Canon EOS M6
Mos humbisni asnjë histori.Një kamerë EOS që mund t'ju shoqërojë kudo, kështu që do të jeni gjithmonë gati për historitë spontane në rrugë.
Për momentet që nuk i vë re askush tjetër
E jashtëzakonshme në cilësi, e vogël në madhësi
Duke ndërthurur rendimentin e një kamere DSLR me lëvizshmërinë për të shkuar kudo
Shikoni specifikimet e plotaNjë cilësi imazhi si në DSLR nga një kamerë pa pasqyra
Një ndërthurje e kamerës kompakte dhe asaj DSLR
Mjaft portative për ta mbajtur në xhep ose çantë, kamera EOS M6 ju lejon të tregoheni spontan me fotografinë - duke kapur momentet e papritura me qartësi dhe krijimtari, me një kamerë që mund ta merrni kudo.
Një rendiment i shkëlqyer, atëherë kur ju duhet më shumë
Dual Pixel CMOS AF fokuson po aq shpejt dhe saktë sa një kamerë DSLR, duke i gjurmuar automatikisht objektet kur lëvizin në kuadër. Kamera EOS M6 është një pajisje e shpejtë, po ashtu, duke regjistruar imazhe 24,2 megapikselë me deri në 9 kuadro/sek (7 kuadro/sek me fokusin automatik SERVO).
Dual Pixel CMOS AF
Nivele të reja të krijimtarisë në video
Përdorni të njëjtat kontrolle për video siç veproni për fotografitë, për video Full HD jashtëzakonisht të lehta, që duken të shkëlqyera në linjë si dhe në televizorin tuaj të shtëpisë. Subjektet qëndrojnë në fokus të qartë kur lëvizin (ose kur lëvizni ju) dhe filmimet janë të qëndrueshme me anë të një Stabilizuesi të imazhit me 5 boshte në kamerë.
Përqafoni EOS
Lidhja dhe ndarja inteligjente - nuk kërkohet tela
Veçoritë gjithmonë aktive Bluetooth® dhe NFC e bëjnë të lehtë të lidhni kamerën tuaj EOS M6 me një smartfon ose tablet me anë të Wi-Fi. Pasi të lidheni, mund të shfletoni imazhet dhe t'i ndani ato me shokët tuaj nëpërmjet resë kompjuterike. Mund ta kontrolloni kamerën tuaj po ashtu në largësi, duke parë atë që shikon ajo në ekranin e pajisjes tuaj.
Aplikacioni Canon Photo Companion
Partneri i përsosur për çdo rrëfimtar të historive vizuale, aplikacioni ynë Photo Companion app ju ofron akses në përmbajtje dhe njohuri profesionale e të personalizuara, atëherë kur ju duhen më shumë - që t'u jepni vërtet jetë historive tuaja.
Canon synon të arrijë emetime neto zero të CO2 nga aktivitetet e veta të biznesit deri në vitin 2050
Ne do ta arrijmë këtë duke ofruar një përmirësim mesatar prej 3% në vit në indeksin e përmirësimit të emetimeve të CO2 të ciklit jetësor për produkt. I cili nëse do të ruhej do të sillte një ulje prej rreth 50% nga nivelet e vitit 2008 deri në vitin 2030. Ne e pranojmë se kjo është në përputhje me nivelin e reduktimit të kërkuar nga Marrëveshja e Parisit.
Ne do të vazhdojmë të kryejmë rishikime të objektivit nga një këndvështrim afatgjatë, si një mënyrë për të kontrolluar kontributin tonë në arritjen e një shoqërie me karbon të ulët.
Specifikimet
-
24,2 megapikselë
Për një cilësi imazhi DSLR
-
Video në Full HD
Filma të shkëlqyer, në linjë dhe në shtëpi
-
DIGIC 7
Rendiment i shpejtë dhe reagues
-
Stabilizimi dixhital i imazhit me 5 boshte
Ekuilibron dridhjet e kamerës
-
Dual Pixel CMOS AF
I shpejtë për fotografitë; i qetë për videot
-
Wi-Fi dhe NFC
Regjistroni dhe ndani pa tela
-
Regjistrimi me 7 kuadro/sek
me fokusin automatik SERVO
-
Bluetooth
Për një kontroll pa tela me lehtësi
Çfarë ka në kuti
-
Trupi i kamerës Canon EOS M6
-
Kapak kamere R-F-4
-
Rrip EM-300DB
-
Karikuesi i baterisë LC-E17E
-
Njësia e baterisë LP-E17
-
Kabllo elektrike
-
Paketa e manualit të përdoruesit
Lentet e rekomanduara
* Për të përdorur objektivat "EF 70-200mm f/4L IS II USM", "EF 70-300mm f/4-5.6 IS II USM" në "EOS M6", do t'ju duhet edhe "Mount Adapter EF-EOS M".
-
Objektiva për "EOS M"
EF-M 22mm f/2 STM
Një lente e vogël "pjatë" me një hapje të madhe të diafragmës f/2, e përsosur për portrete dhe kushtet e ndriçimit të dobët. -
Objektiva për DSLR
EF 50mm f/1.8 STM
Një lente STM me kosto të pranueshme, me një hapje të shpejtë të diafragmës f/1.8 për fotografinë e përgjithshme, në dritë e dobët dhe për portrete. -
-
Objektiva për "EOS M" | EF-M 55-200mm f/4.5-6.3 IS STM
EF-M 55-200mm f/4.5-6.3 IS STM (Black)
Një lente me zmadhim telefoto me Stabilizuesin e imazhit dhe STM, e përsosur për t'u afruar me subjektet në distancë. -
Objektiva për "EOS M"
EF-M 11-22mm f/4-5.6 IS STM
Një lente me zmadhim me kënd ultra të gjerë, me Stabilizuesin e imazhit dhe STM, e shkëlqyer për fotografi dhe video të peizazheve.