Cilësi optimale e imazhit
Procesimi imazherik brenda kamerës ju bën të mundur të shfrytëzoni edhe pikën e fundit të cilësisë së figurës. Teknologjia jone "Digital Lens Optimizer (DLO)" mund të përdoret teksa shkrepni, në mënyrë që çdo kuadër të korrigjohet sipas tipareve të objektivit. Rezultati? Fotot janë të pastra dhe përplot me detaje - direkt nga kamera.
Skedarët RAW mund të procesohen në foto JPEG brenda kamerës falë procesimit të brendshëm RAW, si dhe mund t'i përpunoni më tej fotot me "Creative Assist". Procesori "DIGIC 8" mundëson rregullimin dhe krijimin e disa versioneve të së njëjtës foto, secila me pamje dhe ndjesi të veçantë nga tjetra.
< Kthehu te përmbledhja për EOS 90D