Sensori i ri përmban qarqe nga pas dhe jo nga përpara, që të mund të mbledhë më shumë dritë, çka redukton dhe zhurmën. Dy shtresa qarqesh i mbivendosen njëra-tjetrës duke transformuar shpejtësinë me të cilën mund të dërgojë të dhëna sensori drejt procesorit të vet DIGIC X. Kjo shpejtësi nuk mundëson vetëm shkrepjen e vazhduar në 30fps (me AF dhe AE të vazhduar), por dhe i mundëson kamerës të kontrollojë fokusin 60 herë në sekondë. Një inkuadrues elektronik pa fikje rifreskon në 120fps për një përjetim tejet sireal, edhe kur shkrepen subjekte me lëvizje të shpejta.
Specifikimet e sensorit janë optimizuar për të qenë në ekuilibër të plotë mes rezolucionin, rendimentit në ndriçim të ulët dhe madhësisë së transmetueshme të skedarit, duke përmbushur kërkesat e fotografëve profesionistë të sportit dhe lajmeve. Digital Lens Optimizer maksimizon detajet që mund të arrihen nga objektivi në kombinim me sensorin, për të ofruar cilësi figure shumë përtej pritshmërive.
Manovrim ekspert në 30fps
Shkrehës elektronik i fjalës së fundit
Shpejtësia marramendëse e sensorit të EOS R3 do të ndryshojë mënyrën se si mendoni për shkrehësit elektronikë. Më parë efektet e rrotullimit të shkrehësit krijonin distorsion gjatë fotografimit të subjekteve në lëvizje të shpejta dhe nuk u linin mundësi tjetër fotografëve veçse të kalonin në modalitetin e shkrehësit mekanik. Por me EOS R3 tanimë gjërat janë ndryshe.
Duke qenë se sensori i pastron të dhënat e imazhit shumë shpejt, efektet e rrotullimit të shkrehësit janë eliminuar për fare. Tani fotografët mund të përdorin shkrehësin elektronik për të fiksuar lëvizjen, me shpejtësi revolucionare prej deri në 1/64,000 sek, si dhe në heshtje të plotë. Për më tej, sinkronizimi i blicit me shkrehësin elektronik tani është i mundur me shpejtësi deri në 1/180sek dhe ose me blicet Canon Speedlite, ose të palëve të treta.
Shkrehësi elektronik tek EOS R3 është po aq i heshtur sa do të prisnit – përveç që kësaj here mund të shkrepë në shpejtësinë e pabesueshme prej 30 kuadrosh në sekondë, me gjurmim të plotë AE dhe AF dhe me çfarëdo objektivi RF. Ofrohet gjithashtu një modalitet i personalizuar i shkrepjes në seri me shpejtësi të lartë, i cili lejon që shpejtësia e kuadrove të personalizohet deri në 195fps, për seri deri në 50 kuadro1. Mund të dallohen detaje të lëvizjeve tek objektet me lëvizje të shpejtë, të cilat përndryshe do të ishin të padukshme në ecurinë normale të kohës.
Reagimi në çast është një parakusht për fotoreporterët, qoftë koha e vogël në nisje ose vonesa e shkrehësit e reduktuar tani në 0.02 sekonda me opsion menyje. Siç do të prisnit nga Canon, shkrepja në 30fps ofrohet në të gjitha modalitetet e shkrepjes, duke përfshirë 14bit RAW.
Dritë e dobët? Nuk ka problem
Me diapazon ndjeshmërie ISO nga ISO 100 në ISO 102,400 (mund të zgjerohet në ISO 50 deri ISO 204,800), EOS R3 mund t'u bëjë ballë çfarëdo kushtesh ndriçimi që do t'i vinit përpara. Dizajni i ri i sensorit me ndriçim të pasmë sjell nivele të reja diapazoni dinamik dhe uljeje të zhurmës digjitale. Kombinuar me aftësinë e EOS R3 për t'u fokusuar në ndriçim shumë të ulët, keni tanimë një aparat që është vërtet mbret i fotografisë në ndriçim të ulët.
Pikasja e regëtimës me një shkrehës elektronik
Avancimet në teknologjinë e sensorëve të Canon bëjnë që EOS R3 të jetë kamera e parë pa pasqyrë e serisë EOS që ofron pikasje regëtime kur përdoret shkrehësi elektronik. Pikasja e regëtimës në frekuencë të lartë mund të reduktojë formimin e shiritave gjatë shkrepjes në burime drite LED, për të rritur numrin e imazheve të përdorshme të shkrepura në kushte të vështira.
Artikujt e lidhur
Regjistrohuni tani
- Gjurmimi AE dhe AF nuk ofrohet në modalitetin e serisë me shpejtësi të lartë. Numri maksimal i kuadrove të shkrepura mund të vendoset deri në 50