ARTIKULLI
Canon EOS 90D: Fleksibilitet
"EOS 90D" është rezultat viteve të tëra rafinimi të dizajnit të kamerave - një proces përmirësimi të vazhdueshëm që ka sjellë një kamerë e cila ndihet intuitive që nga çasti që e merrni në dorë.
ARTIKULLI
Qëndrojini pranë aksionit, duke shkrepur foto mahnitëse të çasteve fluturake. Shkrepja e shpejtë e vazhduar, gjurmimi super i saktë i fokusit dhe manovrimi superior e bëjnë këtë kamerë ideale për këdo që fotografon faunën e egër apo sporte dhe aksione të shpejta.
E shpejtë sa duhet për të kapur çastet
Një zgjedhje fantastike për fotografët e natyrës dhe të sporteve: shkrepni imazhe me detaje të pabesueshme prej 32,5 megapikselësh me shpejtësi prej 10 fps, me fokusim të vazhduar, kur përdorni inkuadruesin e kamerës ose 11 fps në modalitetin "Live View". Formati APS-C ofron një "shtrirje" të mëtejshme me objektivat tuaj telefoto që të mund t'i afroheni edhe më aksionit të largët në kompozimet tuaja dhe të krijoni printime të mëdha e të fuqishme.
Mbështetja për kartat e memories UHS-II SD i mundëson kamerës t'i regjistrojë me të shpejtë imazhet dhe lejon shkrepjen në një seri të vetme deri në 58 skedarëve JPEG madhësie të plotë, 25 skedarëve RAW ose 39 skedarëve CRAW.
Pikasja e regëtimës e "EOS 90D" kontrollon shpejtësinë e vazhduar të kuadrove për të kompensuar për regëtimat e dritës që hasen shpesh nëpër ambiente të mbyllura sportive.
Edhe subjektet në lëvizje gjurmohen dhe mbahen në fokus të qartë, falë sistemeve të sofistikuara të vetëfokusimit të "EOS 90D". Qoftë nëse shkrepni me inkuadruesin e jashtëzakonshëm optik të kamerës, apo nëpërmjet ekranit të saj praktik me prekje e me kënd të ndryshueshëm, fokusimi është i shpejtë, i saktë dhe preciz.
Fokusim i shpejtë dhe i saktë
45 pika vetëfokusimi janë të përhapura në inkuadruesin optik të "EOS 90D", të cilat janë të gjitha për ndjeshmëri të përmirësuar dhe saktësi qoftë në shkrepje horizontale apo vertikale. Shkrepni në ambient të ndriçuar deri në nivel errësire -3EV me kombinime konvertuesi objektivash që kanë aperturë maksimale prej vetëm f/8.
Përdorini pikat e vetëfokusimit më vete ose në grupe dhe zona – të cilat mund t'i lëvizni shpejt e lehtë nëpër kuadër duke përdorur një multikontroll intuitiv vetëfokusimi. Sistemi i fokusimit iTR AF përdor informacionin e ngjyrave dhe të fytyrës për të njohur dhe gjurmuar subjektet në lëvizje. Merrni në dorë ndjeshmërinë dhe gjurmimin e fokusit për ta përkuar sjelljen e vetëfokusimit të kamerës sipas subjekteve që fotografoni.
Dual Pixel CMOS AF
Gjatë shkrepjes në modalitet "Live View" ose gjatë filmimit, sistemi i njohur "Canon Dual Pixel CMOS AF" ofron qartësi mahnitëse dhe mbulim në zonë të gjerë, plus performancë në ndriçim të ulët deri në -5 EV. Kompozimet tuaja mund t'i rregulloni deri në detaj me mbulimin vertikal dhe horizontal të kuadrit deri në 100×88% dhe një përzgjedhje prej deri në 5481 pozicionesh vetëfokusimi. Përfshirja e pikasjes së fytyrës dhe të syve mundëson gjurmimin e njerëzve në lëvizje dhe mbajtjen e tyre në fokus të mprehtë.
Inkuadrim fokusi
Kur është e rëndësishme të keni një thellësi fushe maksimale përgjatë imazhit, si p.sh. për shkrepjen e fotove makro, inkuadrimi i fokusit mund të sigurojë qartësi të plotë. Me një shtypje të butonit të shkrehjes, EOS 90D shkrep në mënyrë të vazhduar duke rregulluar distancën e fokusit nga pozicioni fillestar deri në sfond. Pastaj krijohet një imazh kompozit me anë të softuerit "Canon Digital Photo Professional" për të krijuar një imazh që është i gjithi në fokus.
ARTIKULLI
"EOS 90D" është rezultat viteve të tëra rafinimi të dizajnit të kamerave - një proces përmirësimi të vazhdueshëm që ka sjellë një kamerë e cila ndihet intuitive që nga çasti që e merrni në dorë.
ARTIKULLI
Shkrepni video mahnitëse në rezolucione deri në 4K me 25 apo 30p duke përdorur gjerësinë e plotë të sensorit të kamerës, për një pamje vërtet kinematografike.
ARTIKULLI
Një sensor 32,5-megapikselësh APS-C CMOS punon së bashku me procesorin tonë të posaçëm të figurës DIGIC 8 për të sjellë cilësi fantastike figure - qartësi, tonalitete dhe ngjyra të bollshme, teksa zhurma mbahet në nivele minimale edhe në kushte ndriçimi të ulët.
PËRMBLEDHJA E PRODUKTIT
Një DSLR me funksione të plota që ju shpie më pranë, ju mundëson të shkrepni më shpejt dhe të nxirrni foto mahnitëse 32,5-megapikselëshe