Me vetëfokusimin e avancuar Dual Pixel CMOS AF II, EOS R6 i identifikon dhe gjurmon subjektet në lëvizje si asnjë kamerë tjetër pa pasqyra. Qartësia është aty ku duhet dhe do të shihni se mund të shkrepni me konfidencë duke ditur se keni EOS R6 që vepron në nivel profesional.
Vetëfokusimi i kamerës mundësohet nga procesori i saj "DIGIC X", që përdor inteligjencë artificiale me trajnim të thelluar për të njohur e gjurmuar sytë, fytyrën, kokën dhe trupin e subjektit. Njerëzve u ruhet qartësia edhe në profil apo edhe nëse u duket vetëm njëri sy. Dhe nëse ndodh që subjekti t'ju kthehet diku tjetër për momentin – kur shkrepni p.sh. sporte me ritme të shpejta – EOS R6 vijon t'ia ndjekë kokën ose trupin në mënyrë që fytyra të jetë sërish e qartë kur të kthehet drejt jush.
Mundësia e gjurmimit të elementeve si p.sh. trupave dhe kokës, dhe jo vetëm e fytyrës, është thelbësore në fotografimin e sporteve ku lojtarët kthejnë befas shpinën – si p.sh. futboll apo hokej – ose kur u kërkohet të kenë kokore që ua errësojnë një pjesë të fytyrës.
Tek EOS R6 kjo teknologji shkon edhe më tej te macet, qentë e shpendët, duke e bërë mjaft më të lehtë gjurmimin e vazhduar të fokusit në fotografinë e natyrës.
Njerëzit mund të gjurmohen edhe nëse mbajnë kokore të maskuar apo syze. Kur fotografohen sportet motorike, falë përditësimit softuerik, kamera mund të njohë motorët dhe makinat e garave, madje dhe të dallojë mes kabinës së hapur dhe të mbyllur, duke treguar kokoren e pilotit kur është e dukshme.
Fokusohuni në çfarë ka më shumë rëndësi
Fokusim super i ndjeshëm
Sistemi i vetëfokusimit "Dual Pixel CMOS II" i kamerës është aq i ndjeshëm sa mund të fokusohet në vetëm 0,05 sekonda3 dhe të punojë në nivele errësie prej vetëm -6,5 EV1që është thuajse baras me ndriçimin e gjysmëhënës. EOS R6 është modeli i parë EOS që ka këtë nivel ndjeshmërie, që i mundëson të fokusohet me apertura maksimale prej vetëm f/22, duke mundësuar përdorimin e telekonvertuesve me objektiva aperture relativisht të ngushtë, duke përfshirë objektivat tanë ultraportativë supertelefoto si RF 800MM F11 IS STM dhe RF 600MM F11 IS STM.
Mbështetje manuale me kohë të plotë për objektivin
Përsosni ose anashkalojeni fokusin manualisht kur jeni në modalitetin AF pa pasur nevojë të lëvizni ndonjë çelës. E preferuar për përdoruesit e objektivave të mëhershëm EF USM, kjo karakteristikë është rimenduar për objektivat RF dhe gjeneratën e tyre më të re të motorëve fokusues.
Inkuadrim fokusi
"EOS R6" vjen me kuadrim të fokusit, që u mundëson fotografëve të krijojnë pamje të kombinuara me mbivendosje fokusi për thellësi më të madhe qartësie seç mund krijohet vetëm me apertura të vogla. Është një teknikë veçanërisht e dobishme për pamje me plane të afërta apo makro, ku thellësia e qartësisë është e ulët në rrethana natyrale.
Në modalitetin "Focus Bracketing", "EOS R6" shkrep një vijimësi kuadrosh me një të shtypur të butonit, duke nisur në distancën e përcaktuar të fokusit dhe duke kaluar gradualisht drejt pafundësisë me çdo pozë. Kjo seri fotosh mund të "mbivendoset" në një pamje të kombinuar përfundimtare në montazh me anë të një programi si "Digital Photo Professional", që ofrohet me kamerën.
Cilësi fantastike figure në kushte jo dhe aq fantastike
"Gjurmimi i fytyrës më dha vetëbesimin të vijoj me modelin tim dhe t'i shkrep pozat dinamike dhe emocionale."
Veprimet e gjurmimit
Veprimet e vetëfokusimit me gjurmim të "AI Servo" të kamerës mund të rregullohen duke modifikuar parametrat si p.sh. "Tracking sensitivity" ose "acceleration/deceleration tracking", ose duke zgjedhur një prej katër rasteve "case" – konfigurime që janë ideale për lloje të ndryshme fotografie aksioni.
Si rregull ose si fillim "EOS R6" tani përfshin "Case A", që i përshtatet vetiu lëvizjes që fotografohet.
Zgjedhje e lehtë e pikëfokusimit
Zona e vetëfokusimit e "EOS R6" mbulon thuajse 100% të kuadrit2 dhe mund të përdoret individualisht, në zona apo së bashku si zonë e vetme fokusimi me deri në 6072 pozicione që zgjedhshme. Është shtuar edhe "Spot AF" që përdor një zonë shumë të vogël vetëfokusimi për precizion maksimal.
Fotografët mund të përdorin një levë shumëdrejtimëshe për ta lëvizur manualisht pikën apo zonën aktive të fokusimit nëpër ekran. Ndjeshmëria e kësaj komande – që mund të kontrollohet lehtë me kamerën në sy – mund të rregullohet në njërin prej tri niveleve sipas preferencave tuaj personale.
Përndryshe, mund të përdoret ekrani me prekje i kamerës për caktimin e pozicionit të pikëfokusimit aktiv – thjesht duke prekur apo tërhequr gjatë shkrepjes në modalitet pamjeje direkte ose duke përdorur teknologjinë "Touch & Drag" kur e keni kamerën në sy.
Artikujt e lidhur
Eksplorojini këta artikuj për të mësuar se si shkëlqen "Canon EOS R6" në kaq shumë drejtime.
- Gjatë shkrepjes së fotove me objektiv f/1.2, Centre AF point, One-Shot AF, në 23°C/73°F, ISO100. Me përjashtim të objektivave RF me veshje "Defocus Smoothing"
- Horizontal: 100%×Vertikal: 100% (afro maks.) mbulim fushe vetëfokusimi, për rastet kur shfaqet kuadri i subjektit ndërsa përdoret modaliteti "Face+Tracking AF" me objektiva RF (përveç "RF600mm F11 IS STM / RF800mm F11 IS STM" dhe "Extender RF"), objektivat EF (duke përjashtuar disa produkte aktuale), Extender EF (III) (varet nga modaliteti i fushës së vetëfokusimit të objektivit kryesor). Disa skena dhe subjekte mund të mos jenë të realizueshme. Për detaje rreth objektivave të mbështetur, shihni faqen zyrtare të shërbimit të klientit të "Canon".
- Shpejtësia më e lartë në botë e vetëfokusimit prej 0,05 sek mes kamerave pa pasqyrë me objektiv të ndërsjellë që vijnë me sensorë figure të barasvlershëm me të kuadërplotave 35 mm, me vetëfokusim me pikasje ndryshimi faze në rrafshin e figurës dhe vetëfokusim me pikasje kontrasti. Shpejtësia e vetëfokusimit e "EOS R6" është e njëjtë me të "EOS R", "EOS RP" dhe "EOS R5". Qarkullon në treg prej 9 korrikut 2020. (Sipas kërkimeve të "Canon"). Përllogaritur sipas shpejtësisë rezultuese të vetëfokusimit të matur sipas udhëzimeve të CIPA. (Ndryshon në varësi të kushteve të shkrepjes dhe të objektivit të përdorur.) Mënyra me matje të brendshme. [Kushtet e matjes] Ndriçimi në fokusim: EV 12 (temperaturë ambienti, ISO 100) Modaliteti i shkrepjes: M, Objektivi i përdorur: RF24-105mm F4L IS USM (në gjatësi fokale prej 24 mm), Shkrepja e fotove me butonin e shkrehësit, Mënyra e vetëfokusimit: Vetëfokusim 1-pikësh (me pikë qendrore vetëfokusimi), Funksioni i vetëfokusimit: Vetëfokusim me një shkrepje