Shkrepni shpejt, shkrepni qetë: 20 fps1 në heshtje.

Shkrepni një çast fluturak, të papërsëritshëm

Shkrepni një çast fluturak të papërsëritshëm dhe kthejeni në një foto rrëmbyese që do të zgjasë një jetë të tërë. Përdoreni "EOS R6" për të shkrepur vazhdueshëm me zero zhurmë nga shkrehësi me 20 kuadro mahnitëse në sekondë1 ose seri regjistrimi shkrehësi mekanik prej 12 fps me deri në 240 skedarë RAW apo mbi 1000 JPEG, njëkohësh me AE dhe vetëfokusim me gjurmim.

"EOS R6", shpejtësi, vetëfokusim, kajak në rrëpira, në krye të valës

Inkuadruar më së miri në krye të valës falë shkrehësit të heshtur elektronike me 20 kuadro në sekondë dhe manovrimit reagues për të përkuar shpejtësinë e subjektit me krijimtarinë tuaj.

© Samo Vidic / Ambasador i Canon

"EOS R6" me gjurmim preciz të vetëfokusimit, lundrues që kalon përmes rrëpirave të lumit,

Samo Vidic, përfaqësues nderi i "Canon", shkrep çastin preciz të lundruesit falë shpejtësisë prej 20 kuadrosh në sekondë dhe vetëfokusimit me gjurmim.

© Samo Vidic / Ambasador i Canon

"EOS R6", 20 FPS, çasti ideal i balerinit në ajër

Çasti ideal i kapur me 20 kuadro në sekondë.

© Javier Cortes / Ambasador i Canon

"Mundësia për të punuar me shpejtësi deri në 20 fps e ka bërë më të lehtë shkrepjen e atyre çasteve vendimtare."

Qoftë nëse shkrepni një valltar në majë të kërcimit apo ndonjë shpend grabitqar që kap prenë, këto shpejtësi kuadri ju japin më shumë mundësi zgjedhjeje mbi foton që mund të zgjidhni, si dhe më shumë mundësi të shkrepni çastin ideal. Dhe nëse ju duhet keni edhe mundësinë e përdorimit të shkrehësit mekanik me 12 fps1.

Vetëfokusimi i "EOS R6" në aksion

Komandat aty ku ju duhen

"EOS R6" nuk është vetëm për brenda; është krijuar të jetë e shpejtë dhe reaguese edhe jashtë. Komandat ndodhen pikërisht aty ku i prisni të jenë dhe tiparet ergonomike si leva e vetëfokusimit dhe rrotullat e pasme të komandimit ju mundësojnë kryerjen instiktive të rregullimeve, ndërsa i mbani sytë mbi subjekt.

Teknologji "Anti Flicker"


Teknologjia jonë e vlerësuar Anti Flicker është gjithashtu e pranishme, duke ju hequr nevojën e ndryshimit të ekspozimeve nën ndriçim artificiale me regëtimë duke e kronometruar secilën pozë që të përkojë me pikun e ndriçimit të saj.

Vetëfokusimi me gjurmim i "EOS R6" dhe identifikimi i subjektit në lëvizje, ekran LCD me prekje

Fokusohuni në çfarë ka më shumë rëndësi

Me vetëfokusimin e avancuar Dual Pixel CMOS AF II, "EOS R6" i identifikon dhe gjurmon subjektet në lëvizje si asnjë kamerë tjetër pa pasqyra.

Çanta e setit "Wanda Martin"

Seti kyç që përdorin profesionistët për të nxjerrë fotot e tyre

Fotografe, Wanda Martin, përfaqësuese nderi e "Canon", "EOS R6", "Canon RF 24-70mm F2.8L IS USM"

Kamerat

EOS R6

Çfarëdo që shkrepni, sido që ta shkrepni, "EOS R6" ju mundëson të jeni krijues në mënyra që nuk i mendonit kurrë të mundshme.

Mësoni më shumë

Lentet

Canon RF 24-70mm F2.8L IS USM

Një prej objektivave bazë e profesionalë RF të treshes së "Canon", ky objektiv vjen me aperturë të shpejtë dhe fotostabilizim, plus një motor Nano USM për fokusim të heshtur.

Mësoni më shumë

Artikujt e lidhur

Eksplorojini këta artikuj për të mësuar se si shkëlqen "Canon EOS R6" në kaq shumë drejtime.

Një kamerë për foto dhe video

Përveç fotove të cilësisë së jashtëzakonshme, "EOS R6" realizon dhe video të jashtëzakonshme.

Cilësi fantastike figure në kushte jo dhe aq fantastike

Në zemër të "EOS R6" do të gjeni teknologji të përbashkëta për kamerën tonë kryesore "EOS-1D X Mark III".

Fokusohuni në çfarë ka më shumë rëndësi

Me vetëfokusimin e avancuar Dual Pixel CMOS AF II, "EOS R6" i identifikon dhe gjurmon subjektet në lëvizje si asnjë kamerë tjetër pa pasqyra.

Krijuar nga "Canon", për ju

Dizajni i "EOS R6" do t'ju duket tejet familjar që nga çasti i parë që e merrni në dorë.

  1. Shpejtësia e shkrepjes mund të ndryshojë në varësi të llojit të baterisë, përdorimit të mbajtëses së baterisë apo Wi-Fi, si dhe temperaturës së punës. Për detajet të mëtejshme, shihni specifikimet.

    Deri në afro. 20 fps me gjurmim vetëfokusimi/vetekspozim 
    Vlen për disa objektiva RF/EF, kur apertura është në hapje të plotë. Shihni faqen zyrtare të "Canon" për një listë të objektivave përkatës. Shpejtësia e shkrepjes në seri ndryshon në varësi të shpejtësisë së shkrehësit, cilësimit të aperturës, kushteve të aperturës gjatë shkrepjes së vazhduar, kushteve të subjektit, ndriçimit (sidomos në kushte të zbehta) dhe llojit të objektivit.
    Deri në afro. 12 fps me gjurmim vetëfokusimi/vetekspozimi*
    Kur përdorni objektiva RF dhe disa objektiva EF. Shihni faqen zyrtare të "Canon" për një listë të objektivave përkatës. Shpejtësia e shkrepjes ndryshon me deri në 3 nivele, në varësi të llojit të baterisë, ngarkesës së mbetur në baterisë, numrit të baterive, objektivit të përdorur, temperaturës, cilësimit të Wi-Fi të integruar (aktiv/joaktiv) dhe nëse përdorni apo jo mbajtëse baterie, adaptor DC apo ushqyes USB. Përveç faktorëve të mësipërm, shpejtësia maksimale e shkrepjes në seri mund të ulet për shkak të shpejtësisë së shkrehësit, aperturës, përdorimit të blicit, procesimit për reduktimin e dridhjeve, kushteve të subjektit, ndriçimit (sidomos në vende të errëta).