Connect upload share

EOS R

Lidhni, ngarkoni dhe ndani në çdo vend

Elastike dhe e gjithanshme, kamera EOS R përfshin veçoritë më të fundit të lidhjeve për t'i ndarë imazhet tuaja me pajisje të tjera dhe e bën të lehtë të dërgoni, të etiketoni gjeografikisht dhe të ruani kopje të punëve tuaja të rëndësishme.

Ndarja është e thjeshtë

EOS R ofron lidhjet Bluetooth dhe Wi-Fi, duke e bërë të lehtë të lidheni dhe të ndani me smartfonin tuaj dhe pajisje të tjera. Lidhja e integruar Bluetooth përdor një protokoll me nivel të ulët energjie për t'u lidhur automatikisht me pajisjet e përputhshme nëpërmjet aplikacionit Canon Camera Connect. Rishikoni, ndani dhe regjistroni në largësi imazhe dhe video me pamje të drejtpërdrejta me vetëm një trokitje.

Transferoni dhe ruani kopje kur jeni në lëvizje

EOS R mund të dërgojë automatikisht imazhe drejtpërdrejt te një telefon, tablet ose kompjuter i çiftuar nëpërmjet aplikacionit Canon Camera Connect. Ju vetëm duhet të aktivizoni lidhjen Wi-Fi në celularin tuaj ose një lidhje Wi-Fi në kompjuterin tuaj. Ky është një funksion i dobishëm për këdo që ka nevojë të ruajë menjëherë kopje të punës së tij, si p.sh. fotoreporterët në situata delikate.

Shtimi i të dhënave të sistemit GPS

Fotografëve të peizazheve dhe udhëtimeve do t'u pëlqejë vërtet shërbimi GPS me celularin në kamerën EOS R. Kur regjistroni ndërkohë që jeni të lidhur me një pajisje inteligjente të përputhshme me Bluetooth, EOS R mund të mbledhë të dhëna nga GPS dhe t'i shtojë ato automatikisht tek imazhet tuaja me aplikacionin Canon Camera Connect. Kjo e bën të lehtë identifikimin e vendeve dhe ofron një veçori të dobishme për redaktimin kur të jeni përsëri në shtëpi.

Mund të pëlqeni gjithashtu
Related tell your stories

EOS R

Tregoni historitë tuaja në video 4K dhe mbusheni ekranin me detaje

Related article brent

EOS R

Vendosja e standardeve të reja në krijimtari

See capture more

EOS R

Shikoni dhe regjistroni më shumë, me një sensor të përqendruar te precizioni

Adding GPS data

Kontrolloni kamerën tuaj në largësi

Një veçori tjetër e ofruar nga aplikacioni Canon Camera Connect që sjell një elasticitet të lartë për regjistrimin është aftësia për ta përdorur kamerën EOS R në largësi. Kjo ju lejon të regjistroni në situata ku është e vështirë të përdorni fizikisht kamerën ose ku mund ta frikësoni subjektin, si p.sh. kur fotografoni ose filmoni jetën e egër.

Ndarja me Wi-Fi ose USB

Nëse punoni në një studio bashkë me një ekip, kamera EOS R mund të ndahet me kompjuterin tuaj PC ose Mac me Wi-Fi ose USB 3.1, kështu që të gjithë mund të shikoni dhe të rishikoni në çast imazhet tuaja dhe të bëni rregullimet e duhura.

Mund të jeni të interesuar edhe për