Rendiment i fuqishëm profesional

"EOS R5" mund të shkrepë foto 45-megapikselëshe me deri në 20 kuadro në sekondë, njëherësh me vetëfokusim gjurmues. Ky lloj rendimenti – i mundësuar nga procesori i posaçëm "DIGIC X" – ju mundëson shkrepjen e fotove që kanë qenë thjesht të pamundshme më herë.
Një çiklist me mountain-bike hidhet në ajër përkundër diellit. Fotoja është shkrepur nga poshtë dhe është inkuadruar nga lulëkuqet dhe bari në faqen e kodrës

Martin Bissig ishte njëri nga profesionistët e parë që provuan aftësitë filmuese të "Canon EOS R5", duke filmuar aksion shpejtësie nga çiklistët e mountain-bike dhe patinatorët me skateboard. Shkrepur me EOS R5, me objektiv Canon RF 15-35mm F2.8L IS USM në 15mm, 1/800 sek, f/9 dhe ISO250. © Martin Bissig

Shpejtësi si kurrë më parë

"EOS R5" ju mundëson të shkrepni çaste fluturake si kurrë më parë, duke shkrepur foto kuadërplota 45-megapikselëshe në 201 kuadro mahnitëse në sekondë, në qetësi të plotë dhe me gjurmim të plotë AE dhe AF.

Qoftë nëse shkrepni spore, reportazhe, natyrën apo portrete, "EOS R5" ju ofron më shumë mundësi të shkrepni një çast perfekt në kohë. Dhe ku ju duhet të përdorni shkrehësin mekanik, shkrepja e vazhduar ofrohet në plot 12 fps1: një rendiment drejtues në kategorinë e vet për kamerat kuadërplota pa pasqyrë.

EOS R5

© Robert Marc Lehmann

© Martin Bissig / Ambasador i Canon

© Ulla Lohmann / Ambasador i Canon

© Martin Bissig / Canon Ambassador

Inkuadrues elektronik i fjalës së fundit

EOS R5 vjen me një inkuadrues elektronik aq të avancuar sa duket sikur nuk keni gjë mes jush e subjektit që po fotografoni. Me rezolucionin prej 5,76 milionë pikash, mbulimin me 100% dhe shpejtësinë e freskimit prej 120 fps do të ndiheni tërësisht të përfshirë në skenë, duke pasur gjithashtu mundësinë t'i shqyrtoni saktësisht se si do të duken fotot që në shkrepje.

EVF plotësohet nga një ekran me prekje këndndryshueshëm prej 3,15 inçësh dhe 2,1 milionë pikash që rrotullohet përtej kamerës në 270˚ për shkrepje komode nga kënde të vështira. Ekrani mund të rrotullohet gjithashtu dhe të mbahet përbri trupit të kamerës për mbrojtje.

Një sensor mbrapa EOS R5 ndërron vetiu mes EVF dhe ekranit teksa kamera ngrihet në syrin tuaj dhe mund të konfigurohet ndryshe sipas rastit nëse ekranin e keni të palosur apo jo.

EOS R5 gjithashtu mund të programohet që të ketë dritën e pasme LCD të fikur në mënyrë që përdoruesit të mund të fikin ekranin LCD dhe të përdorin EVF në vend të saj, duke i shqyrtuar imazhet në ekranin më të madh LCD. Ky është një funksion i njohur për të gjithë përdoruesit e DSLR.

Procesori i figurës "DIGIC X"

Shpejtësia e vazhduar fenomenale e shkrepjes te EOS R5, cilësia e jashtëzakonshme e figurës dhe vetëfokusimi drejtues në kategorinë e vete komandohen të gjitha nga një procesor DIGIC X, që komandon dhe funksionet e tjera të kamerës, si dhe siguron manovrim të shpejtë reagues.

Fole kartash dyshe me "CFexpress"

EOS R5 vjen me dy fole kartash memorieje: një për kartat e pajtueshmërisë së gjerë SD (me mbështetje për karta SD UHS-II të shpejtësisë së lartë); dhe një fole të dytë për kartat ultra të shpejta "CFexpress" që ofrojnë shpejtësi të pabesueshme për seri të vazhduara prej 20 fps për deri në 180 skedarë RAW dhe disa nga videoformatet me rezolucion më të lartë të EOS R5.


CFexpressV90 UHS-II SD
Shpejtësia maks. e transferimit1,97GB në sek321 MB në sek


Ashtu si kamera edhe mënyra e përdorimit të kartave është e personalizueshme. Mund të konfiguroni një kamerë dhe t'i ruani cilësimet e saj në një nga kartat e kujtesës. Kjo ju mundëson ta ndani konfigurimin me një mik ose, nëse keni dy kamera, t'i kopjoni në të dy kamerat. Kjo veçori është gjithashtu e dobishme kur dërgoni kamerën për servis - mund t'i ringarkoni të gjitha cilësimet tuaja kur të kthehet.

"Canon EOS R5" i parë nga e djathta e përdoruesit. Dy foletë e kartave janë nën një kapak në anë.

EOS R5 ka dhe dy fole kartash – një fole karte "CFexpress" të shpejtësisë së lartë dhe një fole karte SD me mbështetje universale.

Bateri kapaciteti më të lartë

EOS R5 vjen me një bateri të avancuar LP-E6NH që shton 20 për qind më shumë kapacitet se bateritë e vjetra LP-E6N, duke ju mundësuar shkrepjen e 490 fotove në një karikim të vetëm në kushte të rrepta testimi* – dhe konsiderueshëm më shumë në kushte shkrepjeje gjatë përdorimit real.

Bateritë LP-E6NH mund të karikohen me ushqyesin e dhënë ose nga kamera përmes USB C 3.1, me kapacitete përçimi korrenti prej 5V/1,5 A (PD). Ofrohet dhe dorezë baterie BG-R10, që mund të mbajë njëherësh dy bateri për kohë më të gjata shkrepjeje.

Bateritë më të vjetra LP-E6 dhe LP-E6N mbështetet nga EOS R5, por shpejtësitë më të larta të shkrepjes dhe karikimi nga kamera nuk ofrohen në rast se përdoren bateri LP-E6.

* Sipas standardeve të CIPA në 23˚C duke e përdorur LCD në modalitet kursimi energjie

Cilësi profesionale materiali

EOS R5 është krijuar me trup aliazhi magnezi që u bën ballë sfidave të përdorimit profesional. Veshja izoluese mbron ndaj pluhurit dhe lagështirës dhe ju mundëson shkrepje të vazhduar me konfidencë pavarësisht se çfarë trillesh ka moti.

EOS R5

Artikujt e lidhur

Shkrepjet e para me "Canon EOS R5": nxjerrja e natyrës në detaje të bukura

Ulla Lohmann dhe Robert Marc Lehmann në lidhje me faktin si i ka ndihmuar sensori 45 MP dhe vetëfokusimi me ndjekje të syve i "Canon EOS R5" për të nxjerrë poza spektakolare.

Filmimi në 8K dhe 4K të mbimoduluar në "Canon EOS R5"

Në filmimet e para me "Canon EOS R5", Martin Bissig dhe Ivan D’Antonio eksploruan se si aftësitë e modelit në 8K ulin kohën e shkrepjes dhe shtojnë zgjerojnë mundësitë krijuese.

Canon EOS R5: 10 veçoritë që s'duhet të humbisni

Zbuloni veçoritë që bëjnë "EOS R5" të ndryshojë rregullat e lojës, duke përfshirë mundësinë për të shkrepur foto 45MP me deri në 20fps dhe filmime 8K RAW.

Canon EOS R5 vs EOS R6 – cili është modeli i duhur për ju?

"Canon" prezanton jo një, por dy kamera revolucionare kuadërplota pa pasqyrë. Cili është ai që ju duhet? U hedhim një sy "EOS R5" dhe "EOS R6" krah për krah.

  1. Shkrehësi elektronik deri në afro 20 fps me gjurmim vetëfokusimi/vetekspozimi: Vlen për disa objektiva RF/EF, kur apertura është në hapje të plotë. Shihni faqen zyrtare të "Canon" për një listë të objektivave përkatës. Shpejtësia e shkrepjes në seri ndryshon në varësi të shpejtësisë së shkrehësit, cilësimit të aperturës, kushteve të aperturës gjatë shkrepjes së vazhduar, kushteve të subjektit, ndriçimit (sidomos në kushte të zbehta) dhe llojit të objektivit. Shkrehësi mekanik deri në afro 12 fps me gjurmim vetëfokusimi/vetekspozimi: Kur përdorni objektiva RF dhe disa objektiva EF. Shihni faqen zyrtare të "Canon" për një listë të objektivave përkatës. Shpejtësia e shkrepjes ndryshon me deri në 3 nivele, në varësi të llojit të baterisë, ngarkesës së mbetur në baterisë, numrit të baterive, objektivit të përdorur, temperaturës, cilësimit të Wi-Fi të integruar (aktiv/joaktiv) dhe nëse përdorni apo jo mbajtëse baterie dhe njësi WFT, adaptor DC apo ushqyes USB. Përveç faktorëve të mësipërm, shpejtësia maksimale e shkrepjes në seri mund të ulet për shkak të shpejtësisë së shkrehësit, aperturës, përdorimit të blicit, procesimit për reduktimin e dridhjeve, kushteve të subjektit, ndriçimit (sidomos në vende të errëta).