hero

EOS R

Vendosja e standardeve të reja me EOS R

Novatore e përplot funksione të fjalës së fundit të teknologjisë, "Canon EOS R" ofron AF jashtëzakonisht të shpejtë prej 0,05 sekondash1. Pavarësisht nëse shkrepni portrete, peizazhe, rrugë, udhëtime, dasma apo video, teknologjia e përparuar e "EOS R" ju bën të mundur t'i zgjeroni rrëfimet tuaja e të krijoni pamje që nuk kanë qenë të mundura më parë.

Komunikimi me shpejtësi të lartë

Teknikët e "Canon" e kanë rimodeluar mbërthyesen e objektivit EF posaçërisht për "EOS R System" me një lidhje unike 12-kunjëshe. Kjo risi përmirëson ndjeshëm komunikimin mes objektivit të kamerës dhe trupit të kësaj, duke e bërë më të shpejtë me "EOS R" nga sa ka qenë e mundur më parë.

Mbërthyesja e objektivit RF është tejet e gjerë e me thellësi të vogël mes saj dhe sensorit. Ky dizajn lejon që lentja të jetë më afër me sensorin, duke bërë të mundur krijimin e optikës më të shpejtë, më të ndritshme dhe me cilësi të lartë me një rendiment të pakrahasueshëm.

High speed communication

Fokusimi i shpejtë dhe jashtëzakonisht i qartë

"EOS R" ofron një sensor "Dual Pixel CMOS AF" kuadri të plotë prej 30,3 megapikselësh falë sistemit të përparuar të zbulimit të fazës që i lejon përdoruesit të zgjedhë mes 5655 pozicioneve të vetëfokusimit2. Ajo përdor pjesën më të madhe të pikselëve të sensorit (80% të pikselëve horizontalë dhe 100% të atyre vertikalë) për të sjellë një fokus automatik super të shpejtë për imazhet e palëvizshme si dhe gjurmimin e butë të fokusit kur regjistroni video.

Fast pin sharp focusing

Një kamerë vërtet e heshtur

Në situatat kur dëshironi të regjistroni me një kujdes maksimal, kërcitja e obturatorit të kamerës mund ta paralajmërojë subjektin dhe të prishë një mundësi të shkëlqyer. Kjo është e vërtetë për fotografinë rastësore në dasma, po aq sa edhe për regjistrimin e jetës së egër në afërsi.

"EOS R" është kamera e parë e "Canon" që ofron një modalitet regjistrimi tërësisht të pazhurmshëm, që të nxirrni fotografi pa e trazuar subjektin. I përdorur në ndërthurje me ekranin me kënd të ndryshueshëm, regjistrimi në heshtje bën të mundur realizimin e fotografive vërtet rastësore.

Imazhe të shkëlqyera drejtpërdrejt nga kamera juaj

Shumë prej funksioneve mbresëlënëse të "EOS R" mundësohen nga procesori i fuqishëm "DIGIC 8". Përfitimet kryesore nga ai përfshijnë komunikimin më të mirë mes kamerës dhe lentes, duke sjellë një fokus automatik më të shpejtë dhe imazhe më të mira të mundshme drejtpërdrejt nga kamera juaj.

Shpejtësia e fuqia ultra e lartë e përpunimit do të thotë se optimizuesi i përmirësuar dixhital i objektivit të "EOS R" është gjithnjë në funksionim, pa ndikuar në rendimentin e kamerës. Kjo garanton imazhe me cilësi optimale dhe pa anomali.

Mund të pëlqeni gjithashtu
See capture more

EOS R

Shikoni dhe regjistroni më shumë, me një sensor të përqendruar te precizioni

Related article enjoy the world EOS

EOS R

Shijoni botën e sistemit EOS me një gamë aksesorët specialë

Canon related article perfect blend

EOS R

Ndërthurja e përsosur mes manovrimit dhe dizajnit të shkëlqyer

Direct from camera
Direct from camera

Filmime të nivelit profesional

"EOS R" ofron të njëjtin nivel të lartë veçorish videoje 4K që gjeni tek "EOS 5D Mark IV", si edhe opsione të përparuara si p.sh. ulja e zhurmës për rritje rendimenti gjatë punës me ISO të lartë.

Ndërthurja e sensorit CMOS të "EOS R" me procesorin "DIGIC 8" do të thotë se mund të filmoni në 4K me ngjyra të pasura e detaje të imëta, si dhe me dalje 10-bitësh nëpërmjet HDMI. Kjo dalje e videos e nivelit profesional ju jep mundësi maksimale për redaktimin, si dhe regjistrime me intervale në 4K dhe kapje të kuadrove nga filmimet 4K. "EOS R" vjen me fole kufjesh dhe fole mikrofoni "mini mic".

1 Që nga data 13 shkurt 2019, ndër kamerat dixhitale pa pasqyra me lente të ndërrueshme që përfshijnë një sensor imazhi 35mm të barasvlershëm me kuadrin e plotë me fokusin automatik AF me zbulimin e kontrastit dhe AF me zbulimin e fazës në planin e imazhit. Llogaritur nga rezultatet e shpejtësisë së matur të fokusit automatik AF, bazuar në udhëzimet e CIPA-s (ndryshon në varësi të kushteve të regjistrimit dhe lentes së përdorur). Matur duke përdorur metoda të brendshme. Kushtet e matjes: EV12 (temperatura e ambientit/ISO 100), Modaliteti manual, me RF 24-105mm F4L IS USM (me gjatësi fokale 24mm) me parametrat e mëposhtëm: obturatori i lëshuar me butonin e obturatorit, AF me 1 pikë (AF qendrore), AF me një shkrepje

2 Në modalitetin AP në një zonë të vogël 1 pikë

Mund të jeni të interesuar edhe për