Produkti
Dual Pixel RAW
Zbuloni se si të përdorni Dual Pixel RAW për rregullime të vogla, zhvendosjen e efektit bokeh dhe zvogëlimin e hijeve.
Video të shkëlqyera që janë të projektuara për një gradim të ngjyrave me lehtësi. Me diapazonin më të lartë dinamik dhe nivele të ulëta të zhurmës.
Një kurbë logaritmike e toneve siguron filmime me një diapazon dinamik jashtëzakonisht të gjerë dhe gjerësi mjaft të madhe të ekspozimit|, për një gradim të ngjyrave me lehtësi.
Ruani detajet në hijet e errëta dhe në theksimet e ndritshme. Canon Log siguron 12 ndalesa të diapazonit dinamik në ISO 400, për rezultate natyrale në situatat me kontrast të lartë.
Filmimet e Canon Log regjistrohen në një mënyrë të tillë që siguron gradimin me lehtësi të ngjyrave. Zhurma është më e vogël, sidomos në zonat me hije dhe kur rritet ngopja e ngjyrave. Ngjyrat duken natyrale, me tone të sakta të lëkurës.
Filmimi me Canon Log është i ngjashëm me regjistrimin e videove në kamerat Cinema EOS, si p.sh. EOS C300 Mark II, duke e bërë kështu EOS 5D Mark IV një kamerë të shkëlqyer të kategorisë B. Është më e lehtë po ashtu për ta përshtatur me filmimet e regjistruara nga kamera të tjera jo të Canon.
Përdorni Canon Log kur regjistroni me shumë kamera, për filmime që shkrihen pa asnjë ndërprerje.
Kamera EOS 5D Mark IV bën të mundur që ta përdorni Canon Log me veçori të tjera krijuese për realizimin e videove, si p.sh. Dual Pixel CMOS AF, me shpejtësi të larta të kuadrove deri në 120p dhe rezolucionin mahnitës 4K.
Regjistroni me Canon Log dhe përdorni View Assist (Asistenti i pamjes) për të shikuar paraprakisht se si duken filmimet pas përpunimit në ekranin LCD të kamerës tuaj.
Me caktimin e Canon Log, sa poshtë nuk do të funksionojnë gjatë regjistrimit të videove: Stili i fotografisë, Optimizuesi automatik i ndriçimit, Prioriteti i toneve të theksimit, Video me regjistrim me intervale dhe Video HDR.
Kur regjistroni me Canon Log, sigurimi i fokusit me AF te një subjekt në kushte me ndriçim të dobët ose me kontrast të ulët mund të jetë më i vështirë se sa gjatë regjistrimit normal.
Kur caktoni Canon Log, në video mund të shfaqen shirita horizontal të zhurmës në varësi të subjektit ose kushteve të regjistrimit. Rekomandohet që të regjistroni disa video provë dhe ta kontrolloni para regjistrimit përkatës. Kini parasysh se zhurma mund të jetë më e dallueshme sidomos kur zbatoni një kontrast të fortë gjatë gradimit të ngjyrave për videon e regjistruar.
Kur caktoni Canon Log, gradimi i ngjyrave për qiellin ose muret e bardha mund të mos riprodhohet si duhet. Mund të shfaqen ngjyra të çrregullta, një ekspozim i çrregullt ose zhurmë.
Videot mund të regjistrohen me një kompjuter me EOS Utility të instaluar. Sidoqoftë, EOS Utility nuk mund të përdoret për të caktuar Canon Log. Përdorni kamerën për të caktuar Canon Log.
Canon Log mund të shtohet në kamerën tuaj EOS 5D Mark IV në qendrën lokale të shërbimit të Canon si një përmirësim me pagesë.
Mësoni si të veproniProdukti
Zbuloni se si të përdorni Dual Pixel RAW për rregullime të vogla, zhvendosjen e efektit bokeh dhe zvogëlimin e hijeve.