Krijuar për produksion filmash
Kur përdorni "EOS 90D" për projekte filmike, do të vëreni funksione që janë krijuar për t'jua bërë jetën më të lehtë që të mund të jeni më krijues. Për shembull, ekrani me prekje dhe kënd të ndryshueshëm i kamerës ju ndihmon të shkrepni nga thuajse çdo kënd, ndërsa foletë e mikrofonit dhe të kufjeve ju mundësojnë regjistrimit dhe monitorimit e saktë të zërit.
Sistemi ynë me famë "Movie Servo Dual Pixel CMOS AF" mund të gjurmojë subjekte në lëvizje përgjatë kuadrit, duke përfshirë fytyrat falë kapacitetit për pikasje të fytyrave dhe të syve, që mund të jetë aktive edhe kur filmoni. Lëvizja e fokusit nga njëri subjekt tek tjetri është aq e lehtë sa prekja e ekranit të kamerës - madje mund dhe ta rregulloni fokusin në ekranin e pajisjes suaj inteligjente nëpërmjet aplikacionit "Canon Camera Connect". Shpejtësia e fokusimit mund të caktohet në sistemin e menysë së kamerës, duke ju mundësuar krijimin e efekteve të ngadalta apo të shpejta me tërheqje fokusi.
Fokusimi manual është gjithashtu i thjeshtë, me kulminime fokusi që tregojnë se çfarë është e mprehtë dhe çfarë jo, duke përdorur konture me ngjyra.
< Kthehu te përmbledhja për EOS 90D