Canon EOS R10

Canon EOS R10

Një kamerë kaq e zhdërvjellët sa mund të përballojë thuajse gjithçka. Është shoqëruesja ideale në udhëtime Një mjet i përsosur krijimi përmbajtjesh hibride. Mjeti juaj i vetëshprehjes krijuese.

Specifikimet

  • Dual Pixel CMOS AF II

    AF gjurmon automatikisht njerëzit, kafshët dhe automjetet si në modalitet foto, ashtu edhe video

  • Xhirim i vazhdueshëm me 15fps1

    Me shkrehës mekanik, për rezultate optimale me shpejtësi dhe cilësi të lartë

  • 4K/30p

    Video me cilësi të lartë e mbimoduluar nga 6K

  • -Fokusimi me dritë të ulët 4EV2

    Fokusim i saktë në kushte me dritë të ulët

  • Foto deri në ISO 32,000 dhe video deri në 12,800

    Mund të zgjerohet në ISO 51,200 për fotot dhe ISO 25,600 për video

  • 4K/60p3

    Për lëvizje më të shtruar në video

  • 2.36 milion pikë EVF

    Me ritëm rifreskimi të zgjedhshëm 60/120fps4

  • Xhirim i vazhdueshëm me 23fps5

    Me shkrehës elektronik për shpejtësi edhe më të madhe dhe shkrepje të heshtur6

  • Procesor DIGIC X

    Komandim reagues dhe vonesë minimale EVF

  • image.canon

    Lidhje direkte Wi-Fi për ngarkime në shërbimet e resë kompjuterike

  • Ekran me prekje, me kënd të ndryshëm 7.5 cm 1.04 milionë pika

    Nxirrni një pamje të ndryshme të subjektit tuaj

  • Transmetim direkt në YouTube

    Transmetoni drejtpërdrejt në kanalin tuaj në YouTube7

Zbuloni një kamerë që ju jep më shumë

Shikoni blogeren e udhëtimeve Diana Millos teksa përdor EOS R10 për të shkrepur 48 orë në Sevilje.
Një Canon EOS R10 vendoset në bazën e një shtylle të lyer qeramike.

EOS R10 me një shikim

Më shumë mprehtësi

EOS R10 përmban sistemin tonë të njohur të fokusimit Dual Pixel CMOS AF II, të programuar duke përdorur teknologjinë e vetëpërmirësimit të thelluar programatik për njohjen e avancuar të subjekteve.

Më shumë shpejtësi

Reagoni në mënyrë instinktive, duke i shkrepur çastet fluturake me seri shpejtësie të lartë - ideale për fotografimin e kafshëve të egra dhe të sporteve.

Më shumë fleksibilitet

Pavarësisht nëse shkrepni foto, video ose një ndërthurje të të dyjave, EOS R10 ofron cilësi të shkëlqyer imazhi çdo herë.

Më e thjeshtë dhe e këndshme në përdorim

Që nga çasti që e merrni EOS R10, do të ndiheni të lidhur me të, sikur të jetë një zgjatim i vetes suaj krijuese.

Më shumë mundësi lidhjeje

EOS R10 lidhet me valë me smartfonin, që të mund të ndani krijimtarinë tuaj me miqtë dhe ndjekësit.

Galeri model

Shihni se çfarë mund të prodhojë EOS R10.

Më shumë mprehtësi

EOS R10 përmban sistemin tonë të njohur të fokusimit Dual Pixel CMOS AF II, të programuar duke përdorur teknologjinë e vetëpërmirësimit të thelluar programatik për njohjen e avancuar të subjekteve. Është e shpejtë, e saktë dhe tepër e ndjeshme në ndriçim të ulët - e saktë në situata të ndriçuara vetëm nga drita e hënës, në fakt.

Canon EOS R10 - Përjetoni një vetëfokusim të ri

Përjetoni një lloj të ri vetëfokusimi

EOS R10 mund të dallojë njerëzit, automjetet dhe kafshët – si macet, qentë dhe zogjtë – duke i gjurmuar ndërsa lëvizin kudo në kuadër8. Edhe subjektet që lëvizin shpejt janë të mprehta.

Kur fotografoni njerëz, EOS R10 së pari u jep përparësi syve të subjektit tuaj - "dritares drejt shpirtit". Nëse këto nuk janë të dukshme, atëherë gjurmohet fytyra. Dhe nëse subjekti juaj largohet për një moment, pasojnë me radhë koka dhe trupi.

Më shumë shpejtësi

Reagoni në mënyrë instinktive, duke i shkrepur çastet fluturake me seri shpejtësie të lartë - ideale për fotografimin e kafshëve të egra dhe të sporteve. EOS R10 mund të shkrepë seri imazhesh RAW, JPEG ose HEIF deri në 15 kuadro1 në sekondë (ose 23 fps5 duke përdorur shkrehësin elektronik të kamerës). Gjithçka ndërkohë që kamera gjurmon subjektin nëpër kuadër, duke rregulluar vazhdimisht fokusin dhe ekspozimin në përgjigje të skenës që ndryshon.

Shkrepja e çasteve fluturake

Shkrepja e çasteve fluturake

Në modalitetin RAW Burst, fotografitë mund të regjistrohen deri në 30fps me një prerje 75 përqind, me imazhet që ruhen në një skedar të vetëm filmi për organizim të rregullt dhe të lehtë. Më pas, imazhet individuale mund të nxirren, përpunohen dhe modifikohen me programin tonë falas Digital Photo Professional (DPP). Kur aktivizohet Pre-Shooting në menynë e kamerës, EOS R10 kap 0.5 sekonde veprimi përpara se të shtypet butoni i heqjes së shkrehësit, kështu që do ta kapni gjithnjë çastn e përsosur magjik.

Reagim i shpejtë

Kamera reagon shpejt edhe ndaj komandave tuaja, duke ju dhënë një avantazh të madh kur bëhet fjalë për kapjen e momentit vendimtar. Një procesor DIGIC X ofron manovrim reagues dhe vonesë ose ndërprerje minimale të inkuadruesit, kështu që gjithmonë do të ndiheni të lidhur me subjektin tuaj.

Canon EOS R10 - Procesori DIGIC X

Më shumë fleksibilitet

Pavarësisht nëse shkrepni foto, video ose një ndërthurje të të dyjave, EOS R10 ofron cilësi të shkëlqyer imazhi çdo herë. Është gjithashtu portativ, peshon vetëm 429g9, ndaj mund ta merrni gjithmonë me vete.

Merrni kontrollin

Fotografët mund të zgjedhin të shkrepin skedarë JPEG ose HEIF, ose skedarë RAW për fleksibilitet maksimal në pasproduksion. Teknologjia jonë Dual Pixel RAW madje ju lejon të përmirësoni imazhet duke mikrorregulluar mprehtësinë dhe Bokeh, dhe duke reduktuar hijezimin.

Ekuilibër perfekt

Një sensor 24.2-megapikselësh ju jep ekuilibrin ideal të detajeve, shpejtësisë dhe rendimentit në dritë të ulët. Një ndjeshmëri maksimale prej ISO 32000 (e zgjerueshme në ISO 51,200) lejon më shumë detaje dhe më pak zhurmë kur shkrepni në errësirë. Ka madje edhe një blic të integruar për të shtuar diçka më shumë nëse ju nevojitet.

Canon EOS R10 - Modalitetet skenike Panoramic dhe Panning

Në EOS R10 përfshihen modalitetet skenike Panoramic dhe Panning, duke e bërë më të lehtë marrjen e rezultateve të shkëlqyera kur shkrepni me këto teknika.

Dritat, kamera, aksion!

4K që sfidon pritshmëritë

4K që sfidon pritshmëritë

EOS R10 regjistron pamje të jashtëzakonshme video 4K që duken të shkëlqyera në ekranet UHD dhe mundësojnë prerje pa humbje të cilësisë gjatë redaktimit për projekte Full HD. Regjisorët mund të zgjedhin midis 4K/60p3, për riprodhimin e lëmuar të objekteve në lëvizje dhe efekteve me lëvizje të ngadaltë, ose 4K/30p mahnitëse të mbimoduluar krijuar nga dalja 6K nga sensori 24.2-megapikselësh i kamerës. Rezultatet duhen t'i shikoni që t'i besoni.

Lëvizje super e shtruar

Kur shkrepni në modalitetin Full HD, mund të përdoren shpejtësi kuadri deri në 120fps, duke zbuluar edhe më shumë hollësi në lëvizjen e objekteve në lëvizje.10 Dhe për skenat me lëvizje të ngadalta, aftësia për të krijuar filma të mrekullueshëm 4K dhe Full HD me kalim kohe në kamerë shton edhe më shumë në arsenalin tuaj krijues.

Lëvizje super e shtruar

e thjeshtë dhe e këndshme në përdorim

Që nga çasti që e merrni EOS R10, do të ndiheni të lidhur me të, sikur të jetë një zgjatim i vetes suaj krijuese. Butonat dhe rrotullat bien instinktivisht nën gishta dhe inkuadruesi elektronik i kamerës (EVF) ofron një pamje të qartë dhe të saktë të botës.

Ndihma OVF

Madje ka edhe një modalitet OVF Assist për të ndihmuar ata që vijnë nga kamerat me inkuadrues optikë, si p.sh. DSLR.

EVF

EVF prej 2.36 milionë pikash i EOS R10 tregon saktësisht se si do të shfaqet një imazh i shkrepur, nga thellësia e fushës deri te balanca e së bardhës dhe stili i figurës. Është komod, i lehtë për t'u përdorur dhe është i personalizueshëm që të mund të shihni vetëm informacionin që ju nevojitet.

Ekrani me prekje me kënde të ndryshme

EVF plotësohet nga një ekran i madh me prekje 7.5cm, me 1.04 milionë pika, me kënd të ndryshueshëm, që ju lejon të kompozoni dhe shkrepni nga lart ose nga poshtë, që të mund të merrni një pamje të ndryshme të subjektit tuaj.

APS-C vjen në sistemin EOS R

Një sistem i projektuar për të ardhmen, sot

EOS R10 është një pjesëtar i sistemit EOS R - një koleksion kamerash, objektivash dhe aksesorësh të krijuar nga themeli për të ofruar fotografi dhe video të shkëlqyera, tani dhe në të ardhmen. Një mbërthyese objektivi më e shpejtë dhe më e gjerë (54mm) lejon nivele të reja rendimenti, gjë që përkthehet në mënyra të reja se si të jeni krijues.

Integroni dhe zgjeroni

Megjithatë, mund të përdorni edhe objektivat ekzistues EF dhe EF-S, falë një tresheje adaptorësh për montimin e objektivave. Këto gjithashtu mund të sjellin funksione të mëtejshme, si p.sh. komanda të personalizueshme ose një filtër ND të ndryshueshëm.

Krahasimi mes APS-C dhe kuadërplotave

Avantazhi i APS-C

Duke qenë se EOS R10 është ndërtuar rreth një sensori me madhësi APS-C, objektivat ofrojnë 1.6x më shumë rreze telefoto sesa gjatësitë fokale ekuivalente në një kamerë kuadërplotë. Shkoni pranë subjektit tuaj për poza me impakt të kafshëve të egra dhe të aksionit që mbushin kuadrin.

Mësoni dhe zhvillohuni ndërsa shkrepni

Për ata që janë të rinj me EOS ose të rinj në fotografi, një ndërfaqe përdoruesi e drejtuar ju ndihmon të zhvilloni aftësitë tuaja, si dhe të mësoni si funksionon kamera juaj. Kur jeni gati të vazhdoni vetëm, ndërfaqja standarde e kamerës është aq intuitive dhe praktike për përdoruesit, saqë mund të harroni se është aty.

Mësoni dhe zhvillohuni ndërsa shkrepni

“MË PËLQEN SI FUNKSIONOI KAMERA. ËSHTË SHUMË, SHUMË E SHPEJTË DHE VETËFOKUSIMI ËSHTË I MREKULLUESHËM."

Më shumë mundësi lidhjeje

EOS R10 lidhet me valë me smartfonin, që të mund të ndani krijimtarinë tuaj me miqtë dhe ndjekësit. Postoni në rrjetet sociale, dërgoni videoklipe te miqtë dhe ngarkoni imazhe në llogaritë e resë kompjuterike që t'i keni gati kur të ktheheni në shtëpi.

Canon EOS R10 - Përfitimi - Më shumë mundësi lidhjeje

Qëndroni gjithmonë të lidhur

Bluetooth Low Energy i integruar ruan një lidhje gjithmonë aktive, duke lejuar që Wi-Fi 2.4GHz të aktivizohet pa probleme kur imazhet duhet të transferohen. Është gjithashtu e mundur ta kontrolloni kamerën nga distanca nga pajisja inteligjente duke përdorur programin Canon Camera Connect: për të parë atë që shikon ajo, për të ndryshuar cilësimet dhe për të shkrepur foto dhe video. Për funksionim më të thjeshtë në distancë, disponohet edhe ulti BR-E1 me valë, me Bluetooth.

EOS R10 vjen dhe me USB-C për karikim brenda kamerës dhe shkrepje të lidhur me kompjuterët PC/Mac.

Ndikoni te ndjekësit tuaj

Videoblogerët dhe krijuesit e përmbajtjeve mund ta përdorin EOS R10 për të transmetuar drejtpërdrejt video me cilësi mahnitëse direkt te ndjekësit e tyre në YouTube7. Thjesht lidhni kamerën me rrjetin tuaj Wi-Fi – nuk ka nevojë për kompjuter. Një ekran LCD me kënd të ndryshëm mund të rrotullohet për t'ju dhënë një pamje të saktë nëse jeni duke prezantuar.

EOS R10 mbështet gjithashtu shkrepjen vertikale të videos – e përkryer për shkrepjen e përmbajtjeve për historitë e rrjeteve sociale.

Krijimtaria juaj në renë kompjuterike

Portali ynë image.canon e vendos përmbajtjen tuaj aty ku duhet. Imazhet dhe filmat mund të ngarkohen pa probleme – direkt nga kamera në renë kompjuterike image.canon duke përdorur Wi-Fi. Nga këtu ato mund të zhvendosen në ruajtje afatgjatë në platforma të tjera reje kompjuterike ose të shkarkohen në një kompjuter PC ose Mac për modifikim.

Canon synon të arrijë emetime neto zero të CO2 nga aktivitetet e veta të biznesit deri në vitin 2050

Ne do ta arrijmë këtë duke ofruar një përmirësim mesatar prej 3% në vit në indeksin e përmirësimit të emetimeve të CO2 të ciklit jetësor për produkt. I cili nëse do të ruhej do të sillte një ulje prej rreth 50% nga nivelet e vitit 2008 deri në vitin 2030. Ne e pranojmë se kjo është në përputhje me nivelin e reduktimit të kërkuar nga Marrëveshja e Parisit.

Ne do të vazhdojmë të kryejmë rishikime të objektivit nga një këndvështrim afatgjatë, si një mënyrë për të kontrolluar kontributin tonë në arritjen e një shoqërie me karbon të ulët.

Photographer looking down view finder
Canon EOS R10 - Çfarë ka kutia

Çfarë ka në kuti

Gjithçka që ju nevojitet për të hedhur hapat e ardhshëm në fotografi dhe video.

  • Trupi i kamerës EOS R10

  • Kapaku i kamerës R-F-5

  • Rripi i kamerës ER-R10

  • Kapaku i mbërthyeses ER-SC2

  • Karikuesi i baterisë LC-E17E

  • Njësia e baterisë LP-E17

  • Kapaku i baterisë

  • Kabllo AC

  • Paketa e manualit të përdoruesit

Lentet dhe aksesorët

Artikuj të ngjashëm

10 këshilla fotografie për udhëtime

Fotografja dhe blogere, Diana Millos, ndan këshillat e saj kryesore për foto të arrira të udhëtimeve.

Një shëtitje në Sevilje me EOS R10

Blogerja, Diana Millos, zbulon pse kjo kamerë krijuese është shoqëruesja e përsosur e udhëtimit.

EOS R7 apo EOS R10 – cili është i duhuri për ju?

Mësoni pikat e ngjashme kryesore dhe dallimet mes kamerave APS-C të gjeneratës së re në gamën pa pasqyrë të EOS R System.

Shpjegimi i APS-C krahasuar me kuadërplotat

Cila është diferenca midis kamerave APS-C dhe kuadërplota, dhe cila është e duhura për ju?

Produktet e lidhura

  • EOS R7

    Eksploroni natyrën me një kamerë që vjen me shpejtësi dhe cilësi sensacionale figure në një trup portativ APS-C të projektuar për të ardhmen.
  • EOS RP

    Një kamerë pa pasqyrë, e vogël, e lehtë dhe intuitive me kuadër të plotë, e projektuar për fotografinë e përditshme dhe të udhëtimeve.
  • EOS 90D

    Një DSLR me funksione të plota që ju shpie më pranë, ju mundëson të shkrepni më shpejt dhe të nxirrni foto mahnitëse 32,5-megapikselëshe.
  1. Shpejtësia e shkrepjes së vazhdueshme mund të jetë më e ngadaltë në varësi të subjektit/kushteve të shkrepjes ose gjendjes së baterisë, ose konfigurimit të kamerës, ose objektivit gë përdorur etj. Shihni Advanced User Guide për detaje. Për informacion mbi objektivat që mbështesin shpejtësinë maksimale të regjistrimit të vazhdueshëm me servo AF, shihni Supplemental Information të EOS R10 në faqen e internetit “cam.start.canon”.
  2. Gjatë shkrepjes së fotove me objektiv f/1.2, Centre AF point, One-Shot AF, në 23°C/73°F, ISO100. Me përjashtim të objektivave RF me Defocus Smoothing Coating.
  3. Modaliteti i fotografimit 4K 60p pritet në 64% të sipërfaqes horizontale.
  4. Shpejtësia maksimale e kuadrove gjatë AF, gjysmështypja e butonit të shkrehjes ose shkrepja e vazhdueshme është 59.94 fps. Kini parasysh se shpejtësia e kuadrove të ekranit mund të jetë më e ulët në varësi të objektivit që përdorni dhe kushteve të shkrepjes.
  5. Shpejtësia e shkrepjes së vazhdueshme mund të jetë më e ngadaltë në varësi të subjektit/kushteve të shkrepjes ose konfigurimit të kamerës, ose objektivit gë përdorur etj. Shihni Advanced User Guide për detaje. Për informacion mbi objektivat që mbështesin shpejtësinë maksimale të regjistrimit të vazhdueshëm me servo AF, shihni Supplemental Information të EOS R10 në faqen e internetit “cam.start.canon”. Në varësi të natyrës së subjektit ose kushteve të shkrepjes, mund të ndodhë shtrembërim i imazhit me rrotullim të shkrehësit.
  6. Mund të krijohen tinguj të ndryshëm nga shkrehësi (apertura, tingulli i lëvizjes së objektivit të fokusit dhe tingulli elektronik etj.).
  7. Shërbimi i transmetimit të drejtpërdrejtë të kamerës mbështet vetëm transmetimin e drejtpërdrejtë në YouTube. Përpara përdorimit të shërbimit të transmetimit të drejtpërdrejtë, kërkohet regjistrimi në image.canon. Kontrolloni në YouTube për kërkesat më të fundit. Transmetimi i drejtpërdrejtë në YouTube mund të ndryshojë, ndalojë apo ndërpritet pa njoftim paraprak. Canon nuk mban asnjë përgjegjësi për asnjë shërbim të ofruar nga palë të treta, duke përfshirë shpërndarjen e tyre të drejtpërdrejtë në YouTube.
  8. Vlen kur shfaqet korniza e subjektit gjatë gjurmimit dhe në kamerë ka një objektiv të përputhshëm, ndërsa është aktiv AF me rreze të plotë ose subjekti zbulohet me sukses në modalitetin e një zone tjetër. Për detaje mbi objektivt e mbështetur, shihni [Supplemental Information] për EOS R10 te “cam.start.canon”.
  9. Me një kartë memorieje dhe bateri, bazuar në udhëzimet CIPA.
  10. Në modalitetin High frame Rate Movie nuk regjistrohet zëri