Foto mahnitëse 45-megapikselëshe deri në 20fps

Një sensor 45-megapikselësh kuadërplotë CMOS shkrep në qartësi të pabesueshme, zhurmë të ulët dhe diapazon të gjerë dinamik në shpejtësi çasti deri në 20fps, me ndjeshmëri ISO deri në 51,200 ISO. Ekspozimi automatik i fragmenteve ofron opsione ekspozimi uniform, ndërsa një kohëmatës intervalesh u hap derën fotointervaleve krijuese.

Kaloni në imazhe mahnitëse rezolucioni të lartë

Sensori kuadërplotë dhe procesori DIGIC i X EOS R5 C punojnë me njëri-tjetrin për të dhënë imazhe 45-megapikselëshe cilësie të lartë deri në 20fps me shkrehës elektronik, ose 12fps me shkrehës mekanik. EOS R5 C Photo Mode përmban dhe teknologjinë e mirënjohur Canon Dual Pixel CMOS AF II, teknikë ngjyrash të ngrohta organike dhe ndjeshmëri ISO deri në 52,000 duke e bërë EOS R5 C një zgjidhje të jashtëzakonshme për fotografinë profesionale.

Formate profesionale figure

EOS R5 C ndan të njëjtën arkitekturë të sistemit EOS R duke i mundësuar kështu shkrepjen e imazheve në një larmi formatesh profesionale skedari, mes të cilave RAW, C-RAW dhe JPEG. Imazhet 10-bitëshe HEIF mund të shkrepen gjithashtu me diapazon të rritur dinamik dhe riprodhim të rritur të ngjyrave, falë përdorimit të gamës PQ HDR dhe spektrit të ngjyrave BT.2020.

Fotografia me interval

Funksioni Interval Timer i hasur te EOS R5 C mund të caktohet që të shkrepë një numër të caktuar imazhesh brenda një kohe të caktuar. Ky funksion është ideal për krijimin e sekuencave profesionale me fotointervale. Për më tej mund të caktohen dhe modalitetet e personalizuara të imazhit, si p.sh. prioriteti i aperturës/shkrehësit ose Auto ISO, për t'ju mundësuar kontroll të plotë krijues gjatë krijimit të përmbajtjeve mahnitëse me fotointervale.

Regjistroni interesin tuaj për Canon EOS R5 C

Bëhuni i pari që merrni përditësimet e fundit për Canon EOS R5 C, oferta, këshilla dhe udhëzues, lajmet e fundit dhe ftesa për në aktivitetet vendore.