Origjinale
Detajet e bëjnë diferencën
Kapni detajet.
Kapni gjithçka
Një sensor CMOS 30,4 megapikselë siguron imazhe të mbushura me detaje dhe me nivel të ulët të zhurmës, edhe në zona me theksime të ndritshme dhe hije të errëta. Një rezolucion më i përsosur bën që të mos humbisni asgjë, duke ju lejuar lirinë të pritni anët për një fotografi të përsosur dhe të ruani përsëri cilësinë.
Shikoni përsëri dhe përsoseni
Secili nga 30 milionë pikselët e kamerës EOS 5D Mark IV është i përbërës nga dy fotodioda, të cilat mund të përdoren së bashku ose individualisht. Kjo teknologji bën të mundur krijimin e skedarëve Dual Pixel RAW (DPRAW), të cilët përfshijnë një çift imazhesh të realizuara nga dy këndvështrime pak të ndryshme. Kur përpunohen me softuerin Digital Photo Professional, skedarët DPRAW i lejojnë fotografët të kryejnë rregullime të imazhit për të ruajtur qartësinë në zonën e dëshiruar.
Me mikrorregullime të imazhit
Regjistrimi në
ndriçim jashtëzakonisht të ulët
Rendimenti në ndriçim të ulët është përmirësuar në çdo parametër të ISO-s, me një ulje të konsiderueshme të zhurmës dixhitale dhe një ndjeshmëri maksimale me ISO 32 000 (e zgjerueshme deri në ISO 102 400). Kini besim për një cilësi të mrekullueshme të imazheve, edhe kur regjistroni në dritë të dobët.
- f/5.6
- 1/640
- 51200
Përpunimi i imazhit
i një niveli tjetër
Korrigjimi i integruar i shmangieve të lentes përmirëson rendimentin e lentes duke kompensuar faktorët si shpërhapja, shformimi dhe shmangiet kromatike për të siguruar një imazh që është vërtet më superior.
Optimizuesi dixhital i lentes
Optimizuesi dixhital i lentes shton edhe një nivel tjetër korrigjimi, duke menaxhuar edhe më shumë fenomene optike, përfshirë efektin e filtrit optik me kalim të ulët të kamerës. Rezultati: një rendiment i optimizuar dhe një cilësi e pabesuehme e imazhit.
Aktive
Joaktive
Qartësi, kontrast dhe ngjyra
Kamera 5D Mark IV përfshin disa mundësi zgjedhje të parametrave të Ekuilibrit automatik të bardhësisë (AWB) që paraqesin një metodë të ndryshme ndaj dritës artificiale. "Prioriteti i ambientit" synon të ruajë disa prej toneve të ngrohta të ngjyrave nga burimet e dritës artificiale që të ruajë atmosferën e një skene, ndërsa "Prioriteti i bardhësisë" eliminon shumicën e ngrohtësisë nga ndriçimi tungsten dhe përpiqet të japë imazhe me ngjyra neutrale kur është e mundur.
Përparësia e bardhësisë AWB
Përparësia e ambientit AWB
Çdo detaj,
i kapur me kujdes
Stili i fotografisë "Detaji i përsosur" është përfshirë në kamerën 5D Mark IV për maksimizimin e sasisë së detajeve të kapura nga sensori 30,4 megapikselë i kamerës. Ky konfigurim i jep prioritet gradimit të toneve dhe thekson detajet e imëta.
Stili i fotografisë "Detaji i përsosur" përfshin tre parametra të rregullueshme të qartësisë, ngjashme me ato në filtrin Unsharp Mask në Adobe Photoshop dhe në softuerin DPP të Canon.
Eksploroni përfitimet e tjera
Përfitimet
Precizioni si standard
Kamera EOS 5D Mark IV është e pajisur me fokusimin dhe matjen e avancuar që kapin momentet pikërisht atëherë kur ndodhin.
Përfitimet
E projektuar për rendiment
Kamerat legjendare janë ndërtuar të zgjasin për një kohë të gjatë, dhe seria e kamerave EOS 5D ka sjellë një cilësi superiore të konstruktit…
Përfitimet
Hidhni një hap më shumë në botën 4K kinematografike
Regjistroni video në 4K në formatin 17:9 DCI (4096 x 2160) me shpejtësi të kuadrove deri në 30 kuadro/sek, ose video në Full HD…
Përfitimet
Qëndroni të lidhur
Veçoria GPS e integruar gjeoetiketon çdo imazh me vendndodhjen tuaj dhe e mban të saktë orën e brendshme të EOS 5D Mark IV...