Një fuzion i përsosur i fotografisë me videon

Sido që të keni nevojë të shkrepni, EOS R3 është makineria e përsosur e rrëfimtarisë vizuale. Me mundësinë për të shkrepur video të fotostabilizuar, 6K RAW në një larmi formatesh, është po aq e arrirë në filmografinë e dokumentarit dhe skenave të aksionit, sa dhe në shkrepjen e fotove statike me lëvizje të shpejta.
EOS R3

Regjistroni video mahnitëse 6K RAW brenda pajisjes drejt një karte memorieje CFexpress në shpejtësi kuadrosh prej deri në 60p. Filmime të tilla të pasura e të detajuara duken mahnitëse në ekranin e madh dhe mund të priten pa humbje cilësie si pjesë e ciklit të punës të montazhit në 4K.

Dëshironi të filmoni në 4K? Edhe kjo është e mirëmenduar falë opsioneve 4K DCI dhe 4K UHD – të dyja krijohen duke mbimoduluar sinjalit e brendshëm 6K të sensorit. Rezultatet janë thjesht sensacionale.

Por rezolucioni është vetëm një pjesë e gjësë: një diapazon dinamik masiv me 13.3 nivele dhe gamë ekspansive ngjyrash 12-bit Canon Cinema e bëjnë filmimin nga EOS R3 t'ju lërë pa mend. Sistemi ynë i njohur Dual Pixel CMOS AF i mban gjërat të mprehta, ndërsa një fotostabilizues i fuqishëm shtron lëvizjet e kamerës kur shkrepni dorazi.

EOS R3

Formati i duhur për ju

Duke kombinuar rezolucione të ndryshme, shpejtësi kuadrosh, kodekë dhe metoda kompresimi, EOS R3 mund të ofrojë një larmi formatesh shkrepjeje. Së bashku me 12-bit 6K RAW, ofrohen dhe kodekët 8-bit H.264 dhe 10-bit H.265, plus një përzgjedhje kompresimesh ALL-I, 6K RAW light IPB ose IPB Light. Shpejtësitë e kuadrove nga 24p në 120p ofrohen kur shkrepni në 4K, dhe ofrohet edhe cilësimi 4K Crop, duke dhënë një madhësi sensori të ngjashme me Super-35mm.

Në varësi të formatit që përdoret, filmimi mund të ruhet si në kamerën CFexpress të kamerës, si në atë SD – ideale për rastet kur klienti kërkon të marrë një shikim të shpejtë ndërsa ju vijoni me retushimin. Për më tej kur regjistroni në RAW në kartën CFexpress, në kartën SD ndërkohë mund të regjistrohet një version i mbimoduluar 4K IPB për përdorim ndërmjetës.

Filmat me shpejtësi të lartë kuadrosh (pa zë) me cilësi të përmirësuar figure mund të shkrepen në 120p/100p në rezolucione 4K dhe HD – fantastike për sekuenca aksioni dhe efekte ngadalësimi të lëvizjes.

EOS R3 vjen dhe me Canon Log 3, që ofron një diapazon dinamik masiv me 13.3 nivele dhe gradohet më lehtë nga ngjyra, duke e bërë kështu pa vështirësi pjesë të ciklit tuaj të punës. Dhe për ata që kërkojnë edhe më shumë detaje në ndriçim dhe hije, pa qenë nevoja të gradoni filmimin, ofrohet edhe 10-bit HDR PQ.

Kur shkrepni në Canon Log 3, ofrohet hapësira e ngjyrave Canon Cinema Gamut. Kjo jo vetëm ofron diapazonin më të gjerë të ngjyrave të EOS R3, por dhe mundëson konvertim të lehtë në një sërë hapësirash ngjyrash standarde të sektorit, si p.sh. BT2020 ose Academy Color Encoding System (ACES).

EOS R3

Dual Pixel CMOS AF II

Sistemi ynë i mirënjohur Dual Pixel CMOS AF II mundëson fokusim të shtruar, të saktë, të vazhduar, kur shkrepni video. Ai vjen me pikasje fytyre, sysh, koke dhe trupi (sipas kësaj radhe përparësie)
– ideal për filmim stili dokumentar me kamerën në skenë. Mund dhe të dallojë macet, qentë, shpendët dhe edhe makinat e motorët e garave, duke i mbajtur në fokusi edhe kur lëvizin sa lart poshtë në kuadër – njësoj si me shkrepjen e fotove.

Efektet me tërheqje fokusi, që zhvendosin vëmendjen e audiencës suaj nga një vend në tjetrin, mund të krijohen me lehtësi. Thjesht shtypni ekranin me prekje të kamerës dhe EOS R3 do të rifokusojë shtruar nga njëra pikë në tjetrën, në shpejtësinë që përcaktoni ju.

Ju pëlqen fokusimi manual? EOS R3 ofron një numër funksionesh për ndihmë. Kulminimi i fokusit thekson skajet e objekteve në fokusi në një ngjyrë të zgjedhjes suaj. Dual Pixel Focus Guide përdor një tregues grafik për ta shfaqur nëse subjekti është me fokus para/mbrapa dhe bëhet i gjelbër kur arrihet fokusi i saktë.

EOS R3

Filmim dorazi me stabilitet të lartë

Fotostabilizuesi i EOS R3 është në elementin e vet gjatë shkrepjes së videove dorazi. Kur kombinohet me IS e vetë objektivit dhe Movie Digital IS elektronik të kamerës, lëvizjet e paqëllimta të kamerës shtrohen deri në një shkallë thuajse të paperceptueshme – shumë e dobishme kur filmoni gjatë ecjes apo shkrepjes së dokumentarëve dorazi apo të filmimeve dytësore. Rezultatet janë thjesht mahnitëse, duken sikur janë shkrepur me stativ apo në suporte.

EOS R3

Funksione intuitive filmografie

Ne dëshironim që EOS R3 të ndihej po aq instinktiv gjatë filmimit sa dhe gjatë fotografimit. Një ekran definicioni të lartë 4.1 milionë pikash Vari-Angle rrotullohet tej trupit të kamerës deri në 270˚ për t'ju ndihmuar të shkrepni me komoditet nga kënde të vështira. Markuesit me shirita bardhezi veçojnë mbiekspozimin dhe vula kohore standarde e sektorit në format HH:MM:SS:FF integrohet në filmim, duke e bërë editimin me kamera të ndryshme shumë herë më të lehtë. Dalja HDMI nxjerr sinjal të mbimoduluar 4K 60p në hyrjen e zgjedhjes suaj, qoftë drejt një monitori apo regjistruesi të jashtëm.

EOS R3

Kohë të zgjeruara filmimi

Krijimi dhe akumulimi i nxehtësisë gjatë filmimeve mund të kufizojë kohën e regjistrimit të videos, ku karta e memories dhe trupi i kamerës bëhen të nxehtë në prekje. EOS R3 është projektuar me karakteristika të përmirësuara për shpërhapjen e nxehtësisë, për të përmirësuar rendimentin gjatë regjistrimi, dhe aktivizohen limitet e sigurisë që e fikin kamerën nëse temperatura shkon më lart se ç'duhet. Por këto mund të çaktivizohen për kohë të zgjatura filmimi kur kamerën nuk e mbani në dorë.

Kohët e përafërta të shkrepjes për rezolucionet dhe shpejtësitë e mundshme të kuadrove në ambiente me 23°C / 73°F nga një nisje e ftohtë detajohen më poshtë.1
6K 60P RAW
- Temperatura e vetëfikjes - Standarde: 25 minuta
- Temperatura e vetëfikjes – E lartë2, 3 : 60 minuta e lart

4K 120P
- Temperatura e vetëfikjes - Standarde/e lartë2, 3: 12 minuta

4K 60P (mbimodulim 6K) All-I
- Temperatura e vetëfikjes - Standarde: 25 minuta
- Temperatura e vetëfikjes - E lartë2, 3 : 60 minuta e lart

4K 30P (mbimodulim 6K) All-I
- nuk kufizohet nga nxehtësia

Nëse kamera arrin kufirin e temperaturës rekomandohet ta fikni për të lejuar shpërhapjen e nxehtësisë.

Kohët e përafërta të rikuperimit për ambient në 23°C / 73°F tregohen më poshtë, por ndikohen nga faktorë të ndryshëm, si p.sh. temperatura e ambientit, funksionimi i vazhduar i kamerës dhe rezolucioni i zgjedhur i shkrepjes. Koha derisa të ofrohet koha e plotë e regjistrimit do të luhatet me temperaturën e ambientit.

6K 60P RAW
- 5 minuta ftohje japin afro 9 minuta kohë regjistrimi

4K 120P
- 5 minuta ftohje japin afro 5 minuta kohë regjistrimi

Për herë të parë në një kamerë EOS4, janë hequr kufizimet në kohën e shkrepjes, duke lejuar deri në 6 orë filmimi videoje normale ose 90 minuta filmimi full HD shpejtësie të lartë kuadrosh.5

EOS R3

Regjistrim profesional i fotointervaleve

Një opsion fantastik për sekuenca që evoluojnë ngadalë është modaliteti i fotointervalit. EOS R3 mund të konfigurohet për të shkrepur kuadro në intervale që variojnë nga 2 sekonda deri në 99 orë e 59 minuta, e 59 sekonda deri në 3600 kuadro, në fund të të cilave pamjet kombinohen për të krijuar një film Full HD pa nevojën e programeve të mëtejshme. Mund ta konfiguroni gjithashtu me besim: në rast se ikin dritat apo mbaron bateria, mund ta nisni sërish regjistrimin nga ku e latë pas kthimit të korrentit.

Aksesorët

Një larmi aksesorësh të rinj janë hedhur gjithashtu në treg për të sjellë fleksibilitet të mëtejshëm për videoproduksion në EOS R3. Një Directional Stereo Microphone DM-ED1 i ri pa kabllo për zë më të pastër dhe më preciz, plus një adaptor XLR për lidhje niveli profesional.

  1. Kohëzgjatja maksimale e një shkrepjeje mund të jetë më e shkurtër në disa rrethana edhe pse regjistrimi fillon nga ndezja e aparatit për shkak të një rritjeje në temperaturën brenda kamerës e shkaktuar nga veprimet e konfigurimit të kamerës para shkrepjes ose nga përdorimi i zgjatur i modalitetit Live View. Kur karta është plot, regjistrimi i filmit pushon automatikisht. Në këtë rast, kohëzgjatja ndryshon kur fshini të dhënat dhe rifilloni shkrepjen.
  2. Kur caktoni "Auto power off temperature: High", karta mund të bëhet shumë e nxehtë. Bëni kujdes të mos digjeni kur të hiqni kartën nga foleja.
  3. Kohëzgjatjet e shkrepjes mund të mos ndryshojnë në cilësimet [Standard] dhe [High], në varësi të llojit të kartave.
  4. kamerë EOS jokinematografike
  5. varet nga kapaciteti i kartës së përshtatshme të memories, ushqimi elektrik dhe temperaturat

Artikujt e lidhur

A mund të garojë Canon EOS R3 me vrapuesin e vogël e të rrufeshëm gushëbardhë?

Fotografi italian i kafshëve të egra, Bruno D'Amicis, vë EOS R3 në provë duke fotografuar një zog të rrallë dhe me shpejtësi marramendëse në brigjet e Abrucos.

Dalja në terren të çrregullt me Canon EOS R3

"Tejperformon mbi gjithçka tjetër që kam punuar në të kaluarën!" Fotografi i sporteve motorike, Vladimir Rys, provon Canon EOS R3 në shkrepjen e tij të parë të makinave elektrike Rally.

Jeta në korsinë e shpejtësisë me objektivat supertelefoto nga Canon

Fotografi i sporteve motorike, Vladimir Rys, merr timonin e objektivave Canon RF 400mm F2.8L IS USM dhe RF 600mm F4L IS USM në një fotografim makinash të shpejta Rally me modelin Canon EOS R3.

Shpjegimi i Eye Control AF

Mësoni detajet e sistemit mahnitës Eye Control AF nga Canon, që cakton apo ndërron pikën AF duke pikasur se çfarë po shikoni ju.

Regjistrohuni tani

Jini të parët që merrni përditësimet e fundit për EOS R3 dhe ruani kontaktin për lajme të mëtejshme teksa zhvillohen.