"Dual Pixel CMOS AF II" me 5940 zona dhe mbulim tërësor
Kudo që t'ju pozicionohet subjekti "EOS R5" mund ta gjejë dhe të fokusohet mbi të me shpejtësi, duke përdorur 5940 zona vetëfokusimi që mbulojnë thuajse 100% të kuadrit. Këto zona fokusimi mund të përdoren së bashku, veçmas apo dhe në zona që mund të lëvizen nëpër kuadër sipas vendit ku ndodh aksioni.
Pikat e vetëfokusimit mund të zgjidhen me një multikomandë të posaçme mbrapa kamerës ose duke përdorur ekranin me prekje – duke e prekur kur është në modalitet pamjeje të drejtpërdrejtë ose duke e përdorur si bllok prekjeje kur e keni kamerën në sy.