ARTIKULLI

Canon EOS 90D: Fleksibilitet

EOS 90D Versatility Article

Dizajn intuitiv DSLR

"EOS 90D" është rezultat viteve të tëra rafinimi të dizajnit të kamerave - një proces përmirësimi të vazhdueshëm që ka sjellë një kamerë e cila ndihet intuitive që nga çasti që e merrni në dorë. Do të vëreni detajet e imëta, si p.sh. rrotullat dyshe të multikontrollit që ju mundësojnë rregullimin e fokusimit gjatë shkrepjes, si dhe modalitetet e komandat e personalizueshme të shkrepjes.

EOS 90D Take a clear view Zoom Lens
© Të drejtat e autorit, Fergus Kennedy

Kapni një pamje të qartë

Natyrisht, si DSLR, "EOS 90D" ka një inkuadrues inteligjent optik që ju lejon t'i ndiqni saktë subjektet lëvizëse, si p.sh. zogjtë në fluturim dhe t'i përllogarisni më së miri pozat tuaja. Informacioni i mbivendoset kësaj pamjeje në kohë reale, duke ju mbajtur të përditësuar me çdo aspekt të performancës së kamerës.

EOS 90D All-day battery life
© Të drejtat e autorit, Fergus Kennedy

Kohëzgjatje njëditore e baterisë

Bateria e madhe mundëson 1300 poza me një karikim të vetëm,* që të mund të shkrepni për kohë më të gjatë kur ndodheni në terren. Mbajtësja e baterisë bën të mundur përdorimin dhe të një baterie të dytë, duke dyfishuar kohën e shkrepjes midis karikimeve dhe duke përmirësuar manovrimin gjatë shkrepjes vertikalisht.

EOS 90D Balance and Comfortable Grip
© Të drejtat e autorit, Fergus Kennedy

Dizajni klasik DSLR i "EOS 90D", me mbajtëse të skalitura, ndihet i balancuar dhe komod gjatë shkrepjen me objektiva të gjatë apo të shkurtër, duke përforcuar më tej tërheqjen që kanë fotografët e natyrës dhe të sporteve për këtë kamerë.

EOS 90D Built-in wireless connectivity
© Të drejtat e autorit / 60 germa. të gjitha gjuhët

Mundësi të integruara lidhjeje me valë

EOS 90D vjen dhe me "Bluetooth" dhe me "Wi-Fi", duke lejuar jo vetëm ndarjen e shpejtë dhe të thjeshtë përmes një pajisjeje inteligjente me aplikacionin "Canon Camera Connect",* por edhe me komandimin e kamerës në distancë. Shikoni çfarë sheh kamera në ekranin e pajisjes, rregulloni cilësimet dhe ndryshoni modalitetet dhe shkrepni foto pa qenë nevoja të jeni në krah të kamerës. Një mënyrë fantastike për të fotografuar faunën e egër më nga afër dhe pa e trembur. Fotot mund dhe të sinkronizohen me pajisjen tuaj inteligjente apo kompjuterin/Mac kur mbërrini në shtëpi.

EOS 90D mund të lidhet gjithashtu në distancë me kompjuterin apo Mac tuaj duke përdorur softuerin e dhënë "EOS Utility" – një mënyrë fantastike për të shkrepur në studio.


< Kthehu te përmbledhja për EOS 90D

Mund dhe t'ju pëlqejë...