Revolucionarizim i videografisë. Sërish.

Ne në "Canon" jemi krenarë për rolin që kemi luajtur në transformimin e filmimit, me produkte e serisë "EOS 5D" në DSLR dhe si kamerat e objektivat "Cinema EOS". EOS R5 dhe EOS R5 C e vazhdojnë këtë trashëgimi, me rendiment revolucionar në video që ripërkufizon se çfarë mund të presin fotografët dhe filmuesit nga një kamerë e vogël.

Ka mbërritur 8K RAW

EOS R5 mund të shkrepë video mahnitëse 8K DCI RAW së brendshmi në kartën CFexpress, duke përdorur të gjithë gjerësinë e sensorit të vet kuadërplotë për një pamje vërtet kinematografike. Ofrohet dhe gjurmimi me fokusim, për filmime që duken aq të mira sa do të mendonit se janë realizuar me buxhetet e filmave të Hollivudit.

Përveç realizimit të cilësisë së figurës pranë realitetit, rezolucioni 8K u mundëson redaktorëve të presin kuadrin e filmimit dhe të arrijnë të nxjerrin sërish metrazhe përfundimtare në 4K.

Ka shumë opsione për shkrepjen e 8K në EOS R5:
• 12-bit RAW,
• 10 bit ProRes RAW përmes Atomos Ninja V+
• 10-bit 4:2:2 MP4/H.265
• 8-bit 4:2:0 MP4/H.265,

Me mundësinë mes formateve të kuadrit DCI apo UHD, mënyrave të kompresimit ALL-I apo IPB dhe opsioneve Canon Log, Canon Log 3 apo HDR PQ. Ofrohen shpejtësi kuadri prej 23.98p, 24p, 25p apo 29.97p, duke ju ndihmuar të arrini pamjen e ndjesinë që dëshironi. 8K mund dhe të regjistrohet në karta SD të shpejtësisë së lartë (v90) kur përdorni kompresion IPB.

8K RAW ofron nivelin më të lartë të cilësisë e të prakticitetit të figurës: shkrepni katër herë më shumë rezolucion se 4K dhe ndryshojini parametrat si p.sh. balanca e së bardhës pas filmimeve me anë të programit "Canon Cinema RAW Development" apo programit tuaj të preferuar të montazhit jolinear.* 8K RAW ofrohet në një standard ose e kompresuar për skedarë video të vegjël ende me fleksibilitet RAW.

Mund dhe të nxirrni foto nga filmimet 8K, si skedarë individualë 35-megapikselësh JPEG (ose skedarë HEIF nëse filmimi është i regjistruar me HDR PQ), ideal për situata ku mund t'ju duhet të nxirrni filmime dhe foto nga i njëjti aktivitet.

* Pajtueshmëria dhe dispozicioni ndryshon sipas prodhuesit të programit

Ivan D'Antonio filming on a mountain with a Canon EOS R5 camera on a tripod.

Rendiment 4K si kurrë më parë, deri në 120 fps

Së bashku me kapacitetet e saj revolucionare, EOS R5 u mundëson videografëve të shkrepin 4K DCI (kuadërplotë) dhe 4K UHD në shpejtësi kuadrosh prej deri në 120p (119.88 fps) me cilësi 4:2:2/10-bit, duke mundësuar lëvizje të ngadaltë tejet të shtruar me rezolucion të lartë mahnitës. Me shpejtësi kuadri prej deri në 59,94 fps keni një mundësi mes përdorimit të gjerësisë së plotë të sensorit të kamerës ose prerjes me 1,6-fish, që është e njëjtë me "Super 35mm".

Për ata që kanë nevojë për cilësi maksimale 4K, modaliteti 4K HQ tek EOS R5 riprodhon detaj mahnitës në shpejtësi kuadrosh prej deri në 30p, duke mbimoduluar filmimin 8K. Rezultatet duhen t'i shikoni që t'i besoni.

Larmia e opsioneve për rezolucionin, shpejtësinë e kuadrit etj. që ofron EOS R5 mund të hapet nga menyja e rikonceptuar e modalitetit të filmave, që e bën të lehtë për ta gjetur kombinimin e cilësimeve që kërkoni.

Larmia e opsioneve për rezolucionin, shpejtësinë e kuadrit etj. që ofron "EOS R5" mund të hapet nga menyja e rikonceptuar e modalitetit të filmave, që e bën të lehtë për ta gjetur kombinimin e cilësimeve që kërkoni.

Dual Pixel CMOS AF II

Sistemi ynë i përditësuar "Dual Pixel CMOS AF II" lejon fokusim të shtruar, të saktë e të vazhduar në të gjitha modalitetet e regjistrimit dhe vjen me pikasje të fytyrës dhe të syve, duke e bërë ideal për dokumentarë dhe filmime në stil vete të parë. Mund dhe të njohë macet, qentë e shpendët, dhe t'i gjurmojë përgjatë kuadrit. Efektet me tërheqje fokusi, që ju ndryshojnë vëmendjen e audiencës nga njëri vend në tjetrin mund të krijohen me lehtësi – thjesht prekni ekranin me prekje të kamerës dhe "EOS R5" do të rifokusohet shtruar në një shpejtësi të përcaktuar prej jush.

Kur të fokusoheni manualisht, "EOS R5" ofron një numër funksionesh për t'ju ndihmuar ta kapni saktë mprehtësinë kritike. "Focus peaking" thekson konturet e objekteve në fokus me një ngjyrë që e zgjidhni vetë, ndërsa "Dual Pixel Focus Guide" përdor një tregues grafik për të shfaqur nëse subjekti është me fokus para/mbrapa dhe bëhet i gjelbër kur arrihet fokusi i duhur.

© Robert Marc Lehmann

Stabilizim imazhi

I njëjti sistem fotostabilizimi inteligjent që mbron fotot nga dridhja e kamerës vihet në punë edhe kur "EOS R5" shkrep video, duke i lënë jashtë lëvizjet pa dashje të kamerës. Kur kombinohet me sistemin elektronik "Movie Digital IS"*, i cili shton një nivel tjetër performance, rezultatet janë mahnitëse, me filmime që duken si kur të ishin shkrepur duke përdorur mjete profesionale stabilizimi.

* Sistemi "Movie Digital IS" nuk ofrohet kur shkrepni në 8K RAW

Videointerval 8K

Ashtu si rezolucioni 8K zbulon detaje e qartësi të imëta, ashtu edhe fotointervalet mund të nxjerrin në pah detaje të lëvizjes që ndodhin në shtrirje të ndryshme kohore. Vërini të dyja krah për krah për të arrirë një spektakël të vërtetë për sytë.

"EOS R5" e bënë më të lehtë se kurrë shkrepjen e fotointervaleve të tilla në rezolucion të lartë, që mund të shkrepet dhe në 4K, me filmin që krijohet në kamerë. Koha mes secilit kuadër mund të përcaktohet dhe mund të përcaktohet edhe nëse ekspozimi është i kyçur në fillim të sekuencës apo rimatet për çdo pozë.

Përdorim intuitiv, ndaj ndiheni më pranë subjektit tuaj

Regjistruesit e jashtëm mund të përdoren me EOS R5, falë daljes së pastër HDMI në 4K/60p. Në fakt, filmimi mund të regjistrohet njëherësh së brendshmi dhe së jashtmi, për kopje rezervë dhe për të fjetur mendjen. Kur përdoret me regjistrues të jashtëm Atomos Ninja V+, tani është e mundur të regjistroni 10 bit ProRes RAW në 8k 30p ose 12bit 5K 60p ProRes RAW nga prerje 1.6x. Kur përdoret me regjistrues Atomos Ninja V ose Atomos Shogun 7, 5K 30p ProRes RAW mund të regjistrohet së jashtmi duke përdorur prerje 1.6x.

Objektivat zmadhues Cinema EOS me servomotorë mbështeten tani nga EOS R5. Komandojeni zmadhimin me prekjen e një butoni në kamerë, fantastike për dokumentarë ose projekte të historisë natyrore kur syri juaj duhet të qëndrojë i fiksuar te subjekti.

EOS R5 është krijuar për t'u ndjerë instiktivë dhe natyralë gjatë filmimit, që të mund të përqendroheni te subjekti dhe vizioni juaj krijues. Një ekran këndndryshueshëm rrotullohet përtej trupit të kamerës në 270˚, duke e bërë komode shkrepjen nga kënde të ndryshme. Mbiekspozimi mund të vihet në dukje përmes shiritave "zebra" që paralajmërojnë nëse ka zona që janë shumë të shndritshme.

Kohët e shkrepjes

"EOS R5" ofron vetëfokusim klasi të lartë së bashku me opsionet e rezolucionit të lartë dhe të regjistrimit me shpejtësi të lartë kuadrosh duke përdorur gjerësinë maksimale të sensorit kuadërplotë në shpejtësitë e larta të biteve. Pashmangshëm kjo ndërthurje funksionesh sjell njëfarë nxehtësie të konsiderueshme çka me radhën e vet kufizon kohëzgjatjen e regjistrimit. Me programin e integruar V1.60 e lart funksioni “Auto power off temperature” caktuar në [High] mundëson kohë më të gjata regjistrimi, por kur përdoret si cilësim pjesa e jashtme e kamerës do të nxehet shumë.
Kohët e përafërta të shkrepjes për rezolucionet dhe shpejtësitë e mundshme të kuadrove në ambiente me 23°C / 73°F nga një nisje e ftohtë detajohen më poshtë.

8K 30P
- Regjistrues i jashtëm RAW me gjerësi të plotë të sensorit: Pa kufizim
Auto power off temperature - Standard
- Gjerësi e plotë sensori: 20 minuta
- Gjerësi e plotë sensori RAW: 20 minuta
Auto power off temperature - High
- Gjerësi e plotë sensori: 45 minuta *2
- Gjerësi e plotë sensori RAW: 45 minuta *2

4K 120P
- Gjerësi e plotë sensori: 15 minuta *1

4K 60P
Auto power off temperature - Standard
- Gjerësi e plotë sensori: 35 minuta *2
- Prerje APS-C (mbimodulim 5.1K): 25 minuta
Auto power off temperature - High
- Gjerësi e plotë sensori: 60 minuta e lart *2
- Prerje APS-C (mbimodulim 5.1K): 50 minuta *2

4K 30P
- Gjerësi e plotë sensori: pa kufizim nga nxehtësia *2
- Gjerësi e plotë sensori cilësie të lartë (mbimodulim 8.2K): 30 minuta
- Prerje APS-C (mbimodulim 5.1K): pa kufizim nga nxehtësia *2

*1 Regjistrimi ndalon në 7 minuta e 30 sekonda për videot me shpejtësi të lartë kuadrosh. Tregon kohën kur mund të vazhdohet menjëherë regjistrimi.
*2 Regjistrimi është i kufizuar në 29 minuta e 59 sekonda. Tregon kohën kur mund të vazhdohet menjëherë regjistrimi.

Masa kujdesi
* Shifrat e mësipërme bazohen në kushtet e testimit të Canon gjatë përdorimit të kartave CFexpress dhe kartave të memories SD konform standardeve të testimit të Canon.
* Kur temperatura e ambientit është mbi +23°C/73°F, koha e mundshme e regjistrimit do të jetë më e shkurtër.
* Kur përdoret inkuadruesi (EVF), koha maksimale e regjistrimit do të jetë më e shkurtës se kur përdoret ekrani i kamerës
* Krahasuar me përdorimin e baterisë, koha maksimale e mundshme e regjistrimit do të jetë më e vogël kur kamera ushqehet me korrent nga USB.
* Në varësi të cilësisë së regjistrimit të filmit dhe kapacitetit të kartës së përdorur të memories, karta mund të mbushet plot përpara arritjes së kohës së mundshme të regjistrimit të pandërprerë.
* Kur përdoret [Auto pwr off temp.] në [High] dhe regjistrohen filma, karta mund të nxehet shumë. Jeni të lutur të bëni kujdes kur ta hiqni kartën.


Nëse kamera arrin kufirin e temperaturës rekomandohet ta fikni për të lejuar shpërhapjen e nxehtësisë.
Kohët e përafërta të rikuperimit për ambient në 23°C / 73°F tregohen më poshtë, por ndikohen nga faktorë të ndryshëm, si p.sh. temperatura e ambientit, funksionimi i vazhduar i kamerës dhe rezolucioni i zgjedhur i shkrepjes. Koha derisa të ofrohet koha e plotë e regjistrimit do të luhatet me temperaturën e ambientit.

8K 30P
- 10 minuta ftohje japin afro 3 minuta kohë regjistrimi
- 20 minuta ftohje japin afro 8 minuta kohë regjistrimi

4K 60P
- 10 minuta ftohje japin afro 10 minuta kohë regjistrimi

Për fotografët e filmuesit që u japin përparësi filmimeve, kemi zhvilluar modelin EOS R5 C. Ndërsa ka të njëjtat përmasa si EOS R5, modeli EOS R5 C shton kodekë të mëtejshëm dhe më shumë kohë filmimi kur punohet me video 8K. Mësoni cila kamerë ju përshtatet më mirë me udhëzuesin tonë të krahasimit.

Trupat e kamerave

Fotostabilizues në trup

Po
Jo (vetëm elektronik)

Regjistroni video në çast nga modaliteti i fotove

Po
Jo

Mbërthyese shumëfunksionale

Jo
Po

Pajtueshmëri me Speedlite

Pajtohet me të gjitha blicet Speedlite
Ka disa kufizime për blicet Speedlite të serive 580EX/600EX/EL-1, shikoni specifikimet për detaje

Limit kohe regjistrimi filmimesh

29min 59sek
E pakufizuar

Sistem ftohjeje

Pasiv
Aktiv përmes ventilatorit

Transmetim nga kamera (përmes UVC/RTP)

Jo
Po

Regjistrim anamorf

Jo
Po

Kodekë

12 Bit CRM Raw (Normal/ Lite)

10 bit MP4 HEVC / 8 bit MP4 H.264

10bit ProRes RAW 8K 30P drejt regjistruesit të jashtëm Atomos Ninja V+

12 Bit CRM Raw (HQ/ST/LT)

10bit XF-AVC / 10 bit MP4 HEVC / 8 bit MP4 H.264

10bit ProRes RAW 8K 30P drejt regjistruesit të jashtëm Atomos Ninja V+

Pesha dhe madhësia

650 g

138,5 x 97,5 x 88,5mm

680g

141,5 x 97,5 x 111mm

Artikujt e lidhur

Shkrepjet e para me "Canon EOS R5": nxjerrja e natyrës në detaje të bukura

Ulla Lohmann dhe Robert Marc Lehmann në lidhje me faktin si i ka ndihmuar sensori 45 MP dhe vetëfokusimi me ndjekje të syve i "Canon EOS R5" për të nxjerrë poza spektakolare.

Filmimi në 8K dhe 4K të mbimoduluar në "Canon EOS R5"

Në filmimet e para me "Canon EOS R5", Martin Bissig dhe Ivan D’Antonio eksploruan se si aftësitë e modelit në 8K ulin kohën e shkrepjes dhe shtojnë zgjerojnë mundësitë krijuese.

Canon EOS R5: 10 veçoritë që s'duhet të humbisni

Zbuloni veçoritë që bëjnë "EOS R5" të ndryshojë rregullat e lojës, duke përfshirë mundësinë për të shkrepur foto 45MP me deri në 20fps dhe filmime 8K RAW.

Canon EOS R5 vs EOS R6 – cili është modeli i duhur për ju?

"Canon" prezanton jo një, por dy kamera revolucionare kuadërplota pa pasqyrë. Cili është ai që ju duhet? U hedhim një sy "EOS R5" dhe "EOS R6" krah për krah.