri prej deri 120p kur filmoni në Full HD – gjithçka me Dual Pixel CMOS AF që ofron vetëfokusim të vazhduar me gjurmim. Përdorni teknologjitë e avancuara të kamerës për të shkrepur diapazon të gjerë dinamik e ngjyra të bukura.

Duar që mbajnë një "Canon EOS R6" në ambient natyral

Shkrepja me kamerë në dorë dhe shfrytëzimi në maksimum i objektivit të fuqishëm të "EOS R6" të kombinuar me fotostabilizatorin e integruar.

Shkrepja e një balerini në një zonë të hapur natyrore, të rrethuar me kolona

Shkrepni në 4K 60p për të kapur hijeshinë dhe fluiditetin e baletit, në detaje të jashtëzakonshme, dhe në ngjyra natyrale.

"Canon EOS R6" i mbajtur në kënd të ulët duke shkrepur një balerin që qëndron në dysheme

Ekrani këndndryshueshëm ndihmon në inkuadrimin e pozës kur shkrepni nga kënde të ulëta për efekt dramatik. ® Teatro Massimo.

Krijoni pamjen dhe ndjesinë që dëshironi

"EOS R6" mund ta shkrepë videon në një larmi rezolucionesh dhe shpejtësish kuadri, në varësi të pamjes e ndjesisë që dëshironi të arrini.

Në rezolucionin 4K UHD, filmuesit mund të shkrepni qartësi e detaje mahnitëse dhe të zgjedhin një shpejtësi kuadri nga një sërë të tillash:
• 23.98p për pamje e ndjesi kinematografike
• 25p dhe 30p për riprodhim normal
• 50p dhe 60p për riprodhim subjektesh dinamike me lëvizje fluide ose për krijimin e efekteve me lëvizje të ngadalësuar

Kur shkrepni në rezolucion Full HD, ofrohen opsione ekstra:
• 100p dhe 120p për riprodhim edhe më të shtruar të subjekteve me lëvizje shumë të shpejtë dhe efekte ekstreme lëvizjeje të ngadalësuar me një të katërtën e shpejtësisë.*

Së bashku me kronometrin konvencional të fotove me interval, "EOS R6" mbështet edhe shkrepjen e videointervaleve në 4K dhe Full HD. Kjo i mundëson videografit të shkrepë ndryshimet në skenë që ndodhin përgjatë kohëve shumë më të ngadalta se zakonisht dhe t'ua kontrastojë këto filmimeve në kohë reale apo me lëvizje të ngadalësuar.

* Zëri nuk regjistrohet gjatë shkrepjes në Full HD 100/120p

Javier duke shkrepur dy balerinë në një teatër me "Canon EOS R6"

Javier duke shkrepur balerinët, duke treguar aftësitë e jashtëzakonshme filmuese të "EOS R6", si dhe fotostabilizimin e saj me 8 nivele. ® Teatro Massimo.

Cilësi profesionale e figurës

EOS R6 ju jep mundësinë e shkrepjes me Canon Log 1 për rezultate që ruajnë detajet në pjesët e ndriçuara dhe në hije gjatë shkrepjes në kushte kontrasti të lartë. Filmimet e shkrepura me Canon Log 1 mund të gradohen me lehtësi në ciklet e retushimit pas produksionit, duke e bërë të lehtë vendosjen e një pamjeje apo profili të caktuar ngjyrash, apo përkimin e ngjyrave me filmime të shkrepura në kamera të tjera me të njëjtin format.

EOS R6 tani mbështet kodekun H.265 së bashku me atë më tradicional H.264. Kjo mundëson regjistrimet në 10 bit 4:2:2 për cilësi të jashtëzakonshme të figurës, qoftë kur shkrepet së brendshmi në kartat e memories SD apo së jashtmi në regjistrues përmes daljes microHDMI.

Puna me diapazonin dinamik

Kur shkrepni në kushte kontrasti të lartë, modaliteti HDR Movie i EOS R6 i kap me alternim kuadrot e nënekspozuara dhe të mirekspozuara, në vijim i kombinon në një kuadër të vetëm që ruan vetiu detajet në zonat me ndriçim të lartë. Dhe jo vetëm kaq.

EOS R6 tani mbështet dhe shkrepjen në HDR PQ për video, si edhe për foto. Ky modalitet diapazoni të lartë dinamik përdor një kuantifikues perceptiv për filmime që duken mahnitëse kur shihen në ekrane të përputhshme HDR.

Kamera regjistron HDR PQ në një format që pajtohet me specifikimin BT.2100 (PQ) HDR dhe me kompresion H.265, që të mund të procesohet në programet e pajtueshme.

Një balerin duke mbajtur pozë në zonë të hapur rrethuar me kolona

"'Canon EOS R6' më përmirëson rendimentin si filmues."

Dual Pixel CMOS AF II

Sistemi ynë i përditësuar Dual Pixel CMOS AF II mundëson fokusim të shtruar, konfident e të vazhduar në të gjitha modalitetet e regjistrimit. Ai vjen dhe me pikasje të fytyrës dhe të syve, duke punuar në 100% të kuadrit* duke e bërë kështu ideal për filmime me ritme të shpejta. Sistemi mund dhe të njohë macet, qentë e shpendët, dhe t'i gjurmojë me lehtësi përgjatë kuadrit, duke rregulluar fokusin për t'i mbajtur të qarta.

Mund të krijoni gjithashtu me lehtësi tranzicione me tërheqje fokusi që ndryshojnë zonën e qartësisë nga një vend në një tjetër, së bashku me vëmendjen e audiencës suaj. Është një efekt elegant e profesional, dhe "EOS R6" e bën më se të lehtë. Thjesht prekni ekranin me prekje të kamerës (ose ekranin e pajisjes së lidhur inteligjente) dhe kamera do të rifokusohet shtruar – në shpejtësinë që përcaktoni në sistemin e menysë.

* Vetëm me objektiva të pajtueshëm. Kuadri i vetëfokusimit mund të mos jetë e mundur të lëvizet në skaj të ekranit në disa skena e rrethana të subjektit.

"EOS R6" vjen me tregues "zebra" – motive shiritash që i mbivendosen ekranit për t'ju njoftuar se objekti apo zona është duke arritur në një nivel të caktuar ndriçimi dhe me gjasë mund të mbiekspozohet. Këto mund të caktohen të aktivizohen në nivele të ndryshme ndriçimi duke përdorur opsionet në menynë kryesore të "EOS R6".

Një balerin duke mbajtur pozë në zonë të hapur rrethuar me kolona

Fokusohuni në çfarë ka më shumë rëndësi

Me vetëfokusimin e avancuar "Dual Pixel CMOS AF II", "EOS R6" i identifikon dhe gjurmon objektet në lëvizje si asnjë kamerë tjetër pa pasqyra.
Një kamerë dore "Canon EOS R6"

® Teatro Massimo.

Funksionet për t'ju ndihmuar me fokusin
Kur kryeni fokusim manual "EOS R6" ju ofron një sërë funksionesh për t'ju ndihmuar të arrini qartësinë e nevojshme dhe rezultatet që kërkoni.

Focus Peaking
Skajet në pjesët në fokus të skenës ravijohen sipas ngjyrave që zgjidhni.
Focus Magnification
Duke zmadhuar figurën, fillimisht me 5-fish në vijim me 10-fish, do të keni mundësi ta shihni më mirë figurën dhe të gjykoni për fokusin.
Dual Pixel CMOS AF Assist
Vërejtur fillimisht në kamerën tonë "Cinema EOS C300 Mark II", teknologjia "Dual Pixel CMOS AF" tek "EOS R6" mat distancën e subjektit duke përdorur algoritmet e veta "Dual Pixel" dhe shfaq një tregues nëse subjekti është apo jo në fokus.

Kohët e shkrepjes

"EOS R6" ofron kapacitete të fuqishme filmimi e fotografimi në një dizajn kompakt të trupit. Në rezolucionet e shpejtësitë më të larta të kuadrove nxehtësia krijohet detyrimisht për shkak të kapacitetit të rezolucionit, shpejtësisë së kuadrove dhe vetëfokusimit. Kohët e përafërta të shkrepjes për rezolucionet dhe shpejtësitë e mundshme të kuadrove në ambiente me 23°C / 73°F nga një nisje e ftohtë detajohen më poshtë.

4K 60P
- 94% gjerësi sensori: 30 minuta
- Prerje APS-C (mbimodulim 5.1K): 35 minuta *1

4K 30P
- 94% gjerësi sensori: pa kufizim nga nxehtësia
- Prerje APS-C (mbimodulim 5.1K): 40 minuta *1
*1 Regjistrimi është i kufizuar në 29 minuta e 59 sek. Tregon kohën kur mund të vazhdohet menjëherë regjistrimi

Nëse kamera arrin kufirin e temperaturës rekomandohet ta fikni për të lejuar shpërhapjen e nxehtësisë.
Kohët e përafërta të rikuperimit për ambient në 23°C / 73°F tregohen më poshtë, por ndikohen nga faktorë të ndryshëm, si p.sh. temperatura e ambientit, funksionimi i vazhduar i kamerës dhe rezolucioni i zgjedhur i shkrepjes. Koha derisa të ofrohet koha e plotë e regjistrimit do të luhatet me temperaturën e ambientit.

4K 60P
- 10 minuta ftohje japin afro 5 minuta kohë regjistrimi

"FILMIMI KA FUQINË TË TË MARRË ME VETE NË NJË UDHËTIM"

Çanta e setit të Javier Cortes-it

Seti që ka përdorur për filmime profesionale.

Javier Cortes duke mbajtur një kamerë "Canon EOS R6"

Kamerat

EOS R6

Çfarëdo që shkrepni, sido që ta shkrepni, "EOS R6" ju mundëson të jeni krijues në mënyra që nuk i mendonit kurrë të mundshme.

Mësoni më shumë

Lentet

Canon RF 24-70mm F2.8L IS USM

Një prej objektivave bazë e profesionalë RF të treshes së "Canon", ky objektiv vjen me aperturë të shpejtë dhe fotostabilizim, plus një motor Nano USM për fokusim të heshtur.

Mësoni më shumë

Lentet

Canon RF 15-35mm F2.8L IS USM

Zmadhuesi më i shpejtë ultrakëndgjerë i "Canon" me motor "Nano USM", 5 nivele fotostabilizimi plus 3 elemente josferike dhe 2 elemente UD për mprehtësi të jashtëzakonshme. Wanda thotë se e ndihmon të krijojë "foto të bukura e tejet të mprehta".

Mësoni më shumë

Canon RF 50mm F1.2L USM

Objektivi që vendos standarde të reja në rendimentin fotografik, duke sjellë qartësi supreme, më shumë kontroll krijues dhe rendiment në ndriçim të ulët që është thjesht mbresëlënës.

Mësoni më shumë

Artikujt e lidhur

Eksplorojini këta artikuj për të mësuar se si shkëlqen "Canon EOS R6" në kaq shumë drejtime.

Krijuar nga "Canon", për ju

Dizajni i "EOS R6" do t'ju duket tejet familjar që nga çasti i parë që e merrni në dorë.

EOS R6 - Shkrepje e qetë, e vazhduar

Përdoreni "EOS R6" për të shkrepur vazhdueshëm deri në shpejtësinë mahnitëse prej 20 kuadrosh në sekondë.

Fokusohuni në çfarë ka më shumë rëndësi

Me vetëfokusimin e avancuar Dual Pixel CMOS AF II, "EOS R6" i identifikon dhe gjurmon subjektet në lëvizje si asnjë kamerë tjetër pa pasqyra.

Cilësi fantastike figure në kushte jo dhe aq fantastike

Në zemër të "EOS R6" do të gjeni teknologji të përbashkëta për kamerën tonë kryesore "EOS-1D X Mark III".