Nëse keni përdorur më herët kamera EOS, aspektet të dizajnit të "EOS R6" do t'ju duken më se familjare që nga çasti i parë që e merrni në dorë. Po nëse s'i keni përdorur? Epo mendojmë se do t'ju pëlqejë të shihni se si komandat e saj ju vijnë instiktivisht nën gishta dhe se si EVF e avancuar bën të duket sikur nuk keni asnjë gjë tjetër mes jush dhe subjektit.
Krijuar nga "Canon" për ju
Inkuadrues elektronik i rezolucionit të lartë
Inkuadruesi elektronik 3,69-milionëpikësh tek "EOS R6" ju jep një pamje aq të qartë sa mund të mendoni se jeni ende duke përdorur ndonjë DSLR. Me shpejtësi freskimi prej 120 fps dhe mbulimin prej 100% do të ndiheni tërësisht të përfshirë në fotografinë tuaj teksa keni dhe mundësinë të shqyrtoni me saktësi se si do të duket ekspozimi përfundimtar. Ekrani mund të rrotullohet gjithashtu dhe të mbahet përbri trupit të kamerës me drejtim nga brenda, për mbrojtje të mëtejshme.
EVF plotësohet nga një ekran me prekje këndndryshueshëm prej 3 inçësh dhe 1,62 milionë pikash që rrotullohet përtej kamerës në 270˚, duke mundësuar fotografim e filmim të lehtë nga kënde krijuese. Duke prekur, tërhequr e ndukur në ekranin me prekje fotografët mund të shkrepin, shfletojnë fotot e hapin opsione në sistemin e menysë së kamerës. Prekja dy herë e ekraneve të menyve me dy gishta zmadhon përkohësisht tekstin për lexim më të lehtë.
Komanda intuitive, ergonomike
Butonat, rrotullat dhe komandat e tjera ndodhen instiktivisht nën gishtat tuaj kur e mbani "EOS R6", çka jua bën të lehtë rregullimin e cilësimeve pa qenë nevoja ta hiqni kamerën nga syri.
Një rrotullë e pasme që ndodhet më së miri nën gishtin e madh plotëson rrotullën kryesore të komandimit të kamerës që gjendet me lehtësi nën gishtin tregues. Një rrotullë e pasme është gjithashtu e pranishme për shfletimit gjatë luajtjes së pamjeve dhe një unazë e programueshme për komandimin e objektivit mund të gjendet në objektivat RF. Një dorezë e modeluar është krijuar për të qenë të qetë gjatë shkrepjes për periudha të gjata.
Një rrotullë e dedikuar modalitetesh përdoret për të ndërruar modalitetet e shkrepjes, ndërsa rrotullat e veçanta të parme dhe të pasme mund të programohen për të rregulluar aperturën dhe shpejtësinë e diafragmës në një mënyrë që i përshtatet më së miri mënyrës suaj të punës. Zonat e fokusit mund të lëvizen nëpër ekran duke përdorur një levë të dedikuar vetëfokusimi ose me ndërfaqen e ekranit me prekje të kamerës.
Kasa me aliazh magnezi e "EOS R6" frymëzon vetëbesim si dhe i bën ballë pluhurit e lagështirës, që të mund të shkrepni me konfidencë edhe kur kushtet bëhen të vështira.
Mekanizimi i shkrehjes së "EOS R6" është akorduar imtësisht për një tingull më të butë por të këndshëm konfirmimi, që ka më pak gjasa të vihet re nga subjekti juaj. Është optimizuar për shkrepje shpejtësie të lartë dhe për 300,000 angazhime. Shkrehësi mund të caktohet dhe që të qëndrojë i hapur apo i mbyllur teksa ndërroni objektivin apo kur fikni kamerën – duke mbrojtur sensorin ose duke qëndruar gati për të vepruar.
"Ekrani këndndryshueshëm e bëri shumë të lehtë shkrepjen e shpejtë nga një perspektivë tjetër."
Fole me karta dyshe për shkrepje praktike
Ofrohen një palë folesh kartash memorieje SD, të pajtueshme me teknologjinë e fundit UHS-II për shkrim të shpejtë të të dhënave dhe shpejtësi të larta transferimi. Konfigurojeni kamerën t'i ruajë skedarët JPEG dhe RAW në karta të ndryshme ose për kopje rezervë teksa shkrepni me konfidencë edhe më të lartë. "EOS R6" mund të konfigurohet dhe për të ruajtur foto në njërën kartë dhe filmime në tjetrën, duke ju ndihmuar të jeni më të organizuar që në procesin krijues.
Mbështetje për fotografinë tuaj
"EOS R6" përdor një bateri fringo të re kapaciteti të lartë me jone litiumi që ofron më shumë poza me një karikim se sa LP-E6N. LP-E6NH mbështet dhe kamerat më të vjetra EOS, si dhe "EOS R6" mund të pranojë edhe bateritë më të vjetra LP-E6N dhe LP-E6.*
Karikim me USB ofrohet përmes ushqyesit zyrtar PD-E1 të "Canon" ose përmes karikuesve të pajtueshëm PD dhe baterive rezervë, për energji të mëtejshme baterie kur të keni nevojë. Ofrohet dhe një dorezë opsionale baterie BG-R10, që bën të mundur përdorimin e dy baterive njëherësh për kohë më të gjata shkrepjeje dhe me dyzim komandash e komoditet të mëtejshëm për orientim portreti gjatë shkrepjes.
*Shpejtësia e shkrepjes dhe numri i pozave nga një karikim i vetëm mund të jetë më i ulët nëse përdorni bateri të konsumuara LP-E6N
Më shumë mundësi lidhjeje se kurrë më parë
"EOS R6" vjen me Wi-Fi të integruar dhe "Bluetooth Low Energy" gjithnjë aktive, duke ruajtur lidhje konstante me pajisjet e pajtueshme inteligjente. Për të shfletuar e përzgjedhur fotot në kartat SD të kamerës suaj dhe për t'i ndarë me audiencën tuaj në internet, thjesht hapni aplikacionin "Canon Camera Connect" në një celular apo tabletë të mbështetur* dhe kamera do të lidhet menjëherë përmes Wi-Fi, duke ju mundësuar transferimin e skedarëve fotografikë që dëshironi, dhe duke shtuar informacionin e GPS nëse kërkohet. Mund dhe të shkrepni në distancë nga pajisja juaj inteligjente ose ta konfiguroni "EOS R6" për "Auto Image Transfer" që fotot të dërgohen vetiu në pajisjen tuaj teksa i shkrepni.
Kjo lidhje me Wi-Fi mundëson dhe komandimin e kamerës nga programi "EOS Utility", që ofron shkrepje të pamjes në kohë reale dhe shfletim në distancë si dhe komandim të kamerës, duke ju mundësuar shkrepjen nga kënde që arrihen me vështirësi apo nga distanca apo dhe në studio. Si dhe për optimumin në komandimin e kamerës, ofrohet një komplet programimi për shkarkim, që të mund të krijoni programet tuaja për të punuar së bashku me EOS për biznesin apo hobin tuaj. Për të mësuar më shumë, vizitoni https://developers.canon-europe.com/s/
Shkrepja me valë lidhur me "EOS R6"
Dërgojini fotot drejtpërdrejt nga kamera në renë kompjuterike
Shërbimi i ri i resë kompjuterike për fotografi nga "Canon", image.canon, u mundëson përdoruesve t'i ruajnë fotot fillestare, së bashku me skedarët RAW, në internet për deri në 30 ditë. Skedarët e fotove mund të lëvizen në vijim në hapësirën e përcaktuar prej 10 GB për përdoruesit, në "Google Drive", "Adobe Creative Cloud"* apo në memoriet tuaja lokale jashtë linje.
"EOS R6" mundëson ngarkimin automatik të fotove në renë kompjuterike image.canon, që t'i keni gati në kompjuterin/Mac tuaj të sinkronizuar kur të mbërrini në shtëpi. Vlerësimet e bëra me butonin "RATE" të kamerës do të ruhen, kështu që mund t'i gjeni menjëherë fotot tuaja të preferuara.
FTP e integruar
Për fotografët profesionistë që u duhet t'ua çojnë drejtpërdrejt fotot klientëve me shpejtësi e siguri, "EOS R6" ofron FTP dhe FTPS të integruar duke përdorur 2,4 Ghz Wi-Fi të integruar. Cilësimet e FTP mund të konfigurohen në kamerë dhe të ruhen deri në 9 profile për përdorim çasti.
Kur fotot vlerësohen në kamerë me butonin "RATE", këto metadata mund të transmetohen së bashku me skedarët e fotove – informacion ky i vyer për fotoredaktuesit dhe personelin e agjencive.
Artikujt e lidhur
Eksplorojini këta artikuj për të mësuar se si shkëlqen "Canon EOS R6" në kaq shumë drejtime.