Cilësi optimale 8K, ekspresivitet optimal krijues
EOS R5 C mund të shkrepë video tejet tërheqëse 8K DCI RAW në 12-bit, ndërsa përdor të gjithë gjerësinë e sensorit kuadërplotë për një përjetim të vërtetë kinematografik. Me shkrepjen e katërfishit të detajeve të 4K, EOS R5 C ofron filmime të jashtëzakonshme 8K deri në 30fps. Përmes përdorimit të një ushqimi të jashtëm elektrik EOS R5 C ofron 8K deri në 60fps, duke u hapur kështu derën mundësive të reja krijuese në pasproduksion. I gjithë sensori kuadërplotë 8K mund të përdoret gjithashtu për mbimodulim të 4K ose filmime Full HD, duke realizuar qartësi të jashtëzakoonshme me zhurmë të ulët.