Canon EOS 5D Mark IV with Dual Pixel RAW

Dual Pixel RAW

Çfarë është Dual Pixel RAW?

Dual Pixel RAW është një novacion nga Canon që përdor të dyja fotodiodat në sensorin Dual Pixel CMOS AF me 30,4 megapikselë të kamerës EOS 5D Mark IV.

Canon EOS 5D Mark IV sensor with Dual Pixel RAW

Si funksionon

Pikselët e sensorit Dual Pixel (Pikselë të dyfishtë) kanë një konstrukt me dy dioda. Ky model i sensorit bën që sensori të mund të marrë një sinjal A dhe B nga subjekti dhe të zbulojë çdo ndryshim të fazës mes dy sinjaleve, duke lejuar që ato të ruajnë fokusin si pjesë e sistemit të fokusit automatik Dual Pixel AF. Kur regjistron imazhin, sensori merr informacionet e fotografisë nga sinjalet e ndërthurura të imazhit A dhe B. Kjo teknologji bën të mundur si fokusimin, ashtu edhe regjistrimin e imazhit me të njëjtin sensor. 


Gjatë regjistrimit të Dual Pixel RAW, një skedar i vetëm RAW ruan dy imazhe në skedar. Një imazh përfshin të dhënat e ndërthurura të imazhit A+B dhe imazhi tjetër vetëm të dhënat e imazhit A. Kjo do të thotë se skedarët Dual Pixel RAW përfshijnë si imazhin normal, ashtu edhe çdo informacion të paralaksit ose zhvendosjes së imazhit, të cilat mund të maten dhe informacionet e distancës së subjektit mund të zgjerohen. Meqenëse imazhet Dual Pixel RAW përmbajnë dy imazhe, për këtë arsye ato janë sa dyfishi i madhësisë së imazheve normale RAW. 


Me përdorimin e optimizuesit Dual Pixel RAW Optimizer softuerin Digital Photo Professional, përdoruesit mund të përdorin të dhënat e Dual Pixel të regjistruara me imazhin Dual Pixel RAW për rregullime të imëta të pozicionit për një qartësi maksimale, duke përdorur informacionet e thellësisë të përfshira në skedar.

Canon EOS 5D Mark IV sensor Dual Pixel RAW

Mikrorregullimet e imazhit

Kur një imazh nuk është mjaft i qartë në një zonë specifike, si p.sh. te sytë e subjektit, mund ta rregulloni imazhin dhe ta qartësoni përsëri një zonë të dëshiruar.

Zhvendosja e efektit bokeh

Me Dual Pixel RAW mund të rregulloni pozicionin e zonave të shfokusuarta, ose të zbatoni efektin "bokeh" për të përmirësuar kompozimin, për shembull, duke shfokusuar një objekt që e pengon subjektin.

Zvogëlimi i hijeve

Ndryshe nga flakërimat e lentes, të cilat ndonjëherë mund të përdoren në mënyrë krijuese për ta bërë imazhin të duket me kontrast të ulët ose me një atmosferë "të mjegullt", hijet nuk janë të dëshiruara dhe tregojnë pasqyrimet e brendshme të lentes. Kjo mund të kontrollohet me Dual Pixel RAW dhe të minimizohet me rregullime të kujdesshme.

Për rezultatet më të mira

Që të përfitoni sa më shumë nga Dual Pixel RAW, kërkohen rregullime të kujdesshme të vlerave të regjistrimit të EOS 5D Mark IV. Për rezultatet më të mira, regjistroni në një gjatësi fokale të lentes të paktën 50mm dhe një hapje të diafragmës f/5.6 ose më të ulët, duke u siguruar që vlera e ISO-s të jetë 1600 ose më e ulët.

Efektet mund të ndryshojnë mes regjistrimit të portreteve dhe formateve vertikale, dhe për rezultatet më të mira sigurohuni që të regjistroni brenda parametrave të mëposhtëm:

Gjatësia vatrore

Distanca e subjektit

50mm

1 - 10m (3,3 - 32,8ft)

100mm

2 - 20m (6,6 - 65,6ft)

200mm

4 - 40m (13,1 - 131,2ft)