Fleksibilitet në objektive me mbërthyesen RF

Me anë të mbërthyeses RF, EOS R5 C është e pajtueshme me një larmi të gjerë optike duke përfshirë objektivat e fjalës së fundit RF, si dhe objektivat EF ose Cinema përmes adaptorëve të mbërthimit EF-EOS R. Fotostabilizimi i avancuar elektronik me 5 akse ndihmon në realizimin e filmimeve të shtruara dhe të qëndrueshme profesionale.
EOS R5 C_Lifestyle

Teknolgjia e mbërthyeses RF

Mbërthyesja RF krijon mundësi të reja në projektimin e objektivave, ku aperturat e mëdha, optika e rezolucionit të lartë dhe rendimenti i fjalës së fundit ndërthuren për të dhënë objektiva unikë për regjisorët dhe fotografët. Mbërthyesja 12-kunjëshe RF zgjeron brezin e komunikimit mes objektivit dhe kamerës, duke sjellë nivel të përmirësuar të vetëfokusimit, fotostabilizimit dhe komandim të personalizueshëm që i bëjnë objektivat RF një zgjidhje ideale për videoregjistrime.

Përshtatuni dhe krijoni me adaptorët mbërthyes EF-EOS R

Mbërthyesja RF ruan pajtueshmërinë me objektivat Canon EF Cinema dhe fotografikë, falë një përzgjedhjeje adaptorësh mbërthyes Canon EF-EOS R. Kur shkrepni video, arrini thellësi mahnitëse qartësie nnë ambiente me ndriçim të lartë, përmes përdorimit të adaptorit mbërthyes për filtra me ND të variueshme.

Shoqëruesi ideal për VR

Në pajtim të plotë me objektivin Canon RF 5.2mm F2.8L Dual Fisheye, EOS R5 C është një zgjidhje ideale për krijimin e përmbajtjeve tërheqëse 180° VR, falë sensorit kuadërplotë 8K dhe regjistrimit kohëgjatë. Ky objektiv, kamerë dhe zgjidhje e njësuar ciklesh pune e zhvilluar nga Canon, e bën të thjeshtë dhe efikas krijimin e përmbajtjeve VR me qartësi të jashtëzakonshme.

Fotostabilizim i avancuar elektronik

EOS R5 C vjen me të njëjtin sistem të sofistikuar fotostabilizimi elektronik me 5 akse që gjendet te kamerat profesionale Cinema EOS, si EOS C500 Mark II, EOS C300 Mark III dhe EOS C70. Kjo teknologji e avancuar punon së bashku me fotostabilizimin optik që kanë objektivat e pajtueshëm, për të ofruar filmime të qëndrueshme dhe të shtruara. Për më tej, fotostabilizimi elektronik ofrohet dhe kur përdoren objektiva të pastabilizuar, si p.sh. fiksët dhe zmadhuesit Cinema.

Pajtueshmëri me objektiva anamorfë

EOS R5 C mbështet objektivat anamorfë përmes adaptorëve mbërthyer të palëve të treta. Përmes mbështetjes së çngjeshjes 2x, 1.8x dhe 1.3x nga ekrani LCD dhe dalja HDMI, EOS R5 C ofron mbështetje dhe fleksibilitet më të madh të objektivit, për të shkrepje krijuese kinematografike.

Regjistroni interesin tuaj për Canon EOS R5 C

Bëhuni i pari që merrni përditësimet e fundit për Canon EOS R5 C, oferta, këshilla dhe udhëzues, lajmet e fundit dhe ftesa për në aktivitetet vendore.