Për fotografët profesionistë që u duhet t'ua çojnë drejtpërdrejt fotot klientëve me shpejtësi e siguri, EOS R5 ofron FTP dhe FTPS të integruar duke përdorur Wi-Fi të integruar. Cilësimet e FTP mund të konfigurohen në kamerë ose jashtë linje përmes programit "EOS Utility" dhe të ruhen deri në 10 profile për përdorim çasti.
Një dorezë opsionale WFT-R10 Wi-Fi ofrohet për EOS R5, e cila ka dhe lidhje Gigabit Ethernet për rrjete me kabllo, dhe shton antena MIMO për Wi-Fi me rreze më të gjatë e më pak interferencë. Është shtuar dhe transmetimi i sigurt i pamjeve me SFTP.
Kur fotot vlerësohen apo etiketohen me shënime zanore, këto metadata mund të transmetohen së bashku me skedarët e fotove – informacion ky i vyer për fotoredaktuesit dhe personelin e agjencive.
Ekrani i statusit të transferimit FTP
Ky ekran, e kërkuar nga fotografët e lajmeve dhe të sporteve kur dërgojnë imazhe përmes FTP, tregon sa kohë do të duhet për të dërguar imazhet. Ky u mundëson fotografëve të marrin një vendim të informuar nëse duhet të qëndrojnë atje ku janë dhe për të përfunduar transferimit apo të kërkojnë një lidhje më të shpejtë diku tjetër.
Mbroni transferimin e imazheve
I dobishëm për shumë fotografë të lajmeve dhe të sporteve është opsioni për të "mbrojtur" automatikisht imazhet që janë dërguar në një server FTP. Mbrojtja e imazheve do të thotë që kyçen dhe nuk mund të fshihen aksidentalisht dhe mund të identifikohen lehtësisht se cilat imazhe i janë dërguar një klienti, kur të transferohen të gjitha në kompjuterin tuaj pas shkrepjes.
Për kontroll të plotë të kapaciteteve FTP dhe mundësisë për të shtuar të dhëna IPTC dhe shënime zanore në imazhe, programi Canon Mobile File Transfer zgjeron kapacitetet e FTP që përdor kamera juaj përmes smartfonit.
Lexoni më tej dhe shkarkoni >