Shikojeni. Shkrepeni.

Pavarësisht nëse jeni duke ardhur nga një smartfon apo DSLR, EOS R10 ju vë shpejt në punë, duke shkrepur në mënyrë krijuese në mënyra që nuk mund të bënit më parë.
Canon EOS R10 - Përfitimi - Më i thjeshtë

Teknologjia EOS R e gjeneratës së re kombinohet me projektimin praktik – një kombinim fitues që ju ndihmon të eksploroni kudo që të shkoni.

Për ata që janë të rinj në fotografi apo me kamerat Canon EOS, ofrohet një ndërfaqe e drejtuar. Kur aktivizohet, ju mëson jo vetëm se si të përdorni kamerën, por edhe mbi parimet e fotografisë. Dhe kur të jeni gati për ta çaktivizuar ndërfaqen e drejtuar, ekranet dhe menytë standarde të kamerës janë të shpejta dhe intuitive. Një projektim aq i mirë sa do të harroni dhe se është aty.

Dritarja juaj drejt botës

EVF prej 2.36 milionë pikash i EOS R10 ofron një pamje të qartë dhe dinamike të botës dhe tregon saktësisht se si do të shfaqet një imazh i kapur ose një klip filmi - me mbulim 100 përqind. Kjo ju lejon të shikoni paraprakisht ekspozimin, rrezen e qartësisë, balancën e së bardhës, stilin e figurës dhe shumë më tepër.

Canon EOS R10 - EVF

Është komod, edhe kur jeni duke shkrepur gjatë gjithë ditës, falë një shpejtësie rifreskimi 120fps1, zmadhimit 0.95x dhe një pikë syri 22mm të larguar nga trupi i kamerës. Ka gjithashtu një modalitet kursimi energjie me 60fps. Informacioni i shfaqur është i personalizueshëm, që të qëndroni të informuar pa u shpërqendruar. Inkuadruesi mund të rregullohet gjithashtu për t'iu përshtatur shikimit tuaj, nga dipotri -3 deri +1 m-1.

Canon EOS R10 - Krahasimi i OVF Assist

Modaliteti OVF Assist për të ndihmuar ata që vijnë nga kamerat me inkuadrues optikë, si p.sh. DSLR. Ai simulon përvojën e një inkuadruesi optik, duke përdorur teknologjinë HDR për të zbuluar detaje në hijet e errëta dhe pikat kryesore të ndritshme, në vend që të shikoni paraprakisht efektet e figurës.

EVF plotësohet nga një ekran i madh me prekje 7.5cm, me 1.04 milionë pika, me kënd të ndryshueshëm, që ju lejon të kompozoni dhe shkrepni nga lart ose nga poshtë, në mënyrë që të mund të merrni një pamje të ndryshme të subjektit tuaj. Është gjithashtu i shkëlqyeshëm për të xhiruar video.

Canon EOS R10 - Ekrani me prekje, me kënd të ndryshëm

APS-C vjen në EOS R

Ne e kemi krijuar EOS R10 rreth një sensori APS-C me afro 22,3 x 14,9 mm. Kjo u jep objektivave tuaj 1,6x më shumë shtrirje telefoto krahasuar me të njëjtën gjatësi fokale në një kamerë kuadërplotë dhe e bën EOS R10 më të vogël dhe më të lehtë - shoqëruesin ideal të udhëtimit. Izoloni detajet e largëta në peizazhe dhe afrojuni kafshëve të egra në park, duke mbushur kuadrin për impakt maksimal.

Canon EOS R10 - Krahasimi APS-C me kuadërplotat

Komanda të personalizueshme që funksionojnë për ju

Atyre që vijnë te EOS R10 nga bota e DSLR-ve nuk do t'u duhet shumë kohë për t'u mësuar me kamerën e re. Komandat janë aty ku do të prisni t'i gjenit - mu nën gishtat tuaj - dhe shfletimi në faqet e menysë do të duket i njohur, por me përmirësime.

Canon EOS R10 - Kontrollet e personalizuara

Ka mënyra fotografimi të personalizuara që ju lejojnë të përdorni menjëherë cilësimet e paraprogramuara të kamerës, si dhe një ekran të personalizueshëm të My Menu, që mund të plotësohet me opsionet më të përdorura të menysë. Ofrohen gjithashtu butona të funksioneve të personalizuara, që ju lejojnë të rregulloni cilësimet gjatë shkrepjes, pa e hequr sytë nga subjekti.

  1. Shpejtësia maksimale e kuadrove gjatë AF, gjysmështypja e butonit të shkrehjes ose shkrepja e vazhdueshme është 59.94 fps. Kini parasysh se shpejtësia e kuadrove të ekranit mund të jetë më e ulët në varësi të objektivit që përdorni dhe kushteve të shkrepjes.

Artikujt e lidhur

Përjetoni një lloj të ri vetëfokusimi

Ne kemi përdorur teknologjinë e vetëpërmirësimit të thelluar programatik dhe mijëra imazhe të botës reale, për t'i mësuar Canon EOS R10 të njohë njerëzit, kafshët dhe automjetet - duke i mbajtur ata në fokus të qartë dhe të saktë ndërsa lëvizin nëpër kuadër.

Shkrepja e çasteve fluturake

Jeta ecën shumë shpejt, kështu që do t'ju duhet një kamerë me shumë shpejtësi për të kapur momentet e papërsëritshme

Është historia juaj, tregojeni sipas mënyrës suaj

Shkrepni video të jashtëzakonshme me të njëjtën kamerë që përdorni për fotot e arrira. EOS R10 është një krijues përmbajtjesh shumë i aftë, që ju mundëson të tregoni historinë tuaj me imazhe fikse ose në lëvizje.

Një kamerë super e lidhur

Cilësia e EOS përmbush komoditetin e smartfonit – ​​një kombinim i përsosur për këdo që kërkon të shkrep' përmbajtje për rrjetet sociale, të redaktojë kudo që të ndodhet ose të komandojë kamerën nga distanca. Pavarësisht nëse jeni një bloger, figurë e rrjeteve sociale apo thjesht ju pëlqen të ndani imazhe me miqtë dhe familjen, nuk ka qenë kurrë më e lehtë se tani për ta nxjerrë krijimtarinë tuaj në internet.

Frymëzohuni, regjistrohuni tani

Mos i humbisni ofertat e fundit nga "Canon", këshillat e udhëzimet, lajmet dhe ftesat për në aktivitetet vendore.